Mynih/ Shkon në 4 numri i viktimave shqiptare

24 Korrik 2016, 13:59Kronika TEMA

Shkon në katër numri i shqiptarëve të vrarë gjatë sulmit të përgjakshëm në Mynih të Gjermanisë.

Agjensia e lajmeve “Presheva jonë” raporton se mes 9 viktimave, janë dy shqiptarë nga Kosova, një nga Shqipëria dhe një nga Presheva. Viktima nga Presheva mësohet të jetë një 14 vjeçar.

Ndërkaq, nga Lugina e Preshevës raportohen të zhdukur gjashtë persona që nga dita e sulmeve në Mynih.

Bëhet fjalë për dy gra me dy fëmijët e tyre nga fshati Geraj i Preshevës  dhe një person nga Bujanoca me nipin e tij.

Në mesin e të plagosurve ndodhet edhe një shqiptare nga Kosova, 44 vjeçarja Lumnije Azemi.

Lajmi konfirmohet nga Ministria e Punëve të jashtme të Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje