Doganat 'bojkotojnë' Ramën: Të hënën në punë!

24 Korrik 2016, 20:40Kronika TEMA

Tre ditë më parë, Kryeministri Edi Rama njoftoi se dita e hënë 25 korrik, me vendim qeveria është pushim, me arsyetimin e miratimit me sukses të reformës në drejtësi.

Një mënyrë kjo e padëgjuar më parë, që për shkak të një ligji të miratuar me unanimitet votash në Kuvend, administrata shtetërore të bëjë një ditë pushim.

Por, drejtoresha e Doganave, Pranvera Fagu ka “thyer” urdhrin e Kryeministrit Rama dhe ka njoftuar se dita e nesërme për të gjithë doganierët do të jetë ditë pune dhe jo pushim. Të gjitha doganat në vend nesër do të funksionojnë normalisht, raporton News24.

Ky urdhër të drejtoreshës së Doganave vjen si pasojë e ditëve të fundit të muajit korrik, dhe duhet që të realizohet plani i të ardhurave.

3 komente në “Doganat ‘bojkotojnë’ Ramën: Të hënën në punë!”

  1. Spiropali says:

    Futja kot, doganjeret neper dogana jane si policia smund te kene pushime, atyre u kompensohet dita. Administrata qendrore ne DPP E KA PUSHIM. kesaj i thone o burra te grabisim edhe te henen se nuk i dihet si shkon puna deri te marten.

  2. Elio Gora says:

    Po cfare jane keto shkrime te tilla pa emer qe sherbejne vetem per e mbushur faqet e gazetave.Eshte nje prirje per te gjetur me lupe ne dore cdo gje qe mund te rendoje mbi kryeministrin apo qeverine e tij.Nese ai e ka shpallur pushim diten e hene,nuk do te thoe se doganat duhet ta bejne pushim.Eshte absurde,sepse dihet qe disa sektore specifike nuk mund te nderpresin punen edhe ne ditet e pushimit.Eshte budallallekt ta mendosh.Eshte i njohur fakti se keta sektore qe permenda me lart ehe gjate diteve te pushimit te festave zyrtare nuk mund te pushojne.Keto shkrime jane te tipit(me falni)”pirdh te cfryhesh”.

  3. sorge says:

    doganjeret nuk mund te ken piushim por u kompesohet ose u paguhet nje dite shtese cjane keto pollavra te dikujt qe duan vetem percarje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje