Shqiptarja, “molla e sherrit” në përleshjen ku vdiq greku 20 vjeç

24 Korrik 2016, 15:08Kronika TEMA

Një shqiptare 22 vjeçe ka qenë shkaku i masakrës të ditës së enjte në Patra të Greqisë, ku mbeti i vdekur një i ri grek, 20 vjeç. Mbrëmjen e së enjtes, Ilia Skourochori, 56 vjeç, vrau me çifte 20-vjeçarin Antoni Karouta.
Viktima kishte ardhur në banesën e 56-vjeçarit bashkë me një mikun e tij 23 vjeç, për t’u sqaruar rreth një çështjeje me të birin 27 vjeç të autorit të ngjarjes.
Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga vrasja e 20-vjeçarit mediat greke e kanë pasur të paqartë motivin e plotë të ngjarjes, derisa orët e fundit “Patratora” raportoi se “molla e sherrit” ishte pikërisht një shqiptare 22 vjeçe.
Ajo kishte qenë e dashura e shtetasit grek 23-vjeçar, por kohët e fundit kishte nisur një lidhje dashurie me djalin e vrasësit të 20-vjeçarit. Kështu, për të “vënë nderin në vend”, greku 23-vjeçar mori me vete edhe Antoni Karoutën.
Por sapo shkuan në banesën e 27-vjeçarit, hasën në rezistencën e babait të tij, Ilias, i cili u bëri thirrje të rinjve që të largoheshin prej andej.
“Nuk doja ta vrisja Antonin, doja vetëm t’i trembja”-është shprehur në gjyq vrasësi 56-vjeçar. I riu mori një goditje vdekjeprurëse në gjoks dhe vdiq rrugës për në spital./Shqip

3 komente në “Shqiptarja, “molla e sherrit” në përleshjen ku vdiq greku 20 vjeç”

  1. lelegu says:

    Nje jevg dembel hajdut me pak.

    1. tironsi says:

      Ku e di ti qe ishte hajdut?

  2. me thene te drejten says:

    Pune katunaresh! Gjynah!!! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje