Kërkohet burgim i përjetshëm për ish-spiunët jugosllavë

27 Korrik 2016, 16:30Rajoni TEMA

Prokurorët të martën kërkuan dënim me burgim të përjetshëm për ish-oficerët e shërbimeve sekrete jugosllave, Josip Perkoviç dhe Zdravko Mustaç, në gjyqin për vrasje në Gjykatën e Lartë në Mynih.

Të dy burrat, të cilët janë në gjyq që prej tetorit 2014, akuzohen për urdhërim, planifikim dhe organizim të vrasjes së emigrantit kroat Stjepan Djurekoviç në Gjermani në vitin 1983.

Prokuroria tha se të akuzuarit meritonin dënim me burgim të përjetshëm, sepse ata morën pjesë në vrasje dhe jo vetëm e nxitën atë.

Prokurori i lartë i shtetit Lienhard Weiss paraqiti prova të detajuar para gjykatës të çelësit të garazhit ku u vra Djurekoviç dhe të strukturës së Shërbimit Shtetëror të Sigurimit, SDB, dhe rolit që Perkoviç dhe Mustaç kishin në të.

Weiss deklaroi se SDB e konsideronte vrasjet e emigrantëve një veprim të ligjshëm, duke theksuar se një numër emigrantësh u vranë nga SDB-ja gjatë viteve.

Ai u shpreh gjithashtu se SDB-ja e intensifikoi numrin e vrasjeve jashtë vendit pas vdekjes së presidentit jugosllav Josip Broz Tito në vitin 1980.

Kolegu i Weiss, Stefan Weiland, e përshkroi Mustaç si personin lidhës midis SDB-së dhe autoriteteve jugosllave, duke përmendur gjithashtu dëshmitarë që e përshkruan Perkoviçin si një figurë tepër të rëndësishme në luftën e shtetit komunist jugosllav kundër emigrantëve politikë.

Weiland përshkroi marrëdhëniet midis Jugosllavisë dhe shtetit të atëhershëm Gjerman Perëndimor, dhe sesi çështjet brenda SDB-së u caktoheshin personave të ndryshëm, “agjentët e të cilëve ishin në pozitën më të mirë për të vepruar”. Ai pohoi gjithashtu se zyrtarët jugosllavë informoheshin gjithmonë për të gjitha veprimet e mëdha të ndërmarra nga SDB-ja.

“Nuk kishte asnjë veprim të madh jashtë shtetit në të cilin zyrtarë në nivel kombëtar dhe federal jugosllav nuk ishin të përfshirë,” tha ai.

Avokati i Perkoviç, Ante Nobilo, tha se prokuroria kishte shmangur dy fakte tepër të rëndësishme. Njëri ishte se nuk kishte asgjë provë që vrasësit e pritën Djurekoviçin në garazhin ku ai u vra dhe se ish-agjenti i shërbimeve sekrete dhe dëshmitari i gjykatës, Krunoslav Prates, nuk mund ta dinte se kur Djurekoviçi do të ishte në garazh apo ta ndante atë informacion me Perkoviçin.

Sipas aktakuzës, Zdravko Mustaç, kreu i shërbimit të sigurimit të shtetit jugosllav në atë kohë, e urdhëroi Perkoviçin të organizonte vrasjen e Djurekoviçit në vitin 1983.

Motivi i dyshuar i vrasjes ishin kritikat e Djurekoviçit ndaj regjimit komunist në Jugosllavi.

Si Mustaç ashtu edhe Perkoviç e kanë deklaruar veten të pafajshëm. Pasi mbrojtja të bëjë fjalim e saj mbyllës, gjykata me shumë gjasa do ta japë vendimin javën e ardhshme./ BIRN

3 komente në “Kërkohet burgim i përjetshëm për ish-spiunët jugosllavë”

  1. Cosmopolitan says:

    Besoj fort qe keta derra UDB-ash ne krye me kryederrin sllavo-slloven – Stane Dolanc kishin gisht edhe ne vrasjen e vellezerve Gervallaj!

  2. Rita says:

    Nje vit me pare .me 1982 ,me te njejten menyre vritet dhe kosovari ( j nferi Gervalla ) ,vete i trete ne periferi te Shtutttgartit !!A thua jemi afer zbulimit te dores kriminale qe shuajti tri djem nenash ????

  3. xxx says:

    Cosmopolitan/Perpos Udbes,kan dore edhe gazetari i Rilindjes Jusuf Buxhovi si dhe shoqja e Gervalles Suzana nena e Donikes,ne ate koh Njani vll.Gervallla ishte i punsuar ne Konzullatin YU,ne kosove nuk kan qene te ndjekur per naj veprimtari(kete ma ka thene nji Udbash ne Prizren) Une jam i mendimit qe Jusufin duhet ta thrrasin Prokurori sepse ky ishte edhe si (deshimtar) pastaj nuk bejn ta leshojn edhe Gani Mehmetin redaktor ne Rilindje ne ate kohe,kishte shkrime tejet negative per kta persone ne kolumne te veqant,po ti hetojn keta persona besoj qe diqka duhet te zbulohet,po siq pom doket ma leht pju vjen mu marr me te dekurit se me rastin dhe vrasesit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje