A ka kërkesa për mbylljen e shkollave të Gylenit në Ballkan? E përditshmja austriake “Der Standard” shkruan se presioni ndaj këtyre shkollave po rritet pas puçit në Turqi. Shqipëria e Kosova nuk kanë kërkesa zyrtare.
Pas dështimit të puçit ushtarak më 15 korrik, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka filluar një fushatë spastrimi në Turqi, jo vetëm kundër puçistëve, por edhe institucioneve të tjera arsimore, që janë të lidhura me lëvizjen Gylen. Në këtë kuadër ka pasur njoftime se janë kërkuar edhe mbyllje të shkollave Gylen në Ballkan.
E pyetur nga Deutsche Welle, nëse Shqipëria e ka marrë një kërkesë të tillë, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla është shprehur se “nuk kam asnjë kërkesë zyrtare të depozituar për këtë çështje.” Por se si do të veprojë Shqipëria nëse i kërkozet zyrtarisht nga presidenti Erdogan mbyllja e shkollave turke që shihen si shkollatë Gylenit, ministrja Nikolla thotë se ” Ne mendojmë se Shqipëria operon me ligjet e veta dhe çdo institucion i këtushëm ngrihet ne bazë të legjislacionit. Nuk ka institucione të paligjishme që operojnë fushën e arsimit, aktualisht. Verifikimi i kritereve për këtë është bërë.”
Edhe Ministria e Arsimit e Kosovës ka reaguar pas zërave se ka kërkesa për mbylljen e shkollave turke në Kosovë. Kushtrim Shkodra, drejtuesi i kabinetit dhe këshilltar politik i ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami shprehet për Deutsche Wellen se Kosova nuk ka ndonjë kërkesë zyrtare për mbylljen e shkollave turke. “Shkollat private turke, dhe ato të tjera janë të liçensuara nga Ministria e Arsimit në kuadër të ligjeve të Kosovës. Ne bëjmë inspektime të herëpashershme dhe nuk kemi verifikuar asnjë shkelje ligjore. Nuk kemi ankesa as për këtë dhe as nga prindërit për këto shkolla”, thotë Kushtrim Shkodra duke thënë se nuk do të ketë mbyllje të shkollave turke në Kosovë dhe as të shkollave të tjera private. Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me Turqinë në aspektin arsimor, ka theksuar edhe ministri Bajrami.
Kërkesa në Bosnje-Hercegovinë
Shkollat që mbështeten nga Gylen janë për Turqinë instrumenta të Gylenit, lëvizja e të cilit Feto- “Hizmet” shihet si terroriste. Gazeta austriake “Standard” vëren se ambasadori turk në Bosnje-Hercegovinë, Cihad Erginay i ka bërë thirrje qeverisë së vendit të veprojë kundër institucioneve arsimore të lëvizjës së Gylenit dhe i ka cilësuar ato organizata terroriste. Ai pretendoi se lëvizja Gylen do të infiltrojë institucionet e shtetit. “Kjo organizatë nuk kërcënon vetëm Turqinë”, tha ai. Edhe qendra turke në Sarajevë “Yunus Emre” ka theksuar se “i gjithë njerëzimi duhet të veprojë kundër organizatës terroriste Feto”. Sipas saj predikuesit e Gylenit përhapin ide “të sëmura” dhe janë kërcënim për të gjitha vendet. 14 institucione shkollore të organizatës “Bosna Sema”, e cila renditet si pjesë e lëvizjes Gylen, i nënshtrohen ligjit boshnjak. Për gazetën austriake “Standard”, Orhan Hadzagiv, përfaqësues i Bosna Sema nuk ka përpjekje nga autoritetet boshnjake për të mbyllur këto shkolla.
Gazeta Standard i kushton vëmendje edhe historikut të shkollave turke në Ballkan. “Ka pasur një kohë, kur shkollat turke dhe universitetet konsideroheshin si më të mirat në rajon. Ishte në modë të shkoje në këto shkolla. …Grindja mes Gylenit dhe Erdoganit luante një rol dytësor në Ballkan. Pas kësaj Erdogan filloi të sulmojë shkollat në Ballkan që shihen të lidhura me lëvizjen Hizmet. Vitin e kaluar ai i bëri thirrje qeverisë shqiptare të largonte lëvizjen nga vendi si “organizatë terroriste”.
Presioni i qeverisë turke me sa duket ka dhënë efektet e veta në Serbi. Sipas gazetës “Standard” administrata e Novi Pazarit ka siguruar Turqinë në faqen e saj online për mbështetjen me qëllim të “mbrojtjes së rendit demokratik”. Novi Pazar si qendra e rajonit të Sanxhakut banohet me shumicë boshnjake. Administrata e Novi Pazarit thekson se marrëdhëniet me popullin vëlla turk kanë prioritet dhe se nuk do t’i jepet asnjë mbështetje “institucionale, logjistike apo mbështetje tjetër” lëvizjes Gylen.
Shqiperia dhe Kosova sigurisht qe nuk kane kerkese zyrtare per mbylljen e ketyre shkollave qe po u ngulitin ne mentalitetin e te rinjeve Shqiptare anadollizmin…
Sepse plani i turqizimit te ketyre dy vendeve duhet te vazhdoj me patjeter sido qofte situata e brendshme politike ne anadoll…
Keto institute nuk duhet te ishin lejuar fare qe te hapeshin por udheheqesit tone anadollak perkundrazi i mbeshtesin…
Keto shkolla nese mund te quhen te tilla duhet me patjeter qe te mbyllen jo sepse jane te gylenit apo erdoganit por sepse po shkaterrojne shoqerine tone…
Po zevendesojne karakterin Arberor me karakterin anadallok qe eshte nje mallkim per keto troje te bekuara nga vete zoti…
E tera eshte loje e osmaneve te rinj Gylen, Erdogan Saudite. Ne fillim u eksportua Gyleni nepermjet shkollave ne vendet e tjera. Ne parallel, u eksportua edhe ma pa zhurme edhe me lufte ne vendet e tjera vahabizmi, feja zyrtare e Arabise Saudite.
Tani rradhen e ka Erdogani per te shkruar atje kua ka shkruar “paqesisht” Gyleni. Nje çeshtje turke dhe zgjidhja e saj duhet te mbese brenda Turqise dhe jo te behet çeshtje e vendeve te tjera dhe te zgjidhet ne territore jasht Turqise.
Jo vetem shkollat Gylenit por duhet mbyllur cdo shkolle e financuar nga shteted Arabe . Ato kane vetem nje qellim te perhapin fene Islame dhe te destabilizojne vendin. Nje nga krimet e saliut eshte se beri Shqiperine antare te shteteve Islamike pa e pyetur popullin.
Ke te drejt or mik. Na futi me kemb e me kok ne arabi e greqi. Me nje fjal na shiti.
Mbyllini shkollat,merrini dhe gabelet turq qe na late ketu dhe zhdukuni ne azi nga erdhet.
Na leni vetem dervish malluten dhe zikar qorrin se jane merakli bythe dhe e bejne pa kapele.Ky vend qelbet era tyrk dhe ajri britma arabe.
Hahaha
Do që të të lejnë meraklinjte e bythës është?
@Frank, po pra, sepse jeta jote pa malluten e Zigur Qarrit dhe ate te Dervishit mbetet per gjynaf dhe e zbrazet!
Po ik mor e shporru ,,oriental e qelbur ,,mustaqe mut !na plasi “erdogani ne se i bene surratit tend puc ,keta muter te qelbur kujtojne se jane te perjetshem .Mire ta bene ,sa keq qe u treguan te ngadalte dhe te pa zot qe nuk ti shkulen ato mustaqet dhe te kishin hedhur ne kanal se e bere ballkanin corap me historine e kufomave te sulltaneve perverse , dhe po blene njerezit me para per ti thene peqe- lepe surratit tend .Na e bere pucin problem boteror ,ik se mbrapa qafe e ke prap ,do pushtoje boten me xhamia por per pak gati sa nuk te fluturoi karrigia ,vazhdo o musta qe miser .vazhdo e mbill faren tende neper ballkan ,,hajde se heren tjeter do ta bejne per se mbari pucin ,,me ty qe ja mbath vrapit ne arabi saudite si hajdut
Kam qene shume i vogel por mbaj mend kur u hapen shkollat islamike ne shqiperi diku nga 92′ 93′. Ne fillim ishin terheqese sepse jepnin “ndima” ( lapsa me ngjyre fletore me ngjyra te ndryshme dhe ndonje pako me ushqime) shum te rinje dhe te reja filluan dhe visheshin si ta por shpejt ndryshuan. Arsyeja? Besoj se prinderit e tyre edhe pse ishin ne nevoje te ketyre “ndimave” sepse “demokracia” ju shkateroi uzinat dhe gjithcka tjeter ku punonin dhe nxirnin buken e gojes, sado pak qe ishte ajo, ishin te ARSIMUAR ne nje sistem ku arsimi te hapte orjentimin dhe trute dhe shum shpejt e kuptuan ndryshimin e “arsimit” fetar dhe terhoqen femijet e tyre nga keto “SHKOLLA” qe programi i tyre nuk kishte as edhe nje perputhje me arsimin shteteror. Ndersa sot situata e shume familjeve mbetet akoma e njejte nga ana financiare prinderit e shume femijeve nuk kane as shkolle te mesme dhe eshte me e lehte te bien pre e ketyre “shkollave”.
Cdo institucion me baze fetare ka per qellim te rrise numrin e besimtareve si dhe te mbledhe informacion (spiunazh), cilado fe qofte. Islamizmi nuk perjashtohet, por kjo nuk do te thote qe te hiqen shkollat turke dhe te lihen shkollat apo spitalet katolik dhe orthodoks, qarte?! Deshmimtaret e Jehovait te zene deren me bibel ne dore, deri sa ti hedhesh nga shkallet, apo ata jane me te mire???
S’ ndryshoni shume Erdogan nga Gulen. Nje shkolle keni bere. Ju po e nisni drejt gremines Turqine. Shikoni si kane perfunduar diktatoret dhe shtetet qe u drejtuan nga diktatore si ju. Turqit duhet ti vene gishtin kokes dhe te mendojne mire para se t’ua japin voten ne zgjedhjet e ardhshme. Cfare mund te them: Keni mbuluar gruan vajzen e do te mbuloni te gjithe femrat e Turqise e po synoni te helmoni edhe Ballkanin. Do t’ia delni ne Kosove, tek shqiptaret e Maqedonise e tek pjesa injorante e Shqiperise.
Jo vetem shkollat e Gylenit duhen mbyllur por te gjitha shkollat turke dhe “greke” qe jane hapur ne kete vend kush beson se keto shkolla do te pregatisin femijet tone me vlerat perendimore te kesaj Europe ku ne aspirojm te shkojm ose i perkasim kete njerez kane probleme me realitetin qe i rrethon
Fejtullah Gylen oshte Sufi dhe Kryedervish, e jo sunit, sufizmi ka njifare simpatije te krishteret peredimore, ky ishte i mireseardhur edhe te Papa Pal ne Vatikan!