Ambasadori turk në Tiranë: Qeveria të marrë masa kundër organizatës Gyleniste

30 Korrik 2016, 16:48Rajoni TEMA

Turqia i kërkon zyrtarisht Qeverisë shqiptare të marrë masa kundër subjekteve apo organizatave që financohen nga Fethullah Gylen.
“Ne presim që qeveria të marrë sa më parë masa efektive edhe kundër zgjatimeve të FETO-s në Shqipëri. Dihet prania e personave dhe institucioneve fetoiste në Shqipëri. Qëllimi dhe qëndrimi ynë janë të qartë.
Për më tej, për çështje që kërkojnë fshehtësi, nuk dëshiroj të bëj komente pozitive ose negative”, tha Ambasadori turk në Tiranë, Idajet Bayraktar në një intervistë televizive në Ora News.
Në vijim ai iu rikthye deklaratës së bërë nga Presidenti turk, Erdogan, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, në 2015-ën, duke thënë “ne ju paralajmëruam”.
“Në fjalën e tij Presidenti ynë u shpreh qartazi se besojmë se Shqipëria për këtë çështje duhet të bëjë atë që duhet bërë, se priste që asnjë institucion dhe person në Shqipëri të mos ta tolerojë këtë strukturë.
Por fatkeqësisht këto fjalë të Presidentit tonë nuk u morën seriozisht dhe u kritikuan duke u vlerësuar si “konflik i brendshëm politik” nga disa politikanë të rëndësishëm në Shqipëri.
Por zhvillimet e mëvonshme treguan se sa kishin gabuar këta politikanë”, tha diplomati turk i akredituar në Tiranë.
Pa përmendur emra, Ambasadori shprehu bindjen për ekzistencën e kësaj strukture ilegale të drejtuar nga Fethullah Gylen, në shtyllat e targetuara nga ta, si arsimi, media dhe shoqëritë e biznesit.
“E dimë që organizata ka zgjatjet e saj edhe në Shqipëri. E dimë se ka shkolla, ka shtëpi botuese, organizatë të shoqërisë civile që përpiqet të përhapin ideologjinë e saj duke botuar libra të kreut terrorist.
FETO nëpërmjet insitucioneve arsimore – ku dëshiroj të them se janë më të predispozuar për t’u ndikuar nxënësit konviktorë,- përpiqet të fshehë fytyrën e vërtetë dhe të ndikojë opinionin publik shqiptar duke dizinformuar median, duke nxjerrë nëpër televiizone disa shtetas shqiptarë që i ka të punësuar dhe duke infiltruar në disa institucione fetare në Shqipëri”, tha Bayraktar.
Duke theksuar marrëdhënien e shkëlqyer mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Erdogan, e quajti luftën kundër organizatës terroriste FETO si faktor të rëndësishëm për marrëdheniet e ardhshme dypalëshe Shqipëri – Turqi..

11 komente në “Ambasadori turk në Tiranë: Qeveria të marrë masa kundër organizatës Gyleniste”

  1. miri says:

    Te mbyllen edhe shkollat e Erdoganit. Jo ca te nenes e ca te njerkes. Shqiperia nuk ka nevoje fare per to.

  2. Geri says:

    Edhe ne të bëjmë thirrje mos ndërhysh në çështjet e brendshme të shtetit. Kur bytha jote dhe Erdoğani të gjeni prova që Gylen ka dorë në ndonjë ngjarje atëherë do i mbyllim gjithë shkollat turke, nuk do lejojmë më pseudo -investime turke si spitali amerikan e kurum etj që vetëm e kanë zhvatur këtë popull.

  3. Galixhani says:

    ?Pse mer Bajraktar, do mbyllen shkollat se i do trapi Erdoganit se i ka premtu Gylenit qe do te te shkaterroj? Ke ndonje prove qe keta jane te jashteligjshem? Bujrum, tregoji provat. Nese nuk ke, ik grric b*then andej anadollak m*ti!

  4. Pashai says:

    yyyyt sperm Anadolli pis milet

  5. shqiptar says:

    perse greqia edhe serbia kroacia mali zi nuk kane probelme….e thjesht jane cliruar nje here e mire nga osmanizmi…shqiptaret jemi ne 2016 dhe akoma nuk jane cliruar nga osmaizimi larg erdoganit edhe gulenit bashke fshesen nga shqiperia qe te dyja paleve

    1. xxx says:

      Ti mujsh me fol vetem ne emer te 2% dhe asgje ma shum,e kishe permend Kroacin shum bukur po ke vyjt diq ma teper te shkruajsh,zt ata shqipfolsa qe i paten vendos flamujt e shkaut neper dugaja dhe shtepija mbas mbarimit te luftes nuk jan kthy aty,kete ke vyjt ta cekish sepse opinjoni gjere din shum pak,se me rrena nuk mbahet sen.

  6. Ledio says:

    Larg te gjithe Turqit nga Shqiperia qofshin keta Gjylenist apo Erdokarrist, qofshin me perce apo qofshin me shapka. Shqiperia nuk eshte edhe nuk duhet te jete urre lidhese midis Lindjes edhe Perendimit , Shqiperia eshte ne Perendim edhe i perket Europes. Turqeve, Arabise Saudite, Katarit dhe veglave te tyre ne Shqiperi u duhen prere te gjitha financimet , si edhe tu hiqen te gjitha konecsionet. Te anullohen te gjitha gjoja marveshjet per partneritet midis Shqiperise edhe Turqise se Erdokarit edhe shume vendeve te tjera Islamike.

  7. Ed bin abu albani says:

    Edvin Palla do ta peshtyje Erdoganin dhe miqsine qe ka me ate sapo ti thote Jorgo Sorosi,majeni mend se mbas pak javesh Edvini i pafe dhe i pabese do ta mohoje baben e vet Erdogan.

  8. Spathiati says:

    Vertetimi se Albanistani eshte i pushtuar nga Turqia Islamike, eshte realiteti se asnje pseudo-historian apo intelektual sunit i albanistanit, apo analist, nuk po reagon.

    Gjysmen e Shqiperis e kontrollon Erdokari, gjysmen tjeter suniti islamist Gulen.
    Legena.

  9. aida says:

    Uaaa kta turqit mire qe po shkaterojne shtepin e vet,po kta japin urdhra dhe neper shtetet e tjera.Po pse mo cfar te doni ju do bejme ne ne Shqiperi,ky Erdogani paska rreshqit.

  10. Web says:

    Ik o Haydar Bayraktar shiko shtepine tende qe e keni katandis ne cerdhe ISISi se e dijme vete ca bejme neshqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje