Ky është momenti i frikshëm kur 27-vjeçari Corderro Jefferson përpiqet t’i shpëtojë ndjekjes së policisë në Albakërki, SHBA, duke rrezikuar jetët e shumë personave, teksa ngiste me shpejtësi automjetin e tij.
Arratisja, ose të paktën përpjekja, ka qenë spektakolare, ndonëse në fund, Jeffrson është arrestuar.
Ai shihet në një video të filmuar nga ajri, ndërsa nget me shpejtësi makinën dhe kur përplaset menjë autmjet tjetër në autostradë, tenton të largohet me vrap, por pa arritur t’ia dalë.
Autoritetet kanë deklaruar se Corderro Jefferson po ndiqej nga policia, pasi kishte tentuar të vidhte një makinë.