FOTOT/ Veliaj hap këndin e ri të lojërave përballë zyrës së Nishanit

1 Gusht 2016, 13:09Sociale TEMA
FOTOT/ Veliaj hap këndin e ri të lojërave përballë

Nuk ka më dyshim se kush e fitoi betejën Veliaj-Nishani. Pas suksesit me këndin e lojërave për fëmijë te Parku i Liqenit, Bashkia e Tiranës vijon punën intensive për hapjen çdo muaj e një këndi të ri në çdo lagje.

Edhe fëmijët në bllokun e pallateve te Mine Peza prej disa ditësh luajnë në këndin e ri të përuruar nga kryebashkiaku Veliaj, që tashmë është shndërruar në një ambient çlodhës edhe për banorët.

Ndërkaq, edhe pak orë dhe një kënd tjetër i ri lojërash është gati përballë Presidencës. “Për pak orë jemi gati! Pas Liqenit e Mine Pezës ky është këndi i tretë. Do të pasohet nga këndet tek Materniteti i Ri dhe në Laprake.

Mënyra më e mirë për të nisur vitin dytë. Kur fëmijët e Librit Universitar të jenë kthyer nga pushimet do gjejnë park e kënd lodrash”, ka shkruar Veliaj në rrjetet sociale.

Me sa duket beteja Veliaj-Nishani për parkun e lojërave të Liqeni po mbyllet me këtë kënd të ri poshtë zyrës së Presidentit, i cili nga kjo javë do t’i duhet të dëgjojë edhe thirrjet e gëzueshme të fëmijëve teksa luajnë aty.

11 komente në “FOTOT/ Veliaj hap këndin e ri të lojërave përballë zyrës së Nishanit”

  1. zambi says:

    O tema, me kete probagande te verber dhe harbuet , keni bere qe Zeri i Popullit te na duket si gazete opozitare.
    Ky kendi ka qe ne mandatin e pare te z.Rame si kryebashkiak dhe ky eshet ri-ndertim apo zevendesim i lodrave jo kend i ri. Por sic duket sapo keni zbritur ne Tirane dhe tani po e shikoni per here te pare

    1. zombi= me malok kriminel says:

      O Zombi, meqenese paske kohe qe ke zbritur ne Tirane eshte me keq per ty , pasi nuk di te shkruash Shqip.Nuk shkruhet “ProBagande” por propogande.Te fala atyre nga ke ardhur si pushtues ne Tirane.

  2. ja vlen says:

    pune poben dhe me cilesi necdo lagje ku nuk eshte futer 26 vjet, asnje kryebashkiak
    kur pashe cafemije qe kercenin ne amfiteatrin e rrenuar, dhe prinderit i shikoni ne kembe se stolat e gurte jane demtuar,
    sidhe nje nate koncert sinfonik , me vjen keq qenuk rregullohetz.veliaj.

  3. Lloji says:

    Mos, po c’ben more djale do na detyrosh Presidentin te vere syze dielli se se duron dot te bukuren qe femíjet te argetohen…
    -Per nje (j) qe ti se ve fjala Jari behet Cari c’ben keshtu more Bujar a i thuhet mikut Car?!-

  4. qelbesira e vicidolit says:

    Ti Zambi qeke kopil nuk ha mu…kot.

  5. bejsan says:

    Boll me propagande se u lodhem. A thua se betejat e njeriut qe nuk ka lidhje me administratorin por ben vetem show ekraneve fitohen duke vendosur dy lodra te presidenca.?! – Po qe se performanca e presidentit mund te lidhet me lodrat qe mund te vendosen perkarshi tij atehere une bashkohem me thirrjen – Poshte presidenti ! – Rrofte Vilajeti ! – Mjere mileti !

  6. cun Tirone says:

    Ore, nuk po e marrim vesh fare !?
    Te gjithe leket e shqiptareve shkojne per Bashkine e Tiranes ?
    A jetojne më shqiptare te tjere neper rrethe, apo nuk ka më, se ka ne ikur emigrante ?

  7. Drini says:

    Po me parkun e lojrave “7 Xhuxhet” cdo beje Veliaj ??
    A do te beje beteje ligjore qe aty te mos ndertohet pallati 26 katesh i Samir Manes ?

  8. DIA says:

    Parku ka qene dhe para 1 viti coja vajzen po gjate nje viti lali Eri e la kastile te shkaterrohej dhe kur cova vajzen per diten e veres ishin prishur te gjitha lodrat tani demagogu ben sikur ben kend te ri mashtrus muti po kopilet njelloj jane kudo.

    1. Drini says:

      Por a duhet ta lejojme ne qe ai park te mos prishet ?

  9. Na bashkoj kenga popullore says:

    Vertet na merziten bythen me kto kende lojrash,po pse ky eshte problemi i Shqiperis,turp per kryebashkiakun e leshit qe mundohet te mbuloj problemet e medha me kende lojrash,Erion Velia je duke humbur kredibelitet tek Shqiptaret me kto reklama prej mashtrusit prandaj behu serjoz se je i vetmi lider ne te ardhmen qe Shqitaret mund te besojn

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje