Policia e Shtetit "falenderon" PD: I ftojmë të denoncojnë raste konkrete

1 Gusht 2016, 19:20Kronika TEMA

Pas publikimit të videos së PD ka reaguar Policia e Shtetit që “falenderon” PD dhe e fton të denoncoje raste konkrete.

“Policia e Shtetit, në mënyrë të përsëritur, falënderon PD për jehonën që i bën punës së saj. Nuk janë të rralla rastet kur PD ka bërë politikë me punën e policisë, ashtu siç nuk është hera e parë që PD bën politikë me rezultatet dhe sukseset e saj. Policia e Shtetit thekson se lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit është një luftë e përditshme. Këtë e dëshmojnë rezultatet e arritura, të cilat nuk kanë asnjë referencë krahasimi me kohën e qeverisjes së PD.

Lufta kundër kultivimit të kanabis nuk është e nuk mund të jetë provë e pretendimeve të PD, por vetëm provë e luftës që bën Policia e Shtetit ditë për ditë.Ftojmë PD të denoncojë raste konkrete pranë autoriteteve të ligjit, e jo të bëjë politikë, aq më pak me vetë punën dhe rezultatet e policisë së shtetit në luftën kundër drogës”, thuhet te reagimi i Policise se Shtetit.

2 komente në “Policia e Shtetit “falenderon” PD: I ftojmë të denoncojnë raste konkrete”

  1. Zambi says:

    Gjate 2013 dhe 2014 u perdor si argument qe droga qe transportohej jashte ishin mbjelle ne kohen e PD. Raporti qe u publikua nga policia italiane ne pranvere fliste per shumefishim te hapesirave te mbjella.
    Shpresojme qe ne vazhdimesi ta ulni pak ritmin e “luftes te perditshme” se me keto ritme do na e mbuloni Shqiperine me hashash

  2. Spartaku says:

    Ju te policise se shtetit mire beni, falnderojini sa te doni pd-ke,por ata nuk jane mirenjohes kurre. Ata jane gjarperinje,dhe gjarperi nuk mbahet ne gji,por do djegur me benzine.Jane si qeni qe ha te zotin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje