Qindra pasagjerë udhëtojnë nga Italia në Shqipëri në kushte skandaloze në tragete. Ora News sjell pamje si gratë dhe fëmijët qëndrojnë të shtrirë në dysheme për të kaluar natën për shkak të vendeve të pamjaftueshme në traget. Edhe viti i kaluar, numri i vogël i trageteve që bëjnë itenerarin Vlorë-Brindizi, ka sjellë të njëjtat pamje skandaloze por situata nuk ndryshon.
Denoncimi- Njerëz të shtrirë në dyshemenë e tragetit. Si mbulesë kanë bërë batanike të marra me vete apo rroba, ndërsa pranë kanë dhe çantat e udhëtimit. Mes dhjetra pasagjerëve ka gra dhe fëmijë por dhe të moshuar. Janë shqiptarë që udhëtojnë me nga Italia për të ardhur në Shqipëri për t’u çmallur me familjarët e tyre përmes tragetit të linjës Vlorë- Brindizi.
Si në çdo sezon veror ata lihen të udhëtojnë në kushte skandaloze për shkak të numrit të vogël të targeteve që bëjnë këtë linjë. Pamjet janë filmuar me telefon brenda tragetit të linjës Vlorë-Brindizi mbrëmjen e së hënës duke u gdhirë 2 gushti 2016.
Një qytetar përcolli në redaksi pamjet për të denoncuar kushtet skandaloze aspak dinjtoze që ata përballen në udhëtimin e tyre i cili zgjat gjithë natën për të mbërritur në Vlorë në mëngjes.
Pamjet flasin vetë ndërsa shumëkush që ka udhëtuar me këtë linjë ka qenë dëshmitar i këtyre pamjeve më shumë se një herë.
Edhe viti i kaluar, ka sjellë të njëjtat pamje skandaloze por situata nuk ndryshon. Vetëm mbrëmjen e djeshme, kanë ardhur në qytetin bregdetar 1800 persona me tragetin e linjës-Vlorë-Brindizi.
mjaft me me kronika arabesh………….allah uakbar!
Keto pamje jane te pervitshme qe prej viteve 90. Dashuria per konsumatorin ka qene e vazhdon te jete e madhe.
Une e kam bere shume here Linjen Patras-Ancona,Patras-Brindisi apo Patras -Venezia Une udhetoj me Motor nga Anglia ne greqi dhe neper europe dhe flej ne shtrat tip alpin qe eshte nje batanie e nxehte apo si e quajne anglezet sleeping Bag,dhe po ju tregoj pa asnje ndryshim keshtu flejne edhe shume italiane dhe evropiane.Keto jane linja disa oreshe nisesh ne darke dhe zbret ne mengjez dhe kabinat jane teper te shtrenjta ne piken e sezonit.Disa ore gjume dhe kalon gjysma e nates.Nuk eshte skandalose deri sa nuk paguajne extra.Skandalose eshte te paguash nje bilete Avioni nga italia ne Shqiperi 300 euro.Next apo ndonje lajm tjeter se ketu nuk ka ndonje kusht cnjerezor.
Tragetet ofrojnë disa tipe biletash: me kabinë dyshe luksi deri pa asnjë tip kabine, pra në poltronë apo në ponte pra në stolat e barit. Kjo e fundit kushton më pak dhe shumëkushi e preferon për hir të çmimit kurse të tjerë ngaqë mund të jenë mbaruar vendet e fjetjes. Meqë kapaciteti i një trageti është i madh aty hipin shumë udhëtarë. Në kohë pushimesh si në verë apo në vit të ri hipin goxha shumë dhe me bagazhe pa kufi. Udhëtarë të tillë thonë mirë që është se mbaron punë. Tashti të kthehemi brenda në traget. Ata që kanë paguar për krevat shkojnë dhe rehatohen mbi 20 a 30 euro që e kanë paguar, ndërsa ata që kanë paguar një biletë të lirë – si një kafe shqeto – rrinë deri vonë në stolat e drunjtë pastaj shtrihen ku e si të munden mbi stola a mbi tapet duke vënë nën kokë ç’të mundin. Këtë bëra herën e fundit kur erdha nga Bari në fillim të korrikut. Çmimi i biletës? Atë ditë pagova 42 euro, ndërsa sot e shoh që është 47 euro ngaqë gushti është stinë e lartë (alto stagione). Këta gazetarë shkruajnë pa e njohur problemin, sa për të bërë berihajë. Po të shkonin në aeroprte të botës do të shikonin se si qindra e mijëra udhëtarë (europianë, po edhe shqiptarë) flenë mbi stola a si të munden duke pritur avionin edhe 12 a 14 orë. Dhe nuk qahen, sepse atë biletë kanë zgjedhur: një biletë e lirë por që të çon në shtëpi pas 1 dite. Trageti pra ofron, ti zgjedh e merr.
@@Zamir. Mbase ke Eksperjence me Italine..NUK ME THUA NESE DI GJE:Kame nje Shoke qe do te vije ne Shqiperi,por nuk ka Dokumente Udhetimi..asnje Lloji..sepse punon ne te zeze …..
1-A munde te Udhetoj Drejte Vlores pa Dokument Identifikimi???Ne se po si????Me Bilete…..a ka Kontroll???Nga Italjanet ??Dhe si munde te Kaloj????
mE RESPEKT NJE HALLEXHI…lol
Linjen Vlore-Brindisi e ka monopol familja e Damiano Prudentinos dhe djemte. Kush ka tentuar te fuse ne linje traget te dyte ka deshtuar. Pse? Sepse keta paguajne ne Min.Transp. Cdo Drejtor Porti te Vlores eshte ne borderone e Djalit te Damianos (i vdekur). Po te doje Kapiteneria Portit, Tatimet , Min. Transp menjehere zgjidhet. Por keta nuk veprojne se jane te perlyer
Eshte mese normale kjo gjendje dhe aspak skandaloze dhe ska te beje me kushte te keqija ose te mire. Kush ka udhetuar me traget ne darke nga Pirea per ne ishujt e Greqise dhe mbrijne ne mengjes neper ishuj shumica e njeresve keshtu flene, sidomos pjesa me dermuese e turisteve. Kjo eshte mese normale.