Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda kanë shpallur sot moskompetencën për gjykimin e masave të sigurisë së të arrestuarve për skandalin e supergrabitjes së ndodhur në Aeroportin e Rinasit disa javë më parë.
Apeli i Krimeve të Rënda ka vlerësuar se akuza që ka ngritur Prokuroria për të arrestuarit, nuk është kompetecë e saj. Duket se pas kësaj lëvizje, 5 të arrestuarit janë në prag të lirimit nga burgu, shkruan panorama.
Pak javë më parë, pasi kishte arritur në përfundimin se grabitja në Rinas është vepër e një grupi të stukturuar kriminal, Prokuroria e Krujës shpalli moskompetencën dhe e dërgoi dosjen për hetime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.
Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda kishte lënë në arrest shtëpie vetëm shtetasin Vangjel Nikolla, me mbikqyrje elektronike, kryetar i Degës Teknike të Aeroportit.
Të tjerët, janë lënë në “arrest me burg”. Ata janë: