Aksident tragjik me 4 të vdekur në Velipojë

2 Gusht 2016, 09:08Kronika TEMA

Një aksident tragjik me 4 të vdekur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Vilunit, në plazhin e Velipojës në Shkodër. Policia njofton se viktimat janë tre meshkuj dhe një femër.

Nga informacionet paraprake mësohet se 2 nga viktimat janë shqiptarë, ndërsa 2 të tjerë janë shtetas italiane.

Automjeti me të cilin po udhëtonin viktimat ka qenë duke lëvizur në rrugën që të çon në zonën e Vilunit, por dyshohet që  për shkak të shpejtësisë makina ka përfunduar në kanal dhe ka rënë në një thellësi 3 metra.

Në këtë vend ndodhin shpesh aksidente të rënda me vdekje, ku drejtuesit e automjeteve, sidomos ata që nuk e njohin rrugën, përfundojnë në kanalin e Hidrovorit, që ndodhet në pjesën fundore të rrugës., raporton TCH.

Forcat e policisë dhe grupi i hetimit ndodhen në vendgjarje, ku po vijojnë hetimet dhe identifikimin e viktimave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje