Artenisa dhe Besmiri ishin të fejuar dhe do të martoheshin më 14 gusht. Por ëndrrat dhe gjithë gëzimi u pre në mes 12 ditë nga dita kur ajo do të vishte fustanin e bardhë, ndërsa Besmiri kostumin e dhëndrit. Lajmin e bën të ditur gazetari i Ora News, Elvis Hila. Dy të rinjtë janë viktima të aksidentit të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në plazhin e Velipojës në Shkodër.
Besmir Kola dhe Artenisa Peraj nga Kakarriqi i Lezhës, së bashku me dy miqtë e tij italianë, kishin shkuar në plazhin e Velipojës. Besmir Kola ka qenë drejtuesi i mjetit BMW me targa AA767HF, i cili ka humbur kontrollin duke bërë që makina të binte në kanalin e Vilunit dhe nga aty të mos dilte asnjëri prej tyre i gjallë. Në aksident humbi jetën edhe shtetasi italian Xhorxho Anxhelo, 23 vjeç dhe një tjetër shtetas italian ende i paidentifikuar, i moshë rreth 25 – 26 vjeç.
“Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, të cilët po vazhdojnë me kryerjen e veprimeve dhe sqarimin e plotë të ngjarjes dhe paraprakisht shkaku është humbja e kontrollit”, informon policia. Ndërkohë aksi ku ndodhi aksidenti është tejet i amortizuar dhe nuk ka ndriçim.
Shume aksidente kane ndodhur ne oret e para te mengjesit,drejtuesit e automjeteve pushojne shume pak,ne mbremje,duke i zene gjumi ne timon !
RiP …..
rruget e arrnautistanit dhe “shoferi” i mire !