Lirohet biznesmeni i gazit Ilir Karçini, porositësi i vrasjes së konkurentit Piro Bare

3 Gusht 2016, 15:56Kronika TEMA

Është liruar biznesmeni Ilir Karçini nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda. Kërkesa e bërë nga avokati i tij mbrojtës është pranuar në seancën e zhvilluar pasditen e djeshme.

Biznesmeni akuzohet të ketë porositur vrasjen e në tentativë të biznesmenit Piro Bare. Dy javë më parë, Gjykata për Krimet e Rënda e dënoi biznesmenin Karçini me 5 vite burg.

Vendimi për lirimin e Ilir Karçinit do të hyjë në fuqi, pasi të marrë vendimin e formës së prerë nga Apeli.

Arrestimi i biznesmenit të gazit u bë pas marrjes së dëshmisë nga kreu i “Bandës së tritolit”, Juljan Sinanaj, i cili ka zbardhur një sërë vrasjesh me pagesë që vetë ai ka bërë.

Karçini porositi vrasjen e rivalit të tij duke kontaktuar me vrasësit me pagesë, Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokonën, mirëpo atentati ndaj biznesmenit dështoi pas tërheqjes së vrasësit me pagesë.

Karçini u dënua me 5 vjet burg nga Krimet e Rënda dhe Shkalla e Parë i pranoi ndryshimin e pasës së sigurisë, pasi ka kaluar gjysmën e dënimin në paraburgim.

Karçini është aksionari i vetëm i firmës së gazit “Prima Gaz”. Ai u vu në pranga pas hetimeve të kryera nga Krimet e Rënda.

3 komente në “Lirohet biznesmeni i gazit Ilir Karçini, porositësi i vrasjes së konkurentit Piro Bare”

  1. albatros says:

    Futni Piron brenda tani, se ku I dihet. Le te rrine brenda dedbitoret e faturave te energj elektrike

  2. Shqipo NR 1 says:

    Kjo eshte drejtesia qe do te mbaje te pandryshuar. Lul Basha dhe Ilir Meta

  3. Sallakja says:

    E ka nxjer nga burgu Zeqineja se e ka ortak te burrit. Ky tipi me ndihmen e Dhorit prokuror i pergjithshem ja futi ortakut grek dhe i mori firmen. Sot ortaku Dhori e nxori nga burgu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje