Reforma zgjedhore, PD propozim me 12 pika për zgjedhje të lira. Dekriminalizimi, financimi e votimi elektronik kryesore

7 Gusht 2016, 13:25Politika TEMA

Demokratët kanë propozuar një platformë të plotë për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme politike sipas standardeve, e cila ka në themele rekomandimet e OSBE-ODIHR për zgjedhjete 2013 dhe të 2015.

Në 12 propozimet që kanë bërë demokratët për ndërhyrje në Kodin Zgjedhore kërkohet dekriminalizimi i procesit zgjedhor duke zbatuar në mënyrë të plotë ligjin e dekriminalizimiti i cili siguron që asnjë kandidat me rekorde kriminale të mos marrë një post të zgjedhur, si dhe të mos jenë pjesë e procesit zgjedhor dhe fushatës së partive dhe kandidatëve.

Po ashtu opozita prej kohësh ka kërkuar votim dhe numërim elektronik e këtë e ka përkthyer në propozim në platformën e saj duke kërkuar përdorimi i teknologjive në votim, me qëllim identifikimin e sigurt të votuesve në qendrën e votimit, verifikimin dhe parandalimin e votimit të shumfishtë, shmangien e kontrollit të votes në mënyrë politike, modernizimin dhe përshpejtimin e procesit të votimit, numërimit dhe nxjerrjes së rezultatit.

Për sa i përket financimit të partive dhe fushatës opozita propozon që korniza ligjore për financimin e partive dhe fushatës zgjedhore të rishikohet për të siguruar barazi si dhe mekanizma efikase kontrolli të burimeve të financimit dhe shpenzimeve, me qëllim garantimin e financimit të ligjshëm.

Për këtë arsye PD propozon që financimi i partive politike dhe ai për zgjedhjet të jetë 100% nga buxheti i shtetit. Po ashtu në platformën e PD propozohet që në Kodin Zgjedhor kriteret ndaluese për përdorimin e burimeve njerëzore dhe aseteve shtetërore në fushatën zgjedhore në favor të subjekteve zgjedhore apo kandidatëve.

Sa i përket medias kërkohet që të shmanget çdo formë censure nga shteti apo media te veçanta.Demokratët propozojnë rishikim të ligjit për listat e zgjedhësve dhe sistemin e adresave në mënyrë që të garantohet integriteti i dokumenteve të identitetit.

Për votën e emigrantëve, demokratët thonë se ndryshimet ligjore për regjistrimin e emigrantëve përbëjnë rrezik pasi regjistrimi në regjistrin e emigrantëve sjell heqjen automatike të tyre nga QV në territorin e shqiptar.

Po ashtu opozita propozon rishpërndarjen e mandateve të deputetëve, në bazë të ndryshimeve të popullsisë në Gjendjen Civile.

Për opozitën edhe roli i policisë në procesin zgjedhor duhet të fokusohet për të garantuar që persona me rekorde kriminale të mos jenë të pranishëm pranë Qendrave të Votimit apo të dëmtojnë fushatën e subjekteve zgjedhore, raporton “Shqiptarja.com”.

Në këtë linjë opozita propozon forcim të politikës penale në lidhje me krimet zgjedhore. Sa i përket sistemit zgjedhor opozita propozon që që sistemi të garantojë përfaqësim politik, dhe të sigurojë efikasitet në qeverisje.

Për referendumet opozita propozon rishikim të kornizës ligjore. Platforma e propozimeve të PD prite të jetë pjesë e diskutimiut politik në fillim të sesionit të ri parlamentar, në kuadër të përgatitjes së zgjehdjeve politike të vitit 2017.

Pak ditë më parë kreu i PD tha se zgjedhjet e lira mund të zhvillohen vetëm me një qeveri teknike ndërsa këtë të shtunë paralajmëroi se nuk mund të ketë zgjedhje të lira me Edi Ramën Kryeministër.

5 komente në “Reforma zgjedhore, PD propozim me 12 pika për zgjedhje të lira. Dekriminalizimi, financimi e votimi elektronik kryesore”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Opozita e kerkon te jete ne zgjedhjet e ardheshme,pa kundershtar politik,pa Ramen !!!!!!!!!
    Ka haruar piken e 13,apo eshte numer ters,luften me “biografite familjare” !
    Opozita duhet te kerkoj qeveri teknike, ne zgjedhjet e 21-it,te kete realizuar largimin e figurave kriminale dhe te koruptuara brenda rradheve te saj.
    Pushteti nuk kapet me ligje qe sulmon kundershtaret,por ate ta dhuron populli.

  2. Den says:

    Ultra propozime shume korekte
    8+4 vjet e kishin shumicen.Pse nuk i bene?
    Sepse ndryshe nuk e mbanin dot pushtetin
    Asnjehere hajduti nuk la qellime te sinqerta

  3. Ai keni bere vet ju Pd-errat keto gjera qe kerkoni kur ishit ne pushtet ? Ju i keni mbajtur kutit e votimit te fshehura dhe te ruajtura nga policia (pordhicia )dhe mbeshtetesit tuaj per shume dite dhe keni bere si ju ka dashur k… me to.

  4. Spartaku says:

    Zgjedhje pa Edi Ramen.Sa e çuditeshme.Kjo do te thote zgjedhje pa njemiljon shqipetare qe i dhane voten Rames.Ore ju Sali e Basha dini çfare po flisni? Pse ore,ju e beni ligjin? Kush ju pyet juve? Ka te tjere para jush.Ju ishit te paret,por tani nuk jini.Mos llapni kot.Ju,mblidheni mendjen,nuk vini dot ne pushtet,se jini parti e keqe.Ju nuk punoni per vendin,por per tu bere pengese per te tjeret.Jini per te vjedhur e per te vrare shqipetare.Kjo dihet historikisht ne historine e pd-ke,ne qeverisjen e saj te keqe.

  5. Koco says:

    PD duhet te jete e lumtur ne se ne zgjedhjet e 2017 do renditet forca e 4 katert politike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje