Të huajt për Shqipërinë në TripAdvisor: Aty ku kamerieri të bën si pronar

7 Gusht 2016, 09:36Turizëm TEMA

Në TripAdvisor, një nga portalet amerikane më të famshme të turizmit në botë me përvojë 16-vjeçare, për Shqipërinë gjen mbi 43,000 komente e opinione. Si destinacionet më popullore renditen: Tirana, Saranda, Durrësi, Vlora, Shkodra dhe Ksamili. Ankesat për shërbimin në Vlorë, ku “stafi nuk buzëqesh dhe ku kamarieri të bën si pronar”.

 

Monitor

Në sytë e të huajve,  Shqipëria po maturohet si vend turistik, rekomandohet shpesh dhe me fjalë tejet pozitive. Ka destinacione të pazbuluara me natyrë që të lë pa frymë.

Kur vjen puna te pikat e dobëta, nuk ka asgjë të re, vazhdojmë të zhgënjejmë me cilësinë e shërbimeve dhe burimet njerëzore jo të specializuar, sidomos në zonën e Vlorës, ku “stafi nuk buzëqesh dhe ku kamarieri të bën si pronar”.

Ankesat më të shpeshta kryesore në faqen e TripAdvisor kanë të bëjnë me “yjet”, të cilat nuk përputhen me ato që të huajt gjejnë në të vërtetë. Natyrisht, ata nuk kanë sesi ta dinë që në Shqipëri ato janë vendosur sipas qejfit të pronarit.

Mikpritja është një nga vlerat më pozitive dhe tipari më dallues, me të cilin na karakterizojnë të huajt.

Ata vlerësojnë së tepërmi ushqimin e freskët, bio, por edhe kombinimet mes kuzhinës tradicionale dhe asaj ndërkombëtare.

 

Tirana, “hotele dhe restorante më me standarde”

Kryeqyteti shqiptar zë peshën kryesore te seksioni për Shqipërinë, duke qenë se ka edhe numrin më të madh të hoteleve (88) dhe restoranteve (509) për të cilat jepen opinione. Të huajt e vlerësojnë Tiranën për cilësinë e lartë të hoteleve dhe restoranteve. Një pjesë e tyre rekomandohen në mënyrë të veçantë. Më të vlerësuar janë hotelet në afërsi të qendrës së Tiranës. Elementet që merren në konsideratë janë: mirëmbajtja e dhomave, pastërtia e tualetit, hapësira, komoditeti i shtretërve, shërbimi i internetit Wifi, por edhe stafi.

Ndër hotelet më të vlerësuara nga TripAdvisor janë: Monarc, Dinasty, The Rooms, Hotel Airport, Theranda, Hotel Tirana, Vila Alba, Sar’Otel, Prestige, Mondial, City Hotel, Baron, Jolly, Millennium, Nobel, Bujtina e Gjelit, Vila Verde, Stela, Diplomat Fashion, Vila e Artë, Blloku, Victoria, La Boheme, Sky 2, Lot Botiquet dhe Capital.

Pjesa më e madhe e opinioneve për hotelet në Tiranë vlerësojnë vendndodhjen, stafin e kualifikuar dhe të sjellshëm, hapësirat e dhomave, sigurinë, pastërtinë, pajisja me facilitete etj.

Një pjesë e mirë e komenteve për hotelet në qendër dhe në afërsi të saj vijnë nga Britania e Madhe, SHBA-ja, por edhe Zvicra, Norvegjia, etj.

Ja se çfarë shkruan një turist nga Tel Avivi për një nga këto hotele, jo shumë afër qendrës: “Shërbim i përsosur nga A-ja te Z-ja. Staf miqësor dhe i këndshëm. Atmosferë bashkëkohore. Dhomë e pastër dhe komode. Në dhomën time gjeta: Mac, AppleTv, Tablet dhe makinën e kafesë”.

Ndërsa një turist nga Stokholmi i Suedisë e përshkruan kështu përvojën në një nga këto hotele: “Ne qëndruam dy net, bufeja e mëngjesit e mirë dhe dhomat komode dhe të rinovuara”.

Ndërsa ndër restorantet më të vlerësuara renditen: A la sante, Era, Delicatezze di mare, Otuim, Vita 99, Oda, Panoramic, Melograno, Taiwan, Amor, Balloni Dajtit, Sofra e Ariut, Funky Moustache, Sheqer Pikant, etj.

Vlerësohet me nota pozitive ushqimi, veçanërisht raporti me çmimin. Më të vlerësuara janë restorantet që ofrojnë gatime tradicionale.

 

Saranda: Shërbimi ka vend për përmirësim

Një nga destinacionet e preferuara dhe të këshilluara nga të huajt. Vlerësohet për afërsinë me Korfuzin (udhëtimi është i lirë), por edhe sepse ofron një sërë atraksionesh, si: detin, brigjet ranore e shkëmbore, kulturën, traditën e arkeologjinë. Ata që komentojnë për Sarandën, duke e rekomanduar si një destinacion “must”, janë nga Britania e Madhe. Referojnë se akomodimi në natë mesatarisht kushton 40 euro, ndërsa në përgjithësi, çmimet i vlerësojnë si të larta për standardet shqiptare.

Ndër hotelet më të vlerësuara renditen: Brilant, Brahamas, Agimi, Kaonia, Titania, Porto Eda, Jaroal, Aulona, Grand, Mediterrane, Royal etj.

Pjesa më e madhe e atyre që rekomandojnë hotelet në Sarandë janë familjarë, me origjinë britanike dhe italiane. Hotelet vlerësohen për raportin mes çmimit dhe shërbimit.

Në komentin e tij për qëndrimin në një nga hotelet e përmendura, një turist nga Rusia shkruan: “Qëndrim i këndshëm. Dhoma të pastra, me hapësira të bollshme, dy ballkone dhe dy banja. Lidhje e tmerrshme me WiFi dhe vetëm një nga dy kondicionerët punonte. Mëngjesi ishte i mirë. Stafi na shërbeu mëngjesin edhe ditën që ne u larguam. Vërtet miqësorë”.

Ndërsa një turist nga Londra e përshkuan kështu qëndrimin e tij prej 9 netësh në një nga hotelet e vlerësuara nga TripAdvisor në Sarandë: “Hoteli gjendej në qendër të qytetit. Është shumë i pastër dhe komod, mëngjesi i mirë. Por, kujdesi ndaj klientit duhet përmirësuar. Në recepsion askush nuk të ndihmonte me çështje të ndryshme të organizimit, si: ekskursionet, gjetja e një taksie etj…”.

Një tjetër turist britanik shkruan për një nga hotelet në Sarandë: “Nuk mund ta justifikoj klasifikimin me 3 yje për çmimin që kishte ky hotel. Mëngjesi ishte zhgënjyes. Megjithatë, nuk është se ishte ndonjë gjë më e mirë në Greqi, por të paktën nëse thua me 3 yje, duhet të ketë një gamë më të gjerë pijesh sesa thjesht ujë dhe ca lëngje frutash”.

Nga 88 restorantet që janë te TripAdvisor për Sarandën, vetëm 5 prej tyre kanë marrë certifikatën për ekselencë. Restorantet e qytetit bregdetar jugor vlerësohen për ushqimin e shijshëm, të gatuar mirë dhe të servirur me shije moderne.

Por, të huajt nuk stepen të vënë në dukje edhe “truket” që përdorin shpesh kamerierët shqiptarë kur përballen me të huajt.

Një turist nga Long Beach Kalifornia thotë:

“Ne nisëm të porosisnim një kane me verë shtëpie, por kamerieri na sugjeroi një shishe vere shqiptare, e cila kishte të njëjtën çmim. Në fund fatura na erdhi 2,200 lekë (rreth 17 dollarë). Vështirë të besosh se një kanë me verë shtëpie ka pasur të njëjtin çmim”. Ndërsa një turist nga Stokholmi i Suedisë shkruan kështu për përvojën në një nga restorantet e Sarandës, gjatë qëndrimit të tij dy javë më parë: “Pata pritshmëri të larta, por që për fat të keq nuk m’u përmbushën. Shërbimi ishte i ngadaltë (Welcome to Albania) ushqimi ishte i pakët. Vera ishte e mirë, por secila shishe kushtonte rreth 3,000 lekë”.

 

Durrësi: Ushqimi më i mirë se akomodimi

Qyteti më i madh bregdetar i vendit vlerësohet nga turistët e huaj për restorantet e mira ku hahet peshk i freskët, por edhe për hotelet luksoze me stafe të trajnuara.

Ndër hotelet më të vlerësuara në Durrës janë: Aragosta, Vila Lule, Bleart, Ani, Vivas, Oaz, Green Park, Arvi, Leonardo, etj.

Vlerësohet pamja që ofrojnë këto hotele nga deti dhe komoditetet.

Një turiste shkruan kështu për një nga hotelet me më shumë opinione në Durrës: “Dhomën e rezervova përmes TripAdvisor dhe e zgjodha me pamje nga deti, por kur mbërrita më thanë se ishte e zënë, edhe pse u tregova rezervimin. Më thanë se nëse doja të merrja një dhomë tjetër, duhet të paguaja ekstra, gjë që e bëra, pasi mbërrita vonë dhe nuk kisha zgjidhje tjetër. Pagova 90 euro/nata dhe nuk kishte ujë për të bërë dush. U pendova që e zgjodha”.

Ndërsa një turist nga Stambolli, Turqi, e përshkruan kështu përvojën në një nga hotelet e Durrësit:

“Ishte hera ime e parë në bregdetin shqiptar. Hoteli ishte 15 km larg nga qendra. Ndaj nëse jeni duke kërkuar një vend të qetë, ku mund të shijoni rërën, pishinën fantastike dhe ushqimin e mirë, ky është vendi që bën për ju”.

Për restorantet në Durrës (103 në website), të huajt ndanin opinione më pozitive. Mes restoranteve me më shumë komente, pesë kanë “certifikatën e ekselencës” nga TripAdvisor. Vlerësohet cilësia e ushqimit, veçanërisht prodhimet e freskëta të detit.

Por, ja se çfarë shkruan një turiste nga Belgjika: “Ne donim të shkonim te restoranti për të cilin kishim lexuar komente shumë të mira këtu, por taksisti na rekomandoi një vend tjetër. Nuk e dëgjuam dhe vazhduam në zgjedhjen tonë. Kur mbërritëm pamë se vendi ishte i errët, menduam se ishte mbyllur. Atyre iu desh një kohë e gjatë që të gjenin një kamerier që të na ndihmonte me anglishten. Në fillim, ne porositëm pica me fruta deti, por nuk i pamë kund ato, pastaj një tavë me karkaleca dhe as ata nuk i gjetëm në pjatë. Ëmbëlsira nuk kishte asgjë të veçantë. Nuk do të kthehemi më”.

Ndërsa një turiste italiane shkruan për përvojën e saj në një nga restorantet në periferi të Durrësit: “Për të shkuar në të duhet të udhëtosh në një zonë të varfër, mbi kodër. Por, aty do të gjeni një vend të këndshëm, ku ushqimi tradicional përzihet me atë ndërkombëtar. Ushqimi ishte shumë i mirë dhe i freskët. Kamerierët profesionistë dhe të këndshëm. Shumë i lirë për turistët nga BE-ja (15-20 euro).

 

Vlora: Kamerieri ta shpif

Vlora është një destinacion që tërheq vëmendjen e turistëve të huaj për natyrën, detin e pastër dhe ushqimin, por pika më e dobët mbetet shërbimi, komunikimi i burimeve njerëzore.

Numri i hoteleve që kanë marrë komente është i pakët, 15 dhe ndër më të vlerësuarit janë: Liro, Partner, Regina, Primavera, New York, Pavarësia, Helia, Edva, etj.

Ja se çfarë shkruan një turist nga Tampa, Finlandë, për një nga hotelet më të komentuar në Vlorë.

“Ne e zgjodhëm hotelin bazuar nga komentet e marra në TripAdvisor, por nuk e kuptuam përse vlerësimi ishte aq i lartë. Përveç pamjes së mrekullueshme nga dhoma dhe plazhit privat nuk kishte ndonjë gjë për t’u shënuar. Gjëja që të binte më shumë në sy ishte stafi. Askush nuk buzëqeshte. Të gjithë dukeshin jo të lumtur që punonin aty dhe askush nuk përpiqej të të bënte të ndiheshe e mirëseardhur. Ushqimi në restorant ishte i mirë, por çmimi nuk e justifikonte. Mëngjesi fillonte në orën 8.30, që ishte ca si vonë aq më tepër kur guida na kishte kërkuar që të ishim gati në orën 9. Kamerieri na tha se nuk mund të paguanim me kartë pasi ishte e mbyllur dhe menaxheri vinte vetëm pas orës 11:00. Falë Zotit që dhoma ishte e parapaguar dhe na u desh të paguanim vetëm disa shpenzime të vogla me cash”.

 

Ndërsa një turiste, e cila kishte qëndruar në Vlorë me familjen e saj në fund të qershorit, shkruante kështu: “Më duhet të them disa fjalë për qytetin e Vlorës. Pjesa e shëtitores përgjatë detit ishte në rindërtim. Gjithçka varet nga arsyeja se përse ke zgjedhur ta vizitosh. Nëse ke vendosur ta vizitosh për pushime dhe do të qëndron disa ditë, atëherë duhet të mendohesh dy herë, pasi pjesa më e madhe e bregdetit është e paaksesueshme, me mungesë infrastrukture për shkak të punimeve.

Nëse jeni për qëllime pune, atëherë mund të themi se pjesa tjetër e qytetit është mirë.

Por, le të kthehem te hoteli. Kishte parking dhe internet falas në të gjitha dhomat. Stafi ishte miqësor. Mëngjesi i freskët dhe me variacion”.

Një turist britanik shprehet shumë i indinjuar nga përvoja që pati në një nga restorantet bregdetare të Vlorës: “Nuk ka asnjë justifikim për sjelljen e kamerierit, që i dukej vetja si pronari. Në vend që të përgjigjej për pyetjet që ne i bënim në lidhje me menynë, ai bëri një monolog të gjatë për cilësinë e produkteve. Kjo na e vështirësoi shumë punën për të mësuar se cilat pjata mund të porositeshin. Cilësia e ushqimit (kur më në fund ai mbërriti) ishte e pranueshme, por darka na la një shije të keqe për shkak të sjelljes së kamerierit si një ‘prima donna’”.

Ndërsa një turiste tjetër nga Miçigani, SHBA, komentonte për një nga restorantet në zonën e Radhimës: “Porosita pasta, e cila supozohej se duhet të ishte bërë në shtëpi. Ishte e mirë, por jo e bërë në shtëpi, nuk ka arsye përse të gënjehet për këtë. Shërbimi ishte i ngadaltë dhe kamerieri po bënte truke që ne të paguanim më shumë. Vera ishte e mirë, por më e shtrenjtë nga ç’duhet, duke qenë se ishte e zonës. Duhet të bëni kujdes, pasi kamerierët ndryshojnë çmimet”.

 

Shkodra

Shkodra ka shumë pak hotele të standardit me “4 yje”. Nga turistët e huaj vlerësohen ato me vendndodhje të mirë, hapësira të bollshme dhe pastërti. Të vlerësuara janë edhe akomodimet e tipit “B&B”. Ndër to, në TripAdvisor përmenden emra, si: Colosseo, Argenti, Lake Km Zero, Hotel Europa, Rozafa, Tradita Geg & Tos, Florian Shkodra, etj.

Ja se çfarë shkruan një turiste nga Plovdiv, Bullgari, për përvojën e saj në një nga hotelet kryesore të qytetit: “Kishte shumë gjëra që mungonin, për ta konsideruar hotel me 5 yje, por për mua, ky klasifikim nuk është elementi kryesor. Qëndrova për dy javë dhe e shijova. Do ta zgjidhja përsëri, padyshim”.

Ndërsa për një nga shtëpitë e akomodimit, një turist nga Rockville, Maryland, shkruan: “Qëndrova në këtë shtëpi për 8 ditë. Familja ishte mikpritëse. Pjatat përgatiteshin nga perimet që merreshin të freskëta nga kopshti dhe buka përgatitej gjithashtu nga gruaja e shtëpisë. Djaloshi që e drejton realizon edhe ture dhe kjo është një ndihmë e madhe”.

 

Këshillat e të huajve për të vizituar Shqipërinë

Blog-et e turizmit ofrojnë një sërë këshillash për ata që duan të udhëtojnë në Shqipëri. Në to shkruhet se turistët nuk do të zhgënjehen. Deti Adriatik dhe ai Jon ofrojnë plazhe shumë të bukura dhe zona shpesh të virgjëra. Pavarësisht vështirësive ekonomike të trashëguara nga regjimi komunist, vendi ka bërë hapa të ndjeshëm përpara dhe ofron diversitet të rrallë kulturor.

Shpesh distancat duhet të shumëzohen me pesë përpara se të shkoni në itinerarin e duhur. Hartat nuk japin distancat e duhura, janë të vjetra në kohë. Ka shumë brigje dhe gjire të fshehura, që janë të vështira për t’u gjetur dhe për t’u prekur. Nuk duhet të lini pa vizituar qytetin e gurtë të Gjirokastrës që përshkruhet në romanin e mrekullueshëm të Ismail Kadaresë “Kronikë në gur”. Po kështu, edhe teatrin e vjetër të Butrintit.

Në Shqipëri, “Të bësh pazar” nuk do të thotë vetëm të bësh një biznes të mirë, por është edhe një formë politese. “Kënaqësia” mund të zgjasë disi dhe me të mund të arrini në një marrëveshje. Shqipëria ka një kod të veçantë që quhet Kanun e që përcakton rregulla që kanë të bëjnë me mikpritjen dhe mbrojtjen e udhëtarëve.

Ushqimi është një nga pikat e forta të traditës shqiptare. Gatimet unike, veç atyre me ndikim turk, grek dhe italian, janë të shumta. Mund të gjeni edhe një varietet të madh të prodhimeve të detit. Pija tradicionale është rakia dhe konjaku “Skënderbeu”.

Suveniret mund t’i gjeni në dyqanet e hoteleve, në qytet apo edhe në Pazar (veçanërisht në Krujë). Aty mund të blini qilima, prodhime argjendi dhe bakri, por edhe druri dhe alabastri.

 

– Vendi nuk është “pushtuar” ende nga turistët

– Ka 90 milje bregdetare me rërë dhe brigje të pashkelura

– Ka pesë liqene të mëdha

– Qytetërime të periudhave të tjera

 

Kundër

– Pajisje të kufizuara për turizmin dhe standarde jo shumë të larta të rrugëve

– Prania e korrupsionit dhe evazionit fiskal

17 komente në “Të huajt për Shqipërinë në TripAdvisor: Aty ku kamerieri të bën si pronar”

  1. portokalli says:

    E keqja eshte se shqiptaret mendojne sot per dhe jo sot per mot!!

  2. Antoni says:

    Unë i takoj atij grupi turistësh që quhet TURIST PATRIOT edhe pse jetoj që i vogël në perëndim me gjithë familjen zakonisht pushimet i kaloj në Shqipëri.
    Përshtypja e ime që në fillim apo dobësia me madhe në turizëm shqiptar është sjelljet arrogant të kamarjereve dhe mënyra e fryerjes se faturës (kuptohet jo gjithmonë).

  3. Emigrant USA says:

    Eshte e vertete se ne Vlore bejne te gjithe si pronare Kjo varet Edhe nga natyra e tyre e ashper Por Edhe mungesa e kualifikimit te stafit Sa per cmimet akoma vazhdon abuzimi me to

  4. Anonim says:

    Nuk ka Tampa ne Finlande …

  5. freee1111 says:

    hajde reklam hajde…..shkoni shikojini vet komentet ?

  6. machisti nga parisi says:

    mos shkoni per pushime ne shqiperi!
    mos shkoni te frekuentoni ristorante kafene shqiptare kudo qe jan.
    po te jet shqiptar kamarjer pronar etj prit cdo gje te keqe prej tij.
    ne shqipni esht ne mod qe kamarjeret mbledhin mbeturinat e birres nga gotat e perdorura,i rimbushin shishet bosh dhe I fusin ne frigorifer per ti rishit perseri.
    pra shesin si birr mbeturinat e birrave te kushedi sesa njerzve,qe kan pi me par dhe kan len dicka ne fund te gotes,qe e rimbledhin shqiptarzinjt si bythqimat,vec me fitu naji lek.
    edhe gotat dhe pjatat shqiptaret nuk I lajn higjenikisht porse vetem sa I lagin me uj dhe I fshijn me peshqir te pist.
    esht komb I pist shqiptari.#
    jan te ndyr der ne thellsi te shpirtit.
    dhe me kto shkerdhatlliqe qe bejn krenohen mes veti!!!
    medemek “ja futa”!!!
    prandaj,i kshilloj te gjith njerzit me karakter ta abandonojn shqipnin e poshter dhe shqiptaret e pist ndyrnisht.
    kombet e civilizume perndimore nepermjet sherbimeve informative korrente duhet te informohen se cfar I gjen po te shkojn ne shqipni: do pijn birr mbeturin,do hajn neper pjata te palame,dhe munges higjene totale.
    vetem lufta kunder te keqes shqiptare do ta pshtoj ate pjes te globit qe quhet shqipni.
    vetem shtypja e shqiptarqelburve si ato buburrecat e zinj te haleve,vetem shtypja e tyre pra e con perpara civilizimin botnor.
    mjaft me me mashtrime vetmashtrime e hedhje hi syve si :shqipnija ka ec para,po behen perparime,komb europjan..” e te tjera lloqe kavaje si kto.
    mutit I thuhet “mut” dhe shkelet me kpuc ushtari.
    edhe shqiptarmuti po ashtu…
    sic ka thon dhe jezu krishti
    e ka thon dhe muhameti
    “boten mbare do ta prishi
    shqipetari prej verteti”.
    prandaj “shtype shqipetarin”
    jezu krishti oshetiu
    edhe “rrasjani hajdarin”
    muhameti hingelliu.

    1. ledjoni nga vlora says:

      i mor kar nga parisi,qe dike te shkruash shqip.ik e gjej ndonje arab per te bere orgji me gruan tende.

    2. freee says:

      Pom mamin kush ta pallon ty ? Ndonje shqiptar qe ka dal nga patatinat?

  7. Antoni says:

    machisti nga parisi,
    Lale nga vjen gjithë kjo urrejtje, disa minuta mundova ta kuptoj se sa keq të ka q…. robt ndonjë shqiptar që aq shumë ke urrejtje për ta, ti qka flet Lale jan llafe të një të sëmuri mendor që robt i ka të q… prej ndonjë shqiptari t’shemtuar hahaha.
    Të uroj shërim te greku dhe rri atje pastroj piatat mir e ju ashtu siç keni zanat andej.

    1. Grigor says:

      Te nderuar komentues. Mos bini pre e qenve te ndyre si ky machisti nga Parisi. Ka vetem dy mundesi:
      – Ose eshte turk I Kosoves, nga ata ata qe urrejne edhe Skenderbeun sepse luftonte “baba Sulltanin”. Shqipetaret e vertete te Kosoves kane dhene jeten per lirine e Shqiperise.
      – Ose eshte I paguar te shkruaje komente te tilla per te rritur numurin e klikimeve dhe komenteve.

      Nga gjuha nuk dallohet sepse shkruan nje shqipe te keqe. Here Shqiperi e here Shqipni. Plus I ha fjalet dhe nuk I perdor mire shenjat e pikesimit. Mund te jete edhe serb ose malazias qe di shqip. Kuptohet qe na urren.
      Shqipëria jone ka plot gjera per te rregulluar, dhe kemi shprese se po bejme perparime te medha ne shume aspekte.
      Por vetem keto gjera qe thote ky qeni I qenve shqipetaret nuk I kane bere kurre. Maskarenj ka kudo. Ne cdo vend dhe çdo popull. Edhe ne Shqiperi ka maskarenj. Edhe ne Amerike, Angli, France (ky qeni ne France duket se rri), Itali e kudo ka maskarenj qe bejne pislleqe te ndryshme per te fituar. Por nuk e bejne maskarenjte biografine e nje populli.
      Prandaj mos ja varnish se humbisni kohen kot me nje ndyresire te rraces njerezore. Nuk ke çfarë bën. Edhe qenie te tilla te ndyra gjallojne ne Toke.

  8. shvejk says:

    Machisto, nuk paske kuptuar gje , ty birren nuk ta kane perzier me mbeturina , ta kane perzier me shurren qe ruante kamarieri ne frigorifer per kliente special si ty. Ndryshe nuk shpjegohet era e qelbur qe po shperndan nga goja.

  9. alfred says:

    Mor “machinist nga parisi” qe per nga dialekti i te shkruarit po me dukesh nga ata “kodoshet “e pakte qe ndodhen ne Kosove a gjetke por jo dhe as njehere nga Shqiperia , me konkluzionet e tua na ban te mendojme se e ke pershkru shume bukur pisllekun i familjes tande .

  10. Igli says:

    Makina me lukzoze dhe femna me silikon kena

  11. dull baxhaja ke catija says:

    Un jom ne Paris perkthyes I shqiptareve neper burgje dhe gjyqe.
    S ka rop me koti dhe me bythqima sesa shqiptaret para gjyqit dhe neper biruca!
    qihen n byth ke gardjani arap francez per nji cigare.
    Kur vijn ne fillim shqiptaret ne Franc,vajtojn dhe qaraviten si kurvat bythqime:”kemi problem pulitike,kemi gjakmarrje,kemi korrupsjon,shteti nuk na ndihmon,shteti na vjedh,shteti na vret,deputetet ministrat jan mafjoza,policija na merr pare”,dhe turlilloj gjonash te ktilla saqe frankest thon “bobo sa gjynof,jepjani mer pasaporten se jan te shtyp.
    dhe bohen me pasaporta francize.
    Pasi marrin pasaportat dhe socjalin dhe gjithato privilegje,po t jua kritikosh njicik shqipnin dhe t thush vetem ate te vertete te hidhur qe ka shqipnija ,e cila ne fakt esht vec 5% e intervistes qe ata kan dhen per me mor statusin e azilit ku e ulin posht dhe e shkelin me kemb shtetin dhe kombin e tyre,pra po ta kritikosh shqipnin pasi ata jan pajis me pasporta te huaja te hudhen ne gryk “pse shan shqipnin ti more!” dhe “harrojn” qe per veten e tyre e kan bo telef fare neper zyrat e huaja.
    njerez me bythqima sesa shqiptaret o nuk ka!
    nuk ka me harram
    njerez qe edhe qihen ne byth badihava
    edhe thon se jan burra ma taban!!
    o shqipkare krypidha!
    o qihuni dhe ngreni flamur ylber dylberin
    o mos u palloni dhe rrini n fukarallik.
    po ,jo kshtu,
    edhe qiheni
    edhe thoni se jeni tu qi!!!
    nuk qi robi kur ha kar n byth.
    ne kte rast quhet se ai po qihet.
    si ju o shqiptare
    qe kujtoni se po qini pidh
    porse po hani kare.
    kar nderkombetar

  12. DRUVARI ME SOPAT says:

    Heee!
    Shqipkaret na u preken n seder! Harrojn se pijn ujin e Buvilles ku shkarkohen ujrat e zeza te fshatrave perreth. “Harrojne” se bashkohen tubat e ujrave te pijshme me ato te ujrave te zeza dhe pijn uj shqipkaret masandej.
    Heee!
    Dhe ju vjen hidhur po t jua thuash ne sy se po pini dhe po hani mutin e njeri tjetrit prej dekadash! Kombi I mor fund! Si ato kurvat e semaforve te Italis,qe po tju thuash “si jeni kurva”? ato kercejn perpjet “ke shan kurv ti mor shkerdhat”! dhe te thyejn xhamat e makines me takat e holla te kpucve…
    edhe thyejn hajdar manall pa mas edhe duan ti thuash se jan te ndershme!!!
    edhe shqiptaret: edhe han mut e shurr ujsjellsash e restorantesh edhe duan qe tju thuash se po han mir!
    ashtu?
    epo mir!
    Ju boft mir o shqiptare ato qe hani e pini!
    hajt ta gxoni !!! e ta trashgoni!!!!

  13. Agamemnoni me shpat hekuri says:

    Aj “parizjeni” thot t verteten. Ne supermarket shqiptare shitet product i skaduar. Uji qe shitet neper shishet plastike nuk esht gjithnji higjenik. Guzhinat dhe byrektoret e shqiptarve vlojn nga mizat,buburrecat dhe krymbat. Shqiptaret jan komb morrash. Si ata morrat qe nuk i gjen gje e keqe nga pislliku,perkundrazi shumohen ne pisllik dhe berllok. Femnat shqiptaresha jan te infektuara aqsa po te pallosh nji shqiptare duhet te pyesesh veten mir se ka rrezik te perfundojsh ne spital me hajdarin te fry nga infeksjoni si nji tullumbac .Edhe ajri ne qytetet shqiptare eshte i infektuar nga papastertit. Shqiptaret kujtojn se rrojne mire,sepse kan disa kerre me diesel dhe mendojn se kaq esht gjithcka. Ata jane si ata indigjenet e amerikes se kohes se Kristofor Kolombit,qe genjeheshin me ca rruaza kaucuku nga konkuestadoret. Shqiptaret pa frik mund te quhen lekurkuqt e europes. Edhe ndonjeri qe ben si lider i zgjuar dhe i zoti,nji vassal I Toni Blejrit dhe Obames perfundon. Si bicim dashnore private mo! Shqiptaret ne Shqipni jan “dy kafe nji uj pa gaz”(dhe e ndajn ujin pergjysm) ne oren 10 te mbremjes!! me pi kafe n dark esht njilloj sikur me vesh xhup kamoshi ma kapuc ne korrik ne Ibiza,apo sikur te shkosh ne Antarktid ne pik te dimrit me rroba banje !!!
    Shqiptaret jan ata qe hajn ushqim dhe pijn cigare ne mes te ngrenijes!! te besh kete gje esht njesoj sikur te pijsh kafe me nji lug sheqer dhe nji lug krip.!!!
    Shqiptaret jan te gjith nji cik Lek Plepa!
    Lek Plepat e europes.

  14. Zemea me rreh shqip says:

    Zoteria francez : esht e vertet qe per klientin 40% e bizneseve shqiptare se rruajn shum . Nuk jam dakort me ty qe ne jemi te atij niveli se i bie qe ne franc jo vetem shqiptaret qenkan gay por edhe gjith francezet ! Se te qish mashkull do te thot te jesh homo apo jo ?? Edhe un kam kritikat e mija per menyren se ne shqiptaret mendojm -llogjikojm por mund te them me bindje te plot per higjenen ne familjet tona jemi nder me te pastertit pavaresisht se cfar bejn disa ne bizneset e tyre prandaj pa me teper rezerva . Rroft shqiperia jon , dhe na e rruafshin cdo rrac tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje