Kreu i shteti po përpiqet me të gjitha mënyrat që të jetë pjesë e reformës në drejtësi, tashmë edhe pse konsensusi është arritur, por që ai ka detyrimin për të kryer disa detyrime kushtetuese.
Por ajo që bie në sy është nxitimi i Presidentit për të qënë në rregull me afatet ligjore, ndonëse asnjë prej shtatë ligjeve të reformës nuk është miratuar.
Një ditë pas takimit me konstitucionalistë, eksperte ligjore dhe akademikë lidhur me procesin ligjor të shqyrtimit dhe të përzgjedhjes me anë të shortit të kandidaturave për anëtarët e ardhshëm të Këshillit e Emërimeve të Drejtësisë, kreu i Shtetit Bujar Nishani zhvilloi sot konsulta me përfaqësues të partive parlamentare.
Takimit të thirrur në Presidencë iu bashkuan kreu i grupit të PS Gramoz Ruçi, ai i PD-së Edi Paloka, kreu i PR Fatmir Mediu dhe Sekretari i Përgjithshëm LSI, Luan Rama.
Në mbyllje të takimit, Luan Rama i LSI-së u tregua hermetik para gazetarëve duke u shprehur: “Do të respektoj konfidencialitetin e takimit”.
Presidenti ka garantuar për një veprim të kreut të shtetit ne respekt të Kushtetutës, ndërsa mendon se ndodhet përballë një kontradikte kushtuese pasi i duhet të hedhë short për anëtarët e këtij Këshilli, bazuar në një ligj që nuk është miratuar ende.
Konstitucionalistët thanë se kishin dhënë sugjerimet e tyre lidhur procedurën që duhet zgjdhur për këto emërime.
Nuk e dija qe ky paska qene zevendesi i Metes !
Mblidh Sherbimin Informativ,per te kapur hajdutet e bankave, o President !