E pazakontë, hajduti pret pemën për të vjedhur biçikletën

10 Gusht 2016, 15:19Sociale TEMA

Të vjedhësh një biçikletë në rrugë, shpesh nuk është aq e thjeshtë sa ç’mund të duket dhe mund të kërkojë një përkushtim të vërtetë.

Kamerat e sigurisë në qytetin Changsha në Kinë, kanë regjistruar momentin kur një person ndalon motoçikletën e tij pranë një biçiklete, e cila ishte lidhur pas pemës. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar hajdutin t’i futet menjëherë punës.

Në video duket momenti kur personi merr një sharrë nga motoçikleta e tij dhe nis të presë pemën. Pas disa ndërprerjeve për të mos u pikasur nga kalimtarët, ai ka arritur ta sharrojë gjithë pemën dhe largohet bashkë me biçikletën e vjedhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje