Zbardhet strategjia për Aereoportin e Jugut, do kushtojë 75 milionë euro

10 Gusht 2016, 11:21Sociale TEMA

Puna për ndërtimin e arereoportit të jugut do të nisë në vitin 2019, do të kushtojë 75 milionë euro, dhe do të jepet me koncesion.

Report Tv ka zbardhur draftin e strategjisë finale dhe planveprimin e Ministrisë së Transporteve për këtë sektor, i përfunduar në janar të këtij viti.

Strategjia përcakton që më vitin të përcaktohet vendi ku do ndërtohet aeroporti, si dhe kostot për blerjen e tokës.

Po këtë vit do studiohen edhe mundësitë për dhënien e tij me koncesion. Paralelisht do të nisë edhe procesi i tenderimit për përzgjedhjen një kompanie që do bëjë studimin dhe dizajnimin e infrastrukturës së aeroportit. Sipas planverpimit, në vitin 2017 duhet të ketë përfunduar përzgjedhja e kësaj kompanie, e cila në vitin 2018 duhet të ketë gati dhe projektin.

Po në vitin 2018 do të nisë procesi i tenderimit për përzgjedhjen e kompanisë që do kryejë punimet infrastrukturore për aeroportin, si dhe blerja e tokës. Në vitin 2019 do të përzgjidhet kompania që do kryejë punimet, e cila duhet të nisë punën që këtë vit.

Vertëm pak ditë më parë Qeveria ka ndërmarrë hapin e parë konkret për ndërtimin e aeroporti të ri në jug të vendit për fluturime ndërkombëtare.

Këshilli i Ministrave ka autorizuar Ministrinë e Transportit dhe Autoritetin e Avicionit Civil që të kryejnë tenderimin e projektit për realizimin e studimit të fizibilitetit për ndërtimin aeroportit. Shuma e vënë në dispozicion është 30 milionë lekë.

Studimi do të përcaktojë vendin se ku do të ndërtohet ky aeroport, numrin e mundshëm të udhëtarëve dhe përfitimet. I gjithë procesi do të monitorohet nga Ministria e Trasnportit.

1 komente në “Zbardhet strategjia për Aereoportin e Jugut, do kushtojë 75 milionë euro”

  1. Zambi says:

    Sa vite do zgjase ndertimi dhe vendosja ne pune? Mesatarisht do 3-4 vjet. Me matematike te thjeshte i bie qe ju zgjat kot kontrata e koncesionarit.
    Pse duhet ta ndertoje shteti? Le ta japin me koncesion dhe ta ndertoje privati. Apo do e bejne si me rruget, e ndertojne me leket tona dhe pastaj ja japin vetes me koncesion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje