INTERVISTA/ Shpëtim Saraçi: Mrekullia që më risolli në jetë

12 Gusht 2016, 10:38Kulturë TEMA

Mori goditjen më të fortë të ishemisë celebrale. U përball, sa hap e mbyll sytë, me rrezikun më të madh, vdekjen e menjëhershme. Vuajti shumë e vuajti gjatë, duke qëndruar pezull mes dy botëve. E ndjeu kur iku dhe kur u rikthyer përsëri. Dhe këtë se quan dot asgjë tjetër veçse vullnet hyjnor. Njerëzorja s’do mund ta bënte dot kurrë këtë mrekulli. Ndaj sot Shpëtim Saraçi ka besim absolut tek Zoti. E vlerëson ndryshe jetën deri dhe në gjërat më të vogla të saj. Rrëfehet në këtë bisedë për frikërat dhe gëzimet e tij. Për rrugëtimin e vështirë të rikthimit, që e bëri më të ndjeshëm e më të fortë. Një rrëfim që na bën të reflektojmë për atë që jemi dhe cfarë sjellim çdo ditë në jetë 

Nga Fleura Shkëmbi*

Jeta juaj u vu në rrezik prej një ishemie celebrale…

Ishemite janë të çuditshme. Janë goditje të cilat mund të vijnë një pas një por mund të të vijnë dhe përnjeherësh. Mua më ndodhi kjo e fundit, e fuqishme fare. 

Si ishte gjendja emocionale para se të ndodhte kjo goditje?

Kam pasur emocione të jashtëzakonshme para se të më ndodhte ishemia celebrale. Ishte koha kur vajza do të nisej për studime në Amerikë. Si çdo baba, që ka me vajzat një lidhje fantastike, edhe unë po e përjetoja shumë emocionalisht ikjen e saj prej shtëpisë, ikjen aq larg. Shprehesha çdo ditë me miqtë ndërsa Mirës, bashkëshortes, nuk i thoja asgjë sepse s’doja ta ngarkoja  atë më shumë. Kam pyetur më mbrapa mos kjo ngarkesë ndikoi për atë goditje që mora, por më thanë që gjithçka mund të jetë dhe krejt rastësi. Ajo që don të ndodhë ndodh dhe kaq.

Kujtoni diçka nga ai moment?

Isha duke pirë birrë me dy shoket të mi kur ndjeva që më erdhi një zhurmë e llahtarshme pas veshit të djathtë. Nuk e ekzagjeroj aspak kur them e llahtarshme, sikur të ishin hapur me zë të lartë 200 radio përnjeherësh. Nuk e kuptoja dot fare se çfarë ishte. Pastaj nuk po dëgjoja më dot veten fare kur flisja. Mbaj mend që pas kësaj jam rrëzuar. Më kanë dërguar direkt në spital. Kur ndodh një gjë e tillë, personi që merr goditjen nuk duhet të lëvizet nga vendi, pasi përbën një rrezik fatal. Ndërsa mua më lëvizën me taksi, as me ambulancë jo dhe më çuan të më bëjnë rezonancë magnetike. U bë dhe gabimi tjetër në spital që më kthyen me kokë poshtë për të më bërë provën e veshit të mesëm. Me të gjitha këto unë kam kaluar fare pranë rrezikut të madh, por jo, qëllova me fat. Më çuan më pas në Gjermani me barrelë e u ktheva prej andej me këmbët e mia e për mua kjo ishte tepër.

Pse mendoni se ishte e tepër?

Them e tepërt sepse kjo mrekulli nuk mund të bëhej kurrsesi me vullnet njerëzor përveç se me vullnetin hyjnor që nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër, unë të paktën nuk e krahasoj dot me asgjë tjetër. E gjithë kjo që më ndodhi më krijoi një lidhje me Zotin që nuk e kam pasur në këtë nivel më parë. Tani besoj në mënyrë të verber, besoj tek ajo që të tjerët nuk e shohin dot e që unë për vete mendoj se e kam parë.

Si e percepton atë që sheh?

Perceptimi është i thjeshtë fare: më mori e me ktheu në jetë. Kaq!

A keni besuar më parë?

Po kam besuar edhe më parë por tani jo vetëm kam besim por edhe bindje absolute. Një dorë më ka mbajtur sepse nuk ndodh të shpëtosh kaq herë. Vullneti hyjnor është i pakrahasueshëm me asgjë. 

Beson vetëm në Zot?

Absolutisht po. Besoj tek hyjnorja që është jashtë nesh, që është shumë më e madhe se ne. 

A mendoni se çdonjëri prej nesh mund ta ketë këtë hyjnore?

Unë uroj që njerëzit ta ndjejnë dhe mendoj se duhet të besojnë të gjithë që forca hyjnore ekziston. Se duhet t’i afrohen dhe vetë kësaj ndjenje e këtij besimi. Nëse njerëzit do të besonin e do të afroheshin tek kjo gjë, mendoj se të gjithë do të ishim më të mirë, e se kjo shoqëri s’do të ishe kaq e egër sa është bërë tani.

Si ishte t’i riktheheshe jetës?

U deshën shum kohë.  Po të tregoj një moment që ta kuptosh se çfarë ishte për mua rikthimi në jetë. Kur u rehabilitova duhej të shkoja në Amerikë për të bërë një operacion zemre. Vendosa të mos e bëja publike, sepse të them të drejtën isha bezdisur paksa nga mediatizimi i ngjarjes sime. Ndodhi që disa prej familjarëve të mi u dëmtuan emocionalisht nga trajtimi mediatik i gjendjes sime. E di që në fund të fundit media atë punë ka, të raportojë mbi gjithcka, por them se duhet të jenë paksa më të kujdeshëm, për çdo rast. Por s’dua të ndaloj tek kjo çështje. Ajo që dua të tregoj është takimi që pata, para se të ikja në Amerikë, me njerin nga drejtuesit e Top Channel. I tregova se duhej të ikja e më pyeti se ç’plane kisha pasi të kthehesha. I thashë- E ç’plane mund të kem unë tani!?  Kur ai më bëri pyetjen- A do vish të punosh me ne?- nuk e merrni dot me mend se çfarë kam ndjerë në ato momente. Sepse për mua, në një moment të atillë, ajo s’ishte thjesht një ftesë për punë por shumë më shumë se kaq, ishte një ftesë për t’u rikthyer në jetë. I thashë vetëm kaq- A po pyet të verbrin a don sy!?  Pranova të punoja por me një kusht të cilin ai nuk e pranoi. 

Dëshironi ta ndani me ne kushtin?

Po, do të vij i thashë të punojmë së bashku por pa pagesë, gjë që ai nuk e pranoi.

Cili ishte qëllimi i këtij kushti?

Pa pagesë sepse shpirtërorja nuk paguhet, sepse gjërat e mëdha nuk paguhen dhe nuk kanë çmim.

Rrëfimi ndërpritet për pak, sepse ai përlotet…Përlotet nga dashuria që i ka dhënë ai njeri, duke gjetur mënyrën më të thjeshtë: e ka siguruar që do të jetë përsëri, këtu, në këtë dimension. Janë lotë të vërtetë që i shikon të rrjedhin nga dikush që e ka sfiduar ikjen me forcën e jetës.

Rikthehet përsëri me dëshirë në bisede….

Mendoni se jeni bërë shumë më i ndjeshëm tani? A ka ndryshuar përjetimi emocional tek ju?

Emocionet tani janë shumë më të forta tek unë, janë shumë më afër. Them se as mund të krahasohet më gjendja emocionale e tanishme më atë çfarë ka qenë më parë. Ja të të them një rast. Nëse atë videon e asaj edukatores që rrihte fëmijën në kopësht do ta kisha parë në ato kohët kur akoma s’më kishte ndodhur asgjë, do të isha mërzitur shumë si çdo njeri, ndërsa tani e keqja më hyri thellë në shpirt. Jam bërë më i ndjeshëm jo vetëm ndaj njerëzve por edhe ndaj kafshëve e ndaj gjithçkaje që më rrethon.

Si është jeta për ty tani?

Jeta është normale, siç ka qenë edhe më parë. Me gëzimet, mërzitë,  me surpriza positive, negative…Di të vlerësoj më shumë jetën dhe çdo gjë që më rrethon.

A ka marrë tjetër vlerë? Çfarë vlerëson pas kësaj eksperience?

Unë s’mund të them se u bëra më i mirë apo më i aftë pas asaj që më ndodhi por di të them se tani di ta shijoj më shumë jetën. Çdo gjë që më rrethon tani di ta vlerësoj më shumë. Ajo që për mua është tepër positive është vlerësimi më i vërtetë i gjërave. Tani çdo gjë, sado e vogël të jetë, e vlerësoj më shumë. Më parë kam qenë tip më sportiv, tani jo dhe aq shumë. I marr shumë më seriozisht gjërat. Kam kuptuar se çdo gjë që të ndodh në jetë, sado e keqe që të jetë duhet ta kthejmë në favor, se jo çdo e keqe vjen për të keq, ashtu si dhe jo çdo e mirë vjen për të mirë.

Çfarë do t’i thoshit dikujt që ndodhet para një sfide të vështirë?

Unë do t’i them çdo njeriu beso! Po nuk besove nuk ndodh ajo çfarë dëshiron. Mendoj se duhet jo vetëm të besosh por dhe të guxosh pafund. Dua t’i them kujtdo se që të vdesësh ishte kollaj fare, s’kemi hiç pse frikësohemi, është si puna e gjumit, mbyll sytë dhe mund të ikësh….Ndaj duhet të shijojmë  çfarë kemi, për aq sa jemi.

*Revista Mapo

32 komente në “INTERVISTA/ Shpëtim Saraçi: Mrekullia që më risolli në jetë”

  1. nn says:

    me vjen mire per rikthimin tuaj…. respekte dhe uroj te kalosh nje jete te qete ne vijim

  2. Read says:

    …jo vetem kam besim por edhe bindje absolute…!!
    Me pelqen shume. E gezofsh jeten e re Shpetim! Sa mire qe po e ndan eksperiencen dhe perjetimet me ne! Te gjithe mesojme – nje fjale dhe mund te ndryshoje jete njerezish!

  3. Urime dhe falenderim per postimin tuaj dhe intervisten e mare artistit Shpetim saraci.Atij i urojme gjithe te mirat,jete te gjate dhe shendet te mire,begati dhe harmoni ne familjen tije.

    1. bravo ..shpetim…..per kurajen tende ,,,reflektim per jeten …..je nje njeri shume fisnik ….nuk kishte si te ndodhte ndryshe ,….nuk mund te ikte nga kjo jete nje njeri si ju …..jete te shendeteshme kalofsh ketej e tutje ……..ju persh…klb

  4. Adrian says:

    Jam nje lexues jashte Shqiperise, por nuk e njoh kete zotni. Sidoqofte i uroj fat dhe shendet. A mund te sqaroni se kush eshte ky person? Falemnderit.
    Adrian

    1. nn says:

      Muzikant, kompozitor, orkestrues – nje nga figurat e muzikes shqiptare keto vitet e fundit
      figure e respektuar

    2. Fotaqi says:

      Esht kompositor me origjine turke ,

    3. gentjana says:

      Ky eshte nje nder kryeveprat e artit shqiptar

      1. elona says:

        Kryeveper si opera MRIKA

  5. Zhelani says:

    Pergezimet e mia Z. Saraci per rikthimin ne jeten e vertete.
    kjo filozofi e te jeturait sic na I paraqet me aqe ndjeshem dhe qarte eshte nje leksion vlerash qe aqe shume na ka munguar.

  6. sulo Permeti says:

    I urojme sherim te plote.Une e kuptoj sentimentalizmin e tepruar te Shpetimit,eshte gjendja sh e rende qe ai e kaloi qe i prodhon te tilla situata.Sa per hyjnoren ,duhet ti falesh ,shkences dhe mjekesise te avancuar gjermane ,qe te riktheu perseri ne jete.Xhamine e ke sh. prane shtepise tende,por ste sherbeu per gje…..Ndergjegjesou more djale!

    1. l says:

      Jo vetem te falenderoj mjeksin gjermane ,POR dhe ter taksapaguesit shqiptar qe i dhan mundesin Z.Saraci te kurohet ne Gjermani me leket tona.
      Kete duhet ta theksonte ky zotnia ne kte interviste dhe kurr mos e haarroj , sepse jo cdo shqiptar i semur e ka kte privilegj.

    2. l says:

      Jo vetem te falenderoj mjeksin gjermane ,POR dhe ter taksapaguesit shqiptar qe i dhan mundesin Z.Saraci te kurohet ne Gjermani me leket tona.
      Kete duhet ta theksonte ky zotnia ne kte interviste dhe kurr mos e haarroj , sepse jo cdo shqiptar i semur e ka kte privilegj.

      BOTOJENI !!!!!!!!!!!!!!!!!

  7. Margarita, Toronto says:

    Read, edhe mua kjo fraze e Shpetimit me beri shume pershtypje . Jjo vetem e besoj por po jetoj cdo dite me kete filozofi. Jam e bindur qe besimi sjell edhe mbrekulline . E falenderoj Shpetimin dhe i uroj jete te gjate e te lumtur. Komunikimet ne keto nivele me njerezit, jane nga gjerat me te bukura, qe na bejne te ndihemi qenie humane. Jane eksperienca qe ndihmojne shume e shume te tjere qe kane nevoje per kete besim kaq te madh tek Hyjnorja.

  8. Margarita, Toronto says:

    Shkenca dhe Zoti jane bashke, i dashur.

    1. vjeshta says:

      Pirdh se litohesh, ti edhe Shpeti.
      Leket tanë e sheruan.

  9. sulo Permeti says:

    I urojme sherim te plote.Une e kuptoj sentimentalizmin e tepruar te Shpetimit,eshte gjendja sh e rende qe ai e kaloi qe i prodhon te tilla situata.Sa per hyjnoren ,duhet ti falesh ,shkences dhe mjekesise te avancuar gjermane ,qe te riktheu perseri ne jete.Shkenca mjeksore amerikanete regulloi zemren dhe po jep intervisten per mrekulli.Ti bertet allahu ekbar ,-ai hyjnori.Xhamine e ke sh. prane shtepise tende,por ste sherbeu per gje…..Ndergjegjesou more djale!

    1. agnostic says:

      Ky i paska shitur drute.Vete i gjalle por ndergjegja e paska lene.E shpetoi mrekullia qe quhet shkenca e medicines.

  10. Ela says:

    Shkenca nuk e perjashton ekzistencen e Perendise. Ndoshta zoteria qe i kerkon Shpetim Saracit te “ndergjegjesohet” s’e ka kerkuar asnjehere Perendine. Kerkoje, qe ta gjesh zoteri! Po s’e mbajte veten mbyllur ne dogmat arkaike te mesuara gjate komunizmit, do te shikosh se shkenca e sotme madje argumenton per ekzistencen e Perendise. Te uroj ta perjetosh!
    Per ca lecitje me shume te te rejave te shkences, artikulli ne Time: http://time.com/77676/why-science-does-not-disprove-god/

    1. agnostic says:

      Ne time bazoheni ju? Time eshte reviste kryekeput konservative.Ju lutem c’mendoni per Thomas Edison,Stephen Hawking,Alan Turing,Karl Sagan,Neil de Grasse Tyson,Richard Dawking,Pierre & Maria Courrie,Albert Einstein dhe shume shkencetare te tjere qe kundershtojne kete teori?

      1. ela says:

        Se pari, dhe njehere, me behet zemra mal per shpetimin e muzikantit tone te shquar, Shpetim Saracit, nga vdekja ne nje menyre te tille sic e ka perjetuar ai.
        Besimi i tij ne Perendi kaq te mire, eshte e drejta e tij, dhe askush s’ka te drejte ta vere ne dyshim, e t’i beje thirrje te “ndergjegjesohet” se Perendia nuk ekziston dhe vetem shkenca ia ka shpetuar jeten.

        Shkenca e mirefillte nuk e kundershton idene se ka nje Perendi. Shume doktore i inkurajojne pacientet e tyre te luten, dhe plot mrekulli te pa-shpjegueshme mjekesore kane ndodhur.
        Ne jemi qenie te krijuara, qe perpiqemi te kuptojme vetveten, e boten perqark nesh, por nuk duhet te harrojme Krijuesin.

        Shume njerez kane perjetuar qe Perendia eshte Krijuesi gjithe dashuri dhe meshire per krijesen e Tij.
        Nuk mund te mohosh dicka, pa e hapur veten ta provosh vete.

        Shikoni pak, ne cfare gjendjeje mendore, dhe shpirterore jane ateistet kur perballen me vdekjen? :https://www.quora.com/What-are-the-last-words-of-famous-scientists

        Shkenca ka vazhduar te perparoje ne shume drejtime, dhe per shkak te zbulimeve te reja ne fushen molekulare, astronomike, e biologjike, disa nga teorite e shkencetareve si Darvini qe permend dikush, tani shihen si te pa-vertetuara nga vete shkencetaret e sotshem.

        Eshte mire kur ecim aty ku na cojne faktet, e jo te ecim verberisht.

        Sa shkencetare kane shqyrtuar faktet, e me pas jane kthyer ne besimtare te idese se ka nje Krijues, e disa prej tyre e kane njohur si nje Perendi ne nje maredhenie personale?
        Nje nder rastet me te fundit, eshte ai i shkencetarit ish-ateist, Antony Flew.

        E te tjere shkencetare te meparshem; qofte besimtare te krishtere, dhe ata qe permes punes se tyre njohen qe ka nje Krijues/Perendi, kane qene: Nikola Koperniku; Francis Bejkon; Kepler; Galileo Galilei; Dekartes; Paskal; Njutoni; Robert Bojli; Majkell Faradej; Gregor Mendeli; Kelvini; Maks Plank; Albert Anshtanji, e te tjere.

        Fatkeqesisht nuk mund te gjeja dot kollaj nje shkrim shume te shtjelluar me fakte ne gjuhen shqipe, e ne kete faqe nuk jepet shume hapesire per te shkruar, por nese dini anglisht, mund te klikoni ne linkun:

        http://www.godandscience.org/apologetics/is_god_real.html

        Me shume respekt per te gjithe njerezit me te cilet jetoj ne kete glob, e me shprese se bashkebisedimi do te vazhdoje po me respekt nga te tjere ne kete faqe,
        Ela

  11. bo says:

    Harrove te thuash se qe edhe ndihma e qeverise qe te nisi urgjent ne Gjermani se ketu do ishe harru tani

  12. Lpl. says:

    Per Islamin nuk e di por Krishterimi eshte bazuar ne eksperjencat personale te njerezve edhe e atyre qe skane besuar kurre por ju ka ndollur nje mrekulli dhe kane bere nje kthese te madhe ne jete keto jane prova qe Zoti paraqet fuqine e tije ne mardhenjet me njerezit dhe ata behen deshmitare te fuqise dhe pranise se Zotit ne jeten tone .Nuk duhet te lodhemi duke u lutur dhe kerkuar Zotin sepse ai eshte afer çdo njeriu vetem mjafton qe te therritet Zot kam nevoje per ty kam etje per ty se jam i zbrazet dhe Zoti do pergjigjet me nje mrekulli qe seshte imagjinuar .Kerkojeni Zotin se jeta juaj do ndryshoje edhe e gjithe familjes pastaj e gjithe shoqerise dhe do verehet se sa e bukur eshte jeta me Zotin dhe do çlirohemi nga skllaveria e materjalit dhe shume gjerave qe varferojne jeten tone jo se nuk duhen dhe do ndryhemi ne shtepi por nuk do jene kaq te rendesishme sa sot do te jene natyrale qe nuk cenon lirine tone vetem atehere do kemi me shume edhe Zotin e veprat e tije edhe materjal pije ajfon e gjithshcka se atehere do i komandojme ne keta dhe jo si sot qe jeten tone e sundojne keta idhuj.

  13. logjika says:

    Me gjithe respektin e madh qe kam per zotin Saraçi dhe megjithese e kuptoj gjendje e tij emocionale pas sherimit, nuk duhet ne menyre kategorike te rekomandoje se duhet besuar absolutisht tek hyjnorja qe thote ai, por duhet besuar me shume tek vetja e tij çdo njeri. Rastet e kthimit ne jete jane te panumurta dhe shume te ndryshme qe kjo varet nga biologjia e njeriut vete dhe extremitetet e tij te pa numuruara. “beso se po nuk besove, nuk ndodh ajo qe desheron” me duket pak naive. Po sikur te besonte kaq shume dhe mos ta kishin çuar ne Gjermani do te ishte sot te bisedonim?! Kam respekti si njeri, si muzikante, si drejtues dhe si karakter. I uroj jete te gjate e te shendeteshme.

  14. perivolo says:

    Jam shume dakort me komentueset Margarita dhe Ela.
    Shume njerez kane mendimin e gabuar se qe te egzistoj Zoti do te thote se duhet te jete nje plak i thinjur diku prapa reve,keshtu qe nxjerin konkluzionin shume lehte se Zoti nuk egziston.Ata gabojne se Zoti eshte dicka tjeter,eshte egzistence shpirterore,eshte forca qe i jep secilit prej nesh ate qe i takon me drejtesi hyjnore,gjithmone per te miren tone(ndonese ne nuk jemi zakonisht ne gjendje qe ta kuptojme kete).
    Zoti eshte forca qe na ben te gezuar kur ne jeten tone te perditshme respektojme deshirat e Tij.
    Cdo gezim tjeter eshte vetem nje kenaqje e perkohshme e veseve tona,e tekave dhe egoizmit.
    Eshte e rendesishme te theksojme se deshirat e Tij shpesh i respektojne shume mire njerez qe deklarohen si ateist,por realisht jane besimtare te pavetedijshem.

  15. agnostic says:

    Cfare hypokriti.E shpetuan mjeket e Gjermanise e ky falemnderon zotin.Pse nuk shkoi te ndonje hoxhe t’ia kendonte ” kul’uvallahun” edhe “talkinin ” ne te njejten kohe.Pyetje: c’ndodhe me ata qe nuk i shpeton zoti?

  16. demo says:

    I urti Shpetim Saraci, ka qene gjithmone firmatar i rregullt i peticioneve te intelektualeve berishiste per te mbajtur ne pushtet “Antikomunistin” e terbuar te Vucidolit. Berisha i fryu ne vesh,Berisha e coi ne Gjermeni.

  17. Music says:

    Shpëtim, shpëtoveSi duket prindit e kan djere kur ta vune emrin.Ta gëzosh dhuratën dhe të bësh sa më shumë të mira, muzik të mirë…

  18. MALOKU says:

    Ju i shani maloket. Shpetimi eshte verior. Arti, sporti , muzika, kultura, dashuria, fotografia, burreria, dituria, heronjte kombetare, luftetaret, shenjteria – jane GEGE. Ju qe i shani jeni KOMUNISTE – jeni katundaria, hajduteria,, hashasheria, djallezia, padituria, egoizmi, aroganca, hipokrizia, kurveria, jugeria.

  19. ela says:

    Se pari, dhe njehere, me behet zemra mal per shpetimin e muzikantit tone te shquar, Shpetim Saracit, nga vdekja ne nje menyre te tille sic e ka perjetuar ai.
    Besimi i tij ne Perendi kaq te mire, eshte e drejta e tij, dhe askush s’ka te drejte ta vere ne dyshim, e t’i beje thirrje te “ndergjegjesohet” se Perendia nuk ekziston dhe vetem shkenca ia ka shpetuar jeten.

    Shkenca e mirefillte nuk e kundershton idene se ka nje Perendi. Shume doktore i inkurajojne pacientet e tyre te luten, dhe plot mrekulli te pa-shpjegueshme mjekesore kane ndodhur.
    Ne jemi qenie te krijuara, qe perpiqemi te kuptojme vetveten, e boten perqark nesh, por nuk duhet te harrojme Krijuesin.

    Shume njerez kane perjetuar qe Perendia eshte Krijuesi gjithe dashuri dhe meshire per krijesen e Tij.
    Nuk mund te mohosh dicka, pa e hapur veten ta provosh vete.

    Shikoni pak, ne cfare gjendjeje mendore, dhe shpirterore jane ateistet kur perballen me vdekjen? :https://www.quora.com/What-are-the-last-words-of-famous-scientists

    Shkenca ka vazhduar te perparoje ne shume drejtime, dhe per shkak te zbulimeve te reja ne fushen molekulare, astronomike, e biologjike, disa nga teorite e shkencetareve si Darvini qe permend dikush, tani shihen si te pa-vertetuara nga vete shkencetaret e sotshem.

    Eshte mire kur ecim aty ku na cojne faktet, e jo te ecim verberisht.

    Sa shkencetare kane shqyrtuar faktet, e me pas jane kthyer ne besimtare te idese se ka nje Krijues, e disa prej tyre e kane njohur si nje Perendi ne nje maredhenie personale?
    Nje nder rastet me te fundit, eshte ai i shkencetarit ish-ateist, Antony Flew.

    E te tjere shkencetare te meparshem; qofte besimtare te krishtere, dhe ata qe permes punes se tyre njohen qe ka nje Krijues/Perendi, kane qene: Nikola Koperniku; Francis Bejkon; Kepler; Galileo Galilei; Dekartes; Paskal; Njutoni; Robert Bojli; Majkell Faradej; Gregor Mendeli; Kelvini; Maks Plank; Albert Anshtanji, e te tjere.

    Fatkeqesisht nuk mund te gjeja dot kollaj nje shkrim shume te shtjelluar me fakte ne gjuhen shqipe, e ne kete faqe nuk jepet shume hapesire per te shkruar, por nese dini anglisht, mund te klikoni ne linkun:

    http://www.godandscience.org/apologetics/is_god_real.html

    Me shume respekt per te gjithe njerezit me te cilet jetoj ne kete glob, e me shprese se bashkebisedimi do te vazhdoje po me respekt nga te tjere ne kete faqe,
    Ela

  20. allahile says:

    Jete te gjate ,i urojme cdo shqiptari ,sepse kan familje ,
    grua femij te cilet ne ate vend pa te dy prinderit s’jetojne dot .
    sa i takon ktij turi hoxhes ,qe ju plerat maloqe i kendoni me qifteli dhe na e boni Artist ,
    kjo s’eshte e vertete . saraqi ,eshte nji muzikant ,kompozitor i zakonshem per ate bote shqiptare
    dhe asgje me shume se kaq nji Islamist i qelbet e njeri i peshtire .
    pranej boll derdelliset maloqia njerez te ndyt.
    ti rroj Mires dhe femijve si kallup sepse e kane te nevojshem per ti mbijetu asaj jete qensh

  21. Arber says:

    I dashur Shpetim, te njoh fare mire, prandaj te thashe i dahsur, pasi je nje vlere absolute ne artin shqiptar. Por i madhi gjermano-amerikan Albert Ainshtajni thote se “Zoti eshte e Panjohura e njerezimit ne fenomenet natyrore dhe shoqerore. Sipas kesaj aksiome te ciles une i falem cdo dite, ty nuk te ka shpetuar e panjohura, por e Njohura: arritjet me te mira te shkences boterore dhe debulesa e Edi Rames, si te gjithe ne, per talentin tend dhe sjellet e shkelqyera si njeri dhe familjar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje