Chloe Khan ishte banorja më e diskutuar në “Celebrity Big Brother”.
E cilësuar si “vajza e skandaleve” për shkak të jetës së saj të shthurur, ajo nuk ngurroi të bënte seks dhe të dhuronte skena erotike pafund brenda shtëpisë së famshme.
Por asgjë nga këto nuk e ka ndihmuar.
Gjithë banorët votuan dje unanimisht që ta largonin nga “BB” përveç partnerit të saj.
Khan është bërë e famshme për historitë e saj me arrestime, drogë dhe prostitucion, pavarësisht se e konsideron veten një modele.
Humbe e madhe për publikun britanik që nuk do ta shohë më në ekran…