Papa Françesku viziton prostitutat në shtëpinë e tyre, takon edhe 2 shqiptare

13 Gusht 2016, 00:36Bota TEMA

Papa Françesku i ka habitur sot 20 ish-prostituta, duke i vizituar ato pikërisht në shtëpinë e tyre në Romë.

Ati i shenjtë është ulur me grupin e vajzave, përfshirë dy femra nga Shqipëria, shtatë nga Nigeria dhe gjashtë nga Rumania.

Sipas deklaratës së Vatikanit, tri femrat tjera ishin nga Italia, Tunizia dhe Ukraina.

Të gjitha femrat, rreth të 30-ve, po strehohen nga asociacioni katolik, në një banesë në Romë, pasi janë shpëtuar nga trafikuesit dhe bosët e tyre.

Papa, 79 vjeçar, dëgjoi rrëfimet e tyre të trishta, pasi të gjitha kishin përjetuar dhunë të rëndë fizike.

Vizita përkoi me atë që është quajtur “E premtja e Mëshirës” së Françeskut, ku ai realizon nga një vizitë të paorganizuar të mëshirës në muaj, në një të premte, kryesisht në Romë apo në afërsi të kryeqytetit italian.

Në vijim të takimit, Papa e ka quajtur krim kundër njerëzimit trafikimin e qenieve njerëzore dhe prostitucionin.

2 komente në “Papa Françesku viziton prostitutat në shtëpinë e tyre, takon edhe 2 shqiptare”

  1. A.R. says:

    “Ati i shenjte”?! WTF!
    Ngjan si nje artikull i shkruar nga Vatiqëni. ?

  2. laluci prej xhibuci says:

    turp!
    na e paskan kalu rumunet ne “sportin” ton kombtar!
    megjithate s dolem pa medalje.
    edhe medalja e bronxit esht jo keq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje