Nëna e 29-vjeçares që u mbyt me litar në fyt nga i dashuri i saj 36 vite me i madh në moshë flet për krimin e rëndë pak orë pas ngjarjes.
“Isha në dijeni të lidhjes së vajzës me 65 vjeçarin.Ishim në dijeni të lidhjes së vajzës. Ishte e lidhur prej 3 vitesh e gjysem me ketë person, pavaresisht se ne nuk donim, pa deshiren tone. Asnjëherë nuk e kemi aprovuar dhe jemi grindur shpesh për këtë”, shprehet nëna e 29-vjeçares.
Nëna thotë se dyshon se shkak për vrasjen e së bijës mund të kenë qenë grindjet e vazhdueshme për vazhdimin e lidhjes mes tyre.