Ky është Sokrat Shani, 65 vjecari që vrau të dashurën e tij 29 vjec dhe më pas u vetëvra me një pistoletë TT.
Policai tha se ai u gjet i vrarë në banesën e tij në Krutje të sipërme të Lushnjes.
Shani kishte lënë një letër në të cilën shkruhej një adresë dhe një emër në Golem të Kavajës.
Në këtë adresë policia gjeti të vrarë Jonida Çanakun.
Ajo ishte e dashura e tij. Banonte në fshatin Kryekuq të Divjakës.
Ajo ishte larguar prej dy ditësh nga shtëpia dhe u kishte thënë familjarëve se do të shkonte te tezja.
Policia tha se Sokrat Shani e kishte vrareë atë duke e mbytur me litar dhe më pas ka vrarë edhe veten.
Kush është Sokrat Shani
Shani ishte baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali, të martuar të dy. Ai kishte një sipërmarrje të tijën në fushën e rritjes së fidanëve në bujqësi, ku kishte të punësuar mbi 30 persona.
Shani banonte në fshatin Lifaj në Krujtje, atje ku kishte edhe një banesë trekatëshe. 65-vjeçari jetonte vetëm pas ndarjes me bashkëshorten.
Kush është Jonida Çanaku
Jonida Çanaku është nga fshati Kryekuq i Lushnjes. Vajza ishte studente dhe kishte gënjyer familjen se do të shkonte tek tezja dy ditë më parë.
Por realisht ajo kishte shkuar në Golem për të takuar të dashurin e saj 36 vjet më të madh, i cili edhe e ka vrarë. Motivi mbetet ende mister.
Ky i paska kursyer taksa paguesve sh leke!
Te lumte dore qe ja ke hequr vetes kaur perverse
Një plehër më pak.
Mire thua o Tomi,por kjo fare e ka ndryshe:
Nje vritet dhe mijra rriten…Difekti eshte ne shume plane
por dy jane kryesoret;Karakteri ne Familje dhe mungesa e
deshires per pune,Keshtu kush ka ca para e gjen sheshin
per te bere persheshin.tung.
Ngushëllime familjareve,
Dashuria nuk njeh mosh, por njeh lek e interes.