Policia e Lushnjes ka zbardhur në orët e fundit një krim të dyfishtë. Siç njofton policia lokale, në orët e para të mëngjesit uniformat blu kanë konstatuar vetëvrasjen e shtetasit Sokrat Shani.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e 65-vjeçarit, ku agjentët kanë gjetur edhe armën e krimit, një pistoletë tip “TT”. Gjithashtu, në këtë banesë është gjetur edhe një letër ku ishte shkruar një emër dhe një adresë në Golem të Kavajës.
Blutë e Lushnjes kanë kontaktuar menjëherë kolegët e komisariatit të Kavajës, të cilët gjatë kontrollit në adresën e sugjeruar kanë gjetur të vdekur shtetasen Jonida Çanaku.
Kjo e fundit kishte shenja dhune në trup dhe nga hetimet ka rezultuar se kishte dy ditë që ishte larguar nga shtëpia e saj, duke u thënë familjarëve se do të shkonte tek tezja.
Nga mbikëqyrja e të dyja vendngjarjeve dhe ekspertizave mjekoligjore të kryera mbi trupat e dy viktimave, hetuesit kanë arritur në përfundimin se shtetasi Sokrat Shani ka vrarë shtetasen Çanaku, me të cilën kishte fiksuar një takim dhe më pas, në Lushnje ka vrarë edhe veten.
Kjo tregon qarte qe ne shqiperi ka pllakosur varferia ekstreme.
Nje goc vetem 29 vjec shkon me nje gjysh 65 vjec.
Mbaruan meshkujt. …iken ne kohen e bajgave jashte dhe kjo e shkreta nga dashuria e pa…jo per buke. ..por nevoje shpirterore. ..se buke ha dhe Qeni. .
Ose tutoret e kesaj vajze , per te humbur gjurmet kan vrare edhe 65 vjecarin.
Mbaruan meshkujt shkruan njeri! Meshkuj ka sa te duash ne shqiperi po burra nuk ka me.ose jane larguar ose jane me nje ‘ r ‘te vogel atje
Mos paragjykoni o njerez injorant.Nuk dihet e verteta.Nuk shkon viktim njeri per nga varferia,por do jene shkaqe te tjera Ajo mund te jete imponuar ose kercenuar nga 65 vjeçari,dhe nuk mund te jete ashtu siç thon,per nje cope buke.Ky mendim eshte feminor.Nuk krahasohet,dhe jepet jeta kaq thjeshte.