Shqiptarët, mafia e 5-të në Itali

15 Gusht 2016, 11:04Kronika TEMA

Kreu i Prokurorisë së qytetit të Pesaros në Itali, Manfredi Palumbo, gjatë një deklaratë për median “Corriere Adriatico”, është shprehur se “klani i shqiptarëve në Itali është Mafia e 5 që vepron në vendin tonë. E nuk e them sot për herë të parë”.

Deklarata e tij vjen pak orë pas sekuestrimit të 1820 kg marijuanë e arrestimit të 5 shtetasve shqiptarë që trafikonin lëndën narkotike me gomone nga Shqipëria drejt brigjeve italiane.

“Ishte viti 1998, që para 18 vitesh që kam dhënë nga të parët alarmin mbi rrezikun që vinte përtej Adriatikut.

Ishte epoka e zbarkimeve të para në brigjet italiane dhe e kriminalitetit për të fituar me anë të ligjit të terrorit, territore zotërimi për t’i shfrytëzuar për prostitucion e trafik droge.

Maxi operacioni i orëve të fundit për sekeustrimin e një sasie rekord droge shënon një pikë forcë për Prokurorinë e Policinë Italiane”, tha ai.

Prokurori i Pesaros e identifikon aktivitetin kriminal të organizata shqiptare në Itali si Mafia e 5, pasi në këtë vend ekzistojnë 4 mafie të njohura historikisht:

– Kamorra mafia napoletane

– Cosa Nostra, mafia siciliane

– Ndragheta, mafia calabraze

– Sacra Corona Unita, mafia pulieze.

2 komente në “Shqiptarët, mafia e 5-të në Itali”

  1. Kritiku says:

    Çfare rreziku u vjen italianeve, kur ata e kane te keqen brenda tyre? Si mund ti quash mafia shqiptare disa grupe te vogla qe ne fakt punojne vetem duke mbushur kerkesen qe kane italianet?

  2. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    saktesim; flitet per sunite gjaxore e jo vero shqiptare………………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje