Policia greke thote se i riu u hodh nga dritarja e katit te katert

14 Gusht 2016, 18:25Kronika TEMA

Pëllumb Marnikollaj, 28-vjeç, ish-banues në Lezhë, i cili humbi jetën në mënyrë misterioze, ka qenë i dënuar në shtetin helen për vjedhje, me 8 vite burg, ndërsa vetëm sot ka ardhur një reagim i policisë greke për ngjarjen. Sipas familjarëve prej 4 muajsh gjykata e kishte liruar duke i dhënë një mase më lehtësuese, detyrim paraqitjeje. Me datë 3 gusht në orën 20:00, të mbrëmjes, i riu shqiptar është paraqitur në rajon, por nuk ka dalë më i gjallë nga aty. Policia e ka dërguar të vdekur në morgun e spitalit “Erithros Stravros”në Athinë, duke deklaruar se i riu shqiptar ka rënë nga kati i katërt i godinës së rajonit. Ka qenë vëllai i viktimës ai që ka shkuar në Greqi për të kërkuar Pëllumb Marnikollajn. Po sipas familjarëve trupi i të riut është gjetur në frigoriferin e varrezave “Agio Anargioro”, gati për tu varrosur duke u klasifikuar si një kufomë pa identitet. Familjarët e tij thonë se trupi ka pasur shenja të dukshme të një dhune monstruoze. “Viktima është hedhur nga dritarja, pasi e kuptoi se do ta arrestonin”, theksohet në reagimin e policisë greke. Sipas saj Pëllumb Marnikollaj kishte urdhra të tjera arresti që duheshin zbatuar. Në versionin e policisë greke, thuhet se ngjarja ka ndodhur në 3 gusht, ora 14:30 në rajonin e policisë “Kato Patisia”. Ambasada shqiptare në Athine thotë se në ditët e ardhshme do të dal raporti përfundimtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje