Greqi, shqiptari godet më thikë gruan në mes të lokalit

14 Gusht 2016, 13:39Kronika TEMA

Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili ka goditur disa herë me thikë gruan e tij.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën Sitia, në ishullin e Kretës.

Sipas mediave greke, 46-vjeçari shqiptar, Ilo Senja ka shkuar në kuzhinën e lokalit ku punonte 50-vjeçarja dhe pas një debati e ka goditur disa herë me thikë.

50-vjeçarja ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se Ilo Senja pasi ka shkuar në lokal, ka pyetur se ku ishte bashkëshortja e tij dhe më pas ka nisur sulmin.

Nga hetimet dyshohet se 46-vjeçari ka pasur probleme me bashkëshorten dhe kjo e fundit ishte larguar nga shtëpia, bashkë me dy fëmijët.

2 komente në “Greqi, shqiptari godet më thikë gruan në mes të lokalit”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    sunite gjaxore,o rrace e qelbur……………….

    1. lenci says:

      Nuk hyn fare feja ne kete mes o zoteri, per me teper qe nuk Ka musliman me emrin Ilo, eshte emer ortodoks. Po kjo s’ka rendesi, eshte race po pike respekti per gruan, ju duket se bashkeshortja eshte prone e burrit dhe bejne c’te duan. Ky njeri eshte kafshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje