Shqiptarët kanë ndjenja të përziera për fatin e stadiumit Qemal Stafa

14 Gusht 2016, 20:50Kronika TEMA
Shqiptarët kanë ndjenja të përziera për fatin e

Nga Ivana Dervishi, BIRN

Pikëpyetjet për atë që do të ruhet nga stadiumi i vjetër u shndërruan në një debat publik të premten, pas qarkullimit në media të fotove të shkatërrimit të fasadës dhe trajtimit pa kujdes të dy basorelieveve në hyrje të tribunës së stadiumit të vjetër.

Të vënë përballë dëshirës për një stadium të ri dhe obligimit për të ruajtur fasadën e “Qemal Stafës”, pjesë e ansamblit monumental të Sheshit Nënë Tereza, qytetarët kanë ndjenja të përziera.

“Sporti shqiptar është rritur. Ne u përfaqësuam denjësisht në Kampionatin Europian në Francë dhe është një lajm i mirë që më në fund do të kemi një stadium të ri, pasi ai i mëparshmi nuk kishte kapacitetin e duhur,” tha për BIRN Izeti një pensionist nga Tirana.

“Duhet t’i lëmë zbatuesit e projektit ‘të cilët e dinë më mirë këtë punë’ të çojnë përpara projektin e tyre,” shtoi ai.

Andon Marku, 40 vjeç nga Tirana ndan të njëjtin mendim.

“Nëse ekspertët vlerësojnë se struktura aktuale nuk ka ndonjë vlerë për t’u ruajtur, atëherë stadiumi i ri le të jetë një mundësi për t’ia nisur nga fillimi,” tha Marku për BIRN, i ulur në një nga lotosportet e Tiranës.

Megjithatë, jo të gjithë mendojnë se tifozët shqiptarë duhet të heqin dorë nga trashëgimia historike e së shkuarës për të pasur një stadium të ri, modern që nuk reflekton asnjë vlerë shqiptare.

“Trashëgimia kulturore e një vendi përfaqëson dinjitetin dhe madhështinë e tij, dhe pavarësisht periudhës historike të cilës i përket, humbja e saj është humbje artistike dhe historike e pazëvendësueshme,” tha për BIRN, Juri Dashi, një artist nga Tirana.

Ndjeshmëria për stadiumin nuk i përket vetëm artistëve, por edhe tifozëve që janë ulur dhe do të vazhdojnë të ulen në shkallët e tij.

“Ndonëse jam e re në moshë, kjo nuk më bën të mos di historinë 70-vjeçare të atij stadiumi. Aty gjenden kujtimet më të bukura të brezave të sportit, që janë dëshmuar më së miri,” tha për BIRN, sportdashësja Albina Ruko, 20 vjeçe.

“Kjo qeveri po sheh vetëm interesat e saj dhe prishja e stadiumit e vërteton më së miri këtë. Tashmë nuk bëhet fjalë për histori, por vetëm për interesa”, shtoi ajo.

Edhe Dashi i sheh interesat si një pengesë madhore të përparimit të Shqipërisë.

“Ndjesia për të ruajtur sado pak nga e kaluara historike është zëvendësuar me kohë nga dëshira për të fituar sa më shumë para mbi atë që është e të gjithëve”, tha ai.

Nëse brezat që do të vijnë, do të kërkojnë të mësojnë për të kaluarën e tyre, nuk do të mund t’ju tregojmë asgjë, përveç një mbishkrimi të pluhurosur diku në një cep të betontë të progresit: “Këtu ka qenë dikur stadiumi i vjetër,” përfundoi Juri Dashi.

Projekti “Arena Kombëtare” nuk do të shërbejë vetëm si një stadium me një kapacitet prej 22.500 vendesh, pasi projekti parashikon gjithashtu hapësira zyrash dhe biznesi, si dhe një kullë të lartë multifunksionale.

Kryeministri Rama reagoi në Facebook duke kritikuar ata që i quajti si “kujevënësit profesionistë” dhe hodhi poshtë që basorelievet në qendër të debatit të kenë ndonjë vlerë historike.

“Ato basorelieve që turpëronin edhe Realizmin Socialist, e kanë kryer misionin e tyre të shëmtimit e nuk hyjnë askund si vlerë e trashëgimisë kulturore,” shkroi Rama.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, megjithatë siguroi se “Çdo gur do të pastrohet, konservohet dhe fasada do të restaurohet sipas teknologjive më bashkëkohore siç e ka projektuar Gherardo Bosio…”, ndërsa shpërndau statusin e Ramës për ‘imponim të Arenës Kombëtare me të gjithë rrezatimin e saj’.

Pensionisti Zejqo Muaj, megjithatë nuk është dakord me idenë e imponimit.

“Stadiumi i ri duhet të bëhet, por ai duhet të bëhet ashtu siç e duan njerëzit. Çdo punë duhet të pasqyrojë idenë e një shoqërie të ndërtuar mbi të drejtën,” tha Muaj për BIRN.

“Ne duam t’i lëmë diçka të dobishme brezave të ardhshëm dhe nuk duhet ta bëjmë këtë duke lënë jashtë trashëgiminë kulturore, pasi ajo i përket popullit shqiptar pavarësisht se cilës periudhë,” përfundoi ai.

16 komente në “Shqiptarët kanë ndjenja të përziera për fatin e stadiumit Qemal Stafa”

  1. jari says:

    Mire qe u prish. NUK KISHTE ndonje mrekulli.Ashtu si ishte Bere nuk kishte asnje vlera. Stadium qe do ngrihet ja vlen.Te shikoje dicka tebukur

    1. Toni says:

      Stadiumi e kreu misionin e tij. Tani vendi duhet te perfaqesohet me dinjitet ne arenen kombetare dhe nderkombetare. Stadiumi i ri e paraqet Shqiperine si nje te barabarte mes europianeve dhe jo si je mbeturine ish-komuniste. Prandaj, qaramaneve te Saliut qe duan te shikojne dicka te keqe edhe ke e bukura nuk ju mbetet vecse te fusin bishtin ne shale dhe te heshtin per mosveprimet dhe per vjedhjet qe i krijuan Tiranes dhe mbare Shqiperise gjate sundimit te tyre gjakatar dhe vjedhes. Mjaft me me qarje idioteske per nje plehre qe nuk kishte me vlera.

      1. ay qy says:

        Or ti teveqel,ke quan mbeturine ish-komuniste mor derdimen!? Stadiumi Qemal Stafa i ndertuar nga shteti komunist (bravo i qofte) ishte projektuar nga arkitekte italiane ne vitet e pushtimit fashist. E ai stadium vetem “mbeturine” nuk ishte mor TRAP! Natyrisht qe ai kishte vlera arkitekturore qe per kohen qe u ndertua ishin me te vertete te larta. Por natyrisht ai stadium ka eshe vlera historike dhe historiko-sportive te pazevendesueshme! Per hir te ketyre vlerave duhet qe patjeter te ruhet dicka nga ai stadium dhe ajo arkitekture (qe une mendoj se do te behet)! Sepse po te mendojme sipas mendjes se teveqeleve,i bie qe duhet te prishim edhe keshtjellen e Krujes sepse s’ka piken e vleres arkitektonike dhe aty mund te ndertojme nje Hotel fantastik ?

    2. Qepni Halene says:

      Po haleja Sali e company ju genjeu e sndertoj gje, tashti do keni nje stadium nderkombetar o pis milet qe vetem treslleqe e budallalleqe shikoni mbas cdo gjeje pozitive.

  2. Bardhi says:

    Dear Koqe rob,

    Po ca ka pas stadiumi QS per tu restauruar?!?! Absolutisht asgje. Ka qene 1 “shit whole”. Propaganda e Enverit dhe tashti e k’lyshit te tije Sali Serbit. Po hapni mor syte!!!!!!

  3. Baci i Tirones says:

    Morracaket duan plehra gjithandej, asnje nuk ankohet per plehrat por ankohet se po i prishet nje stadium germadhe dhe i turpshem. nuk ngrene zerin per zbatimin e reformes ne drejtesi sa me shpejt por jane te shqetersuar pse do te ndertohet ndoshta gjeja me e bukur ne kete vend prej shekujsh. sa qesharake qe jane.

  4. Dori says:

    Edhe kur u prish Wembly nuk pati kaq shume zhurme.

    Te qash per nje germadhe si Qemoli ? ? ?

    1. I.Hoti says:

      E vertete ! U prish e u ringrit Wembly Legjende ,….e nuk ka pase kundershtime…..Lereni projektuesit se ‘ne emer te popullit ‘ ……..eshte vepruar me kohe.. e ne emer te korrupsionit e krimit eshte vazhduar…

  5. a.f. says:

    Kush eshte specialist i fushes e kupton se prishja e stadiumit Q. Stafa ka cenuar dhe demtuar ansamblin qe perfshin te gjitha godinat per rreth sheshit Nene Tereza. Ka prishur raportet funksionale dhe estetike te kompleksit, por edhe normativat urbanistike te shesheve, godinave ne raport me kapacitetet njerezore dhe motorrike qe do te rezultojne nga ndertimi i ri. Kjo perben gabimin kryesor nga pikpamja inxhinjerike. Gabimi tjeter flagrant eshte demtimi i trashegimise historike, gje te cilen ne nje vend me tradita dhe popull te qyteteruar nuk do kishte guxuar njeri qe ta bente. E treta eshte se procedura e ketij vendimi nuk ka qene transparente dhe nuk jane pyetur specialistet. Shkaqet kane ne thelb si zakonisht ne Shqiperi, korrupsionin shtetror. Ata te cilet kane firmosur apo perkrahur publikisht k/ministrin nuk jane tjeter vecse cilimij dhe mercenare me te cilet eshte mbushur administrata shtetrore dhe mediat e shitura tek pushteti. Kush ka memorje mund te kujtoje vitin e mbrapshte 1967, kur me “inisiativen” e adoleshenteve te gjimnazit te Durresit u prishen brenda disa diteve shumica e objekteve te kultit ne Shqiperi qe perbenin trashegimi te cmuar kulturore. E fundit, por qe tanime nuk ka vlere, stadiumi i ri duhej parashikuar ne nje zone te re te kryeqytetit, mundesisht ne periferi , ku te parashikoheshin te gjitha infrastrukturat sportive per sot dhe te ardhmen shumevjecare te Tiranes, pse jo edhe te Shqiperise. Projekti duhet te ishte kompleks, kurse ndertimi te behej me faza sipas mundesive ekonomike.

  6. shqiptari says:

    Nje Kauz e denje per Partine Demokratike… sa ordinera paskan qene keta te PD-se more…

  7. Phoenix says:

    Ju te Birn-it beni kurs shqipeje, pastaj shkruani. Se me te perziera kuptohet gje tjeter. Mos beni shtepi shqiptare me tulla angleze.

  8. po pista? says:

    Stadiumi qe u prish ishtje pjese e kompleksit arkitekturor me godinat rreth e qark. Lartesia dhe ngjyra ishte e njejte e ne harmoni me 3-4 volumet kryesore rreth e qark. Stadiumi i ri ka volum uzurupues e shtrengues per hapsiren ku ndertohet.
    Stadiumi i vjeter ishte i vjeter e i rrenuar, por kishte 1-Fushe futbolli, 2- Piste 400 m per aktivitete atletike.
    Pista e bente kompleksin te quhet standrard Olimpik. Satdiumi “qemal Stafa” ishte simboli i sportit Shqiptar, e ku jane bere shume Olimipada atletike. Nuk ishte thjesht stadium futbolli.
    Zgjidhja mund te ishte pa diskutim me e menduar.

  9. sherif belortaja says:

    dy basorelievet e hyrjes nuk kishin ndonje vlere artistike qe duheshin ruajtur. e kryen funksionin per ato vite. tani per stadiumun e ri le te behet nje konkurs per artin qe do zbukuroje hyrjen dhe ambjentet kryesore. ofroini dhe rames nje vend ne gare, mbase e pranon sfiden.

  10. nji uj selite te lutem says:

    Anton marku mund te jet kokrra e katundarit moj ti vajz qe ben kte artikull dhe nuk e ka iden e kti stadiumi se ka rrezik nuk ka hyr kurr ne kte stadium e para dhe e dyta na shqeteson fakti se kta rrugaçet e politikes deri die na u zotuan se do ta ruanin bazorelievin dhe sa filluan punen buldozieret shkaterruan çfar i doli perpara, problemi esht se kryeministri bashk me zbatusit jan nga ata mostra qe si lan nje kujtim kti vendi xhdo gje e ben me qellim shkaterruan ate çfar ishte dhe e deformuan ne diçka tjeter boll qe ti thon te tjerve qe kte e bera un, vetem ne kte vend me otoman ndodh kjo gje se ne ter boten ruhet e vjetra dhe e reja ngrihet diku gjetk,vijm ne vendin ton dhe na duket sikur jemi ne jugosllavi se nuk gjejm as kujtimin me te vogel nga ato qe kemi len, jo se ktu ka plas noj zhvillim i madh por esht nderhyr vetem ne ato gjerat egzistuse sikur behen me qellim kto gjera dhe neper rrugica ku kemi jetuar humbasim se jan ndertuar gjerat ku te munden boll te lahen parat e droges e prostitucionit mir kta se kan nje hall, po ky kurv shteti çfar halli ka qe punon pa as nje plan po si ti teket nje idjoti qe mund te ket te drejt te prishi e te ndertoj siç i do bytha, çesht ky shtet dhe ky organizim mizerabel ne punet e kti shteti ku i ngrihet ne mgjes kryeministrint apo dikujt tjeter dhe i ben ndertimet e shkaterrimet pa pyetur kerken dhe asnje specialist ne kte vend e keni ndertuar shtetin si syt tuaj dhe i beni gjerat si ju do bytha ne kte vend o rrac barbaresh.

  11. ........ says:

    Per çfar mendimi te perzier shkruan ti moj gazetare, ty Tirana te eshte mbushur me malok e fshatar qe nuk e kan iden e funksionit dhe rendesis qe kishte ky stadium me kompleksin e ndertimeve qe shoqeronte ate, po ktu ne TIRAN sot jan mbledhur gjith kafshet kush vodhi grabiti i beri si i beri ca para e bleu shtepi ne TIRAN dhe kan hallin e EDI RAMES apo te SALIUT dhe as qe i rruhet dhe nuk e kan iden e rendesis te kti objekti, por jam i mendimit qe te sjkaterrohet se me kta kafsh qe mban Tirana brenda sot kto objekte nuk kan kurrfar rendesie per kte popull idjot e injorant qe banon sot ne kryeqytet rendersi kan dy gjera ED RAMA dhe SALI BERISHA, kta njerez me mendim per shkaterrim, jan per shkaterrimin e xhdo gjeje vetem shpit mos ja ngacomi edhe neqoftese i kan pa leje se vetem aty nuk jan dakort, e kupton ti zonja gazetare çfar nivel qytetarie ka kryeqyteti sot, per çfar perzierje mendimi na flet zotrote per perzierien e mendimit te njerezve me te bagtive, megjithse harxhoj koh kot se dhe per ty nuk do te thon azgje kto objekte se dhe ti kushedi se nga ke ardhur per vete ne TIRAN.

  12. lexuesi i irrituar says:

    Ne asnje vend te botes nuk pyeten njerezit ne rruge nga qeveria per çdo projekt jo si e doni , me ngjyre apo pa ngjyre. Ne se ate e miraton nje staf specialistesh e me pas qeveria , athere duhet zbatuar brenda afatit e fondit te aprovuar.Nga prapa mund te lehin shume , sepse jane nga ata qe nuk fituan gje dhe fshihen pas arsyetimeve estetike apo tradicionale e kulturale .Lerini te ndertojne diçka , se mjaft keni shkaterruar pergjithe keto vjet , o njerez cmirezinj e dashaket te vendit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール ぽっちゃり

    ラブドール 偽物の人形を購入した場合、写真は見栄えがするかもしれませんが、あまり現実的ではありません。場合によっては、すでに破損して届いており、偽物のハンドバッグのように、数回使用するとバラバラになることがあります。

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje