Deputetja Mesila Doda i është përgjigjur me një letër Komisioneres për Antidiskriminimin, Irma Barakut në lidhje me kërkesën për dënimin e saj nga homoseksualët që udhëhiqen nga Altin Hazizaj.
Ligjvënësja thotë se nuk ka ndër mend të fshihet pas Kushtetutës, ku thuhet që deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prej tij në ushtrim të funksionit.
Ajo thotë se po kërkohet cënimi i fjalës së lirë, madje i lirisë së besimit. Sipas Mesila Dodës mbrojtja e familjes burrë-grua është përçim në sallën e Kuvendit të qëndrimit të shumicës dërrmuese të shqiptarëve.
Askush sipas saj, nuk mund të ndalë sërish besimin në Zot në këtë vend, lirinë e shprehjes së mendimeve dhe qëndrimeve të ndryshme.
Në fund të letrës deputetja kërkon nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, zyrat përkatëse të kontrollit të donacioneve dhe fondeve, Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale të bëhen publike sa fonde jepen, kujt i jepen dhe për çfarë qëllimesh u shkojnë organizatave dhe programeve, të cilat marrin miliona euro, kurse aktivitete e vetme janë, tek dalin në bulevard me biçikletë apo kur shkruajnë letra të tilla?
Këto fonde jepen, ndërsa është shumë e vështirë të mbështeten viktimat e trafikimit, fëmijët e braktisur, viktimat e dhunës në familje.
Më poshtë letra e plotë e deputetes Mesila Doda ndaj Komisioneres për Antidiskriminimin:
E nderuar zonja Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Irma Baraku,
Kisha zgjedhur qetësisht të mos jepja më asnjë përgjigje për një argument që e quaj të mbyllur, ndaj edhe sulmeve personale nga njerëz të njohur, të panjohur apo ish-miq nuk u jam përgjigjur publikisht, pasi besoj se detyrën time e kreva, ndaj asnjë insinuatë apo fyerje, vanitet bosh ekzibicionistësh apo tërbim histerie e vulgariteti nga ata që nuk arritën dot ndryshimin që shpresonin, nuk do kishte kuptim të merrte kundërpërgjigje. Çdo përgjigje e dhënë me këtë rast, thjesht do zvogëlonte rëndësinë e rezultatit që u arrit dhe do vishte me tone absurde protagonizmi një akt që në të vërtetë është qëndrim i një pjese të madhe të deputetëve dhe shoqërisë shqiptare.
Por, pasi u njoha me letrën tuaj dhe me shqetësimin që kishte ardhur nga përfaqësuesit e organizatës LGBT dhe Ambasadës Pink, në të cilën kërkohej dënimi im si parlamentare, meqë në në një fjalim timin kam diskriminuar komunitetin LGBT, jam e detyruar t’ju kthej një përgjigje.
Do ishte krejt e thjeshtë për mua në përgjigje të letrës suaj t’i referohesha Kushtetutës së Republikës Së Shqipërisë – Neni 73 pika 1, në të cilin është shprehur qartësisht: Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prej tij në ushtrim të funksionit.
Me këtë rast çdo debat do përfundonte këtu, me argumentin juridik të mbrojtjes speciale që Kushtetuta i jep fjalës së lirë në sallën e Parlamentit të Shqipërisë.
Por, kjo do të ishte fort e thjeshtë dhe toleruese për atë precedent kufizim-lirie, fjale e mendimi që u kërkua nga një grupim, ndaj zgjedh me ndërgjegje që t’ju dërgoj një sqarim të një lloji tjetër, Ju, palës denoncuese dhe me këtë rast gjithë opinionit publik, e bindur që më shumë se mbrojtja ime opinioni ka nevojë të njohë të vërtetën e një çështje që u mbulua, u fsheh dhe u përdor, e më së fundi po kërkon të diskriminojë fjalën e lirë dhe bindjen e ndryshme në tempullin e fjalës së lirë, në Kuvendin e Shqipërisë.
Nisur nga shqetësimet e shkresës suaj do mundohem të shpjegoj a ishte i nevojshëm një fjalim i tillë në Parlament? A ishte diskriminues? A ishte e ndaluar të përmendja e të apeloja besimin tim dhe të kolegëve në sallën e Parlamentit?
Si deputete e Parlamentit të Shqipërisë kam detyrim të shpreh gjithë shqetësimin tim dhe të mijëra burra e grave shqiptare, për çështje të tilla që sjellin si pasojë ndryshimin e modelit tonë shoqëror të bazuar mbi familjen tradicionale Burrë-Grua dhe fëmijët që rrjedhin nga ky bashkim. Si qënie njerëzore e lirë, si grua, si nënë, si njeri që nuk ka asnjë frikë e drojë të bërtasë për të vërtetat ku beson, kam detyrimin që t’i kërkoj secilit deputet që beson tek të njëjtat vlera, që individualisht të respektojë bindjet e veta, më së pari Besimin e tyre në Zot, Familjen e tyre dhe më pas vendimet politike të forcës ku merr pjesë. E theksoj Besimin, sepse ende paska të marrë që kujtojnë se Zoti është i ndaluar për t’u përmendur e për ta pasur pikë referimi absolute në jetën e tij, familjen e tij dhe në jetën publike po ashtu. Ka nga ata që besimin në Zot e quajnë injorancë, opium për popullin, të papërshtatshëm për ta shqiptuar në publik…e për më tepër, ruajna Zot në sallën e Parlamentit të Shqipërisë.
E nderuar zonjë, Unë besoj në Zot dhe nuk duhet të kem asfare kurajo për ta pohuar publikisht e personalisht, sepse është normalitet, ndaj ta harrojë kush se mundet që besimin tim ta deklarojë të ndaluar për ta përmendur në sallën e Parlamentit a kudoqoftë. E ndjej veten po aq krenare, kur i drejtohem kolegëve e miqve të mi myslimanë e të krishterë, por edhe atyre që ende nuk e kanë gjetur Hyun në jetën e tyre, por që besojnë në vlerat e një shoqërie më të mirë, solidare e në shërbim të jetës dhe i kërkoj që të bashkojmë zërat dhe votat për të ruajtur atë pak që ka mbetur nga një model dashurie dhe ndihme që duhet t’i japim familjes shqiptare që sot është më shumë se kurrë në udhëkryq e sulmuar nga varfëria, mjerimi, mungesa e vlerave, me të cilat u rritën e u edukuan brezat. Besoj në modelin e familjes tradicionale dhe ky nuk është diskriminim për askënd. Besoj se burrë a grua lind e nuk e vlerëson dot një ditë në mëngjes, kur çohesh dhe ndjehesh se ke një gjini tjetër nga ajo që Hyu të dha, kur të solli në tokë, a rasti ta solli nga stërgjysh majmuni për ata që nuk besojnë, ndaj nuk besoj se njeriu e zgjedh gjininë, por e ka dhe e jeton, e respekton atë qetësisht.
Nuk gjykoj e as marr përsipër të shoh se si e jetojnë gjindja seksualitetin e tyre e as të fshehtat e dhomës së gjumit. Bindja ime njerëzore dhe besimi im më ndalon që të diskriminoj a të përbuz dikë qoftë edhe për këtë arsye, por kjo që kërkojnë prej meje është e tepërt. Po kërkojnë të kyçin e të dënonjnë fjalën time në Parlament, sepse do shoqata nuk arritën dot me dredhi qëllimin e tyre për të ndryshuar? Po kërkojnë që të diskriminohet dikush për bindjet dhe besimin e tij? Po kërkojnë të diskriminohet dikush për fjalën e lirë? Kjo nuk ndodh dhe nëse dikush mundet në histeri a disekuilibër momental ta kërkojë. Mbetem përballë në anën e Familjes natyrale, Besimit dhe Fjalës së lirë.
Më së fundi po shtoj një shqetësim timin përkundër kësaj rryme moderne që konsideron si diskriminimin më shqetësues të shoqërisë sonë, atë të homoseksualizmit.
Në këtë vend ka gra të keqtrajtuara e të trafikuara, ka fëmijë shqiptarë e të rritur, romë, ballkano-egjyptas, veriorë a jugorë, jetimë që nisin jetën duke mbledhur mbeturina, duke shitur cigare e duke jetuar çdo ditë të zhytur në mjerim dhe e gjithë shoqëria, përfshirë mua dhe Ju, bëjmë kinse nuk i shohim, të bindur se nuk kemi fuqi të ndryshojme këtë egërsi dhe diskriminim. Nuk shoh programe a fonde, por edhe kur jepen përfundojnë nuk e di se ku. Ky është prioritet, kjo është Shqipëria që ka nevojë për ndihmë, fëmijë, gra e burra, familje që nuk ndihmohen…
Me këtë rast do kërkoja publikisht nga institucionet zyrtare, nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, zyrat përkatëse të kontrollit të donacioneve dhe fondeve, Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale: A mundet të kuptojmë dhe të dimë sa fonde, kujt i jepen dhe për çfarë qëllimeve u shkojnë këtyre organizatave dhe programeve, të cilat marrin fonde miliona euro dhe që aktivitetet e vetme janë, kur dalin me biçikletë në bulevard apo kur shkruajnë letra të tilla?
Kjo do të ishte një pikë e mirë nga ku duhej të niste një e vërtetë që sot fshihet, maskohet e më pas zbukurohet me lobingje të fshehta a të hapura, politikanësh e ndërkombëtarësh. Kjo nuk është çështje diskriminimi!!! Kjo është kryekëput çështje fondesh dhe shumash marramendëse që kanë shkuar nuk e di se ku dhe tash po kërkohen të përvetësohen ende të tjera miliona, kinse ky është një vend ku ka një persekutim të thellë të homoseksualëve. Në të vërtetë e vetmja gjë që doli haptaz është kjo, këtu ka një urrejtje dhe diskriminim për fjalën e lirë dhe mendimin ndryshe. Ky grupim i fuqizuar ekonomikisht dhe i mbështetur politikisht është kthyer në diskriminues, fyes e arrogant. Sulmet dhe fyerjet që kanë bërë ndaj meje nuk janë domethënëse për mua, por për të kuptuar natyrën e vërtetë të aksionit të tyre publik.
Tash e nderuar zonjë, e mbyll këtu këtë përgjigje publike e bindur se Shqipëria ka probleme shumë më serioze e të rëndësishme se kjo. Intimiteti i personit është dimension personal dhe për t’u respektuar. Sjellja e tyre publike, agresioni dhe veçanërisht mjegullnaja e përvetsimit të shumave të pakrahasueshme me çdo problematikë tjetër meriton një qasje shumë më aktive, duke filluar nga Ju dhe Unë.
Finacimet dihen SORROSI e Co. ltd.
Mesila Palma,moj derdimene me surrat majmuni! Po pse moj karagjoze ai “zoti” yt e percakton gjinine e cdo qenjeje moj tyryfycke!? Po te ishte “zoti” qe percaktonte gjithcka,fare thjesht nuk do kishim asnje devijim nga percatimi i “zotit”,cdo gje do ishte ne vendin e vet apo jo!? Apo ti thua se “zoti” tall bythen me njerezimin dhe i ve ne sprove,duke derguar ca bythargetues apo rockelepirse ketej nga anet tona!? Ahh ky “zot” kopuku edhe percakton gjinite e qenieve te gjalla edhe pastaj ben vet ca devijacione dhe i ve ne ngasje njerezit! Ah kopuk zot a kopuk zot,me ke tallesh ti mor pis!? E kupton moj Mesile se nisja jote per mbrojtje te familjes duke u nisur te besimit dhe zoti, eshte nje karagjozllek e asgje tjeter!? Madje nje pikenisje e tille eshte antiproduktive ne mbrojtje te familjes burre-grua dhe ju fetaret vetem sa i prishni pune familjes me keto idiotizma qe thoni! Edhe une si ateist qe jam,jam plotesisht ne mbrojtje te familjes burre-grua,por i nisur mbi baza krejt te tjera,te mbeshtetura ne fakte shkencore dhe historiko-shkencore. Nuk eshte e nevojshme qe ti sqarojme shume keto ceshtje,qe shkencerisht jane pergjithesisht te njohura per marredheniet mashkull-femer,cilat jane qellimet e kesaj marredhenie,qe s’jellin edhe arsyet e krijimit te familjes.Keto jane te ditura dhe natyrisht shume te llogjikshme qe te mbeshtetet familja burre-grua e jo ndonje “familje” tjeter. Por mbeshtetja per kete e kesaj familje tradicionale nuk do te thote mosnjohje e realitetit te devijimeve,sic beni ju fetaret. Ju fetaret nuk pranoni se ka devijime seksuale (sepse sipas jush zoti i ka dhene nje here e mire). Por realiteti njerezor por edhe shkencor i njeh keto devijacione (qofte edhe si devijacione psikologjike,ne mos si organike). Ne ateistet i njohim keto devijacione,sepse besojme se jo gjithcka eshte perfekte nge “i plofuqishmi” dhe se evolucioni ben punen e vet. Keto devijacione ekzistojne per nuk evolojne dhe nuk shumohen (jane shterpe si mushka ? ). Mbeten aty si puna e apandesitit!!! Por jo si puna juaj fetareve,qe nuk e njihni fare “apendisitin”. Perzgjedhja ben punen e saj,por kjo nuk do te thote qe kete perzgjedhje ta marrin ne dore “perfaqesuesit e zotit” sic jeni ju fetaret dhe te vendosni ju “ne emer te zotit”. Keta njerez te devijacionit ekzistojne,jane reale dhe kane te drejte te jetojne jeten e tyre ashtu sic e mendojne. Por ketu ka nje cak ne lirine e te jetuarit,jam dakort. Ata te jetojne jeten e tyre,pa cenuar jeten time.Familja eshte nje bashkejetese burre-grua dhe vetem kjo. Devijacionet le te bashkejetojne si te duan,por nuk mund te krijojne dicka qe quhet FAMILJE. Bashkejetesen e tyre le ta quajne si te duan,por jo famiilje! Nese do ishte ndryshe,natyra do i kishte dhene mundesi qe dy burra apo dy gra mes njeri-tjetrit te krijonin pasadhes ! Por ja qe natyra i ka dhene SHTERPESINE ketyre te devijuarve. Kjo mjafton,perzgjedhja funksionon ?
Ik se kemi halle te tjera. Lexo keto pacavuret.
Pergjigje e drejte dhe e sakte. Fjala diskriminim po shperdorohet per te ushtruar diskrimin ata qe duan t’i imponojne shumices deviacionet e tyre. Ky lloj diskrimini apo imponimi mbeshtete me financime te dyshimta, te cilat duke qene te shumta i bejne arrogante te neveritshem perfituesit e tyre. Dhe kjo arrogance ka arritur te nenshtroje jo pak edhe segmente te pushtetit e te shtetit. Ketu mund te kete edhe korrupsion, i cili eshte melanizmi me i piste qe thyen shume shpina e ndot e qelb edhe shume shpirtra, madje edhe ne institucionet e ngarkuara per drejtesi me paanshmeri.
Financime Sorrosiane, ashtu si Rilindja dhe shitesi i fiqve Veliaj. Ka te bej me axhenden e globalizmit dhe Rendit te ri Boteror, i cili synon skllaverimin e shumices ndaj nje pakice dhe kthimin e rruzullit ne nje diktature satanike. Kete duan ta arrijne gradualisht, duke shkaterruar familjen dhe besimin ne zot, duke degjeneruar brezat qe po vijne me lloj lloj marifetesh, duke promovuar lloj lloj dylberash dhe gjera antivlere, dhe ne fund ti kthejne njerezit ne makineri prodhuese pa vlera shpirterore, pa besim te krijuesi, dhe te ndare e te percare. Kjo Axhende Satanike, i ka rrenjet e thella dhe nje nga protagonistet kryesore eshte George Sorros, kapterri Nr 1, i Rothchildeve dhe Rokfelereve.
Postoi komentet o moderator i Merushes.
adnan kondakci
15 gusht 2016
Mesila, te lumte dora per shkrmin qe ke bere. Le te sherbeje ky shkrim per sensibilizim real te opinionit shqiptar se organizata LGBT eshte ne grup i vogel mashtruesish, qe kane gjetur si rruge pasurimi xhvatjen e fondeve nga Europa. E tmerrshme! Miliona euro cdo vit vetem per nje demonstrim qesharak me 17 maj. Kontrolli i Shtetit te beje transparencen e ketyre fondeve.
Shenim: Cmendojne anal-istet Lubonja, Zheji, Fevziu, Shkullaku, Peka, Bushatlliu e Co, per shkrimin e zonjes Doda? Apo prej grazhdit te LGBT muk del gje per ju?
NUK E DITKAME QE “sume qimet dhe lesbiket” MARIN DONAZJONE,per ti “Rregulluzar” Epshet Bythes….
Ne Shqiperi ka njerez pa Buke…dhe na u dhenkan Donacjone per Lesbiket????Dhe sumeqimet???nuk u ka rene ZJARRI DHE TI DJEGE KETA TE SEMURE..
Bravo deputetes Doda,
Duhet transparence per fondet. Altin Hazizaj ka 7 organizata nen nje cati, perfshire – mbrojtene e femijeve, alo 116, shoqaten LGBT etj. Po ku shkojne keto fonde?
Anetare te LGBT po e braktisin shoqaten pasi agje nuk behet per ta megjithese parate merren ne emrat e tyre.
TURP!
Te respektohet komuniteti LGBT por te vihen perpara pergjegjesise personat qe abuzojne ne emrin e tyre!
Vetem pse e quan VLERE ,BESIMIN TEK ZOTI, une nuk do te te votoja kurre.Sa per familjen,ajo nuk rrezikohet nga homoseksualet,burra apo gra qofshin.Cdo njeri nga ne eshte rritur ne familje dhe pamvaresisht nga zgjedhja (burre-grua;-burre-burre apo grua-grua),prap deshiron te jetoje si nje familje.Kjo pakice nuk e detyron shumicen,mos na cudisni.Sa per ndihmat nuk mund te shprehem sepse nuk e njoh problemin.Sipas mendimit te kesaj Melise,qe te deklaroje se beson tek Zoti eshte me se normale,dmth te mos besosh qenka anormale.Ku je VOLTER ,DIDERO e shume te tjere qe na mbyten imamet neper xhami e ne parlament.Shoqeria do arsim dhe zhvillim dhe jo flamurtare te abskurantizmit fetar,te nenshtrimit te personalitetit nga injoranca fetare.Nuk do dishepuj dhe frymezues te prapambetjes,aq me teper ne parlament.