Aleksandër Vuçiç në konferencë me Joe Biden: Rama sërish vizitë në Serbi

16 Gusht 2016, 20:18Rajoni TEMA

Kryeministri Edi Rama së shpejti do të zhvillojë një tjetër vizitë zyrtare në Serbi, pas asaj të vitit 2014.

Kështu ka bërë të ditur Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç, i cili gjatë konferencës së përbashkët me zv/Presidentin e SHBA Joe Biden që po zhvillon vizitë në Beograd, tha se shumë shpejt do të presë në takim Kryeministrin Rama dhe zyrtarë nga Kosova.

Vizita e politikanëve kosovarë në Serbi është zhvillim i rëndësishëm, duke pasur parasysh faktin se Serbia nuk e njeh Kosovës si shtet të pavarur.

Kreu i Qeverisë serbe nuk ka bërë të ditura detaje të tjera të vizitës së Ramës në Beograd që nuk ka një datë zyrtare se kur do të ndodhë, ndërkohë që as Qeveria Shqiptare nuk dhënë asnjë detaj për këtë vizitë.

Gjatë bashkëbisedimit me zv/Presidentin e SHBA, Kryeministri serb theksoi se duhet që të përmirësohen marrëdhëniet me shqiptarëve dhe serbëve.

“Duam që shtetin tonë ta zhvillojmë, por normalisht edhe t’i ruajmë interesat tona nacionale. Për ne si Qeveri por edhe për mua personalisht nuk ka qenë problem që të marrim përgjegjësinë për gabimet e bashkëkombasëve.

Këtë duhet ta bëjnë edhe të tjerët, janë vrarë shumë serbë e shqiptarë. Duhet të merremi vesh e jo të shikohemi përmes nishaneve”, është shprehur Vuçiç.

1 komente në “Aleksandër Vuçiç në konferencë me Joe Biden: Rama sërish vizitë në Serbi”

  1. Bekimi says:

    Pra, kërokhet të barazohet krimineli me viktimën. Dhe jam pothuajse i sigurt se edhe kësaj radhe shqiptarët do të bien prè e të ashtuquajturve miq- amerikanë, duke pranuar ndëshkimin në saj të pamundësisë për të bërë drejtësi- Drejtësi për kaq gjatë mohuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje