Armina Mevlani: S’kam qenë asnjëherë e varfër, më sulmojnë politikisht për shkak të Zenit

17 Gusht 2016, 12:42Lifestyle TEMA
Armina Mevlani: S’kam qenë asnjëherë e varfër, më

Për Armina Mevlanin duket se gjithçka shkruhet përbën interes publik e politik. Ajo në një intervistë për mediat rozë i është përgjigjur akuzave që në publik janë bërë për të, shkruan revista Who.

Është e vërtetë se ke qenë e varfër? Sa ka ndryshuar jeta jote nga ana materiale pas lidhjes me djalin e ish-Kryeministrit?

Të jesh i varfër nuk është antivlerë, megjithatë unë nuk kam qenë dhe nuk jam ndjerë kurrë e tillë. Kam qenë fëmijë i vetëm dhe falë prindërve që punonin shumë, me punë dhe projekte që justifikonin kërkesat tona familjare, nuk më ka munguar gjë në raport me dëshirat që kam pasur. Kjo është ajo që unë do t’ia di përjetësisht prindërve të mi për faleminderit… Ne kemi qenë një familje normale, prindërit e mi bënin punë të ndershme dhe kanë qenë të suksesshëm në sferat e tyre. Jeta ime ndryshoi në vitin që unë u shkëputa prej tyre dhe fillova punë vetë në një revistë mode pasi doja që të isha e pavarur ekonomiksht. Shkëlzeni erdhi në jetën time vite më pas dhe sigurisht edhe ai si partner më mbështet çdo ditë në punën time.

Armina si i përgjigjesh këtyre akuzave? A të kanë lënduar ato, apo rreshtat në artikujt që lexon për veten? Përse mendon se të sulmojnë?

Së pari une nuk kam lexuar akuza, por ofendime vulgare me gjuhë rruge. Injorimi është mënyra e duhur për t’u përgjigjur. Nuk më lëndojnë, sepse janë shpifje të mbushura me mllef dhe aspak të vërteta. I kuptoj ata që vënë emrin poshtë këtyre shkrimeve të porositura pasi është më e thjeshtë ta fitosh bukën e gojës duke shitur emrin. Arsyet e sulmit janë politike për shkak të lidhjes sime me Shkëlzenin, por unë nuk kam ndërmend as të përlyej njerëzit e mi e as të përlyhem vetë në shpifjet e politikës. Kam zgjedhur një rrugë tjetër dhe askush nuk më tjetërson dot.

20 komente në “Armina Mevlani: S’kam qenë asnjëherë e varfër, më sulmojnë politikisht për shkak të Zenit”

  1. nn says:

    uauuuuuuuuuuuuuuuu……………………….Armina kjo?

    1. ☆~Gopisti i NSHRAK-..ut~☆ says:


      @ A&Zen
      ?
      Dhe tani që punët
      I vutë në vijë
      Ne na lumturoni
      Me dy tre, fëmijë.
      ?
      Frut i “dashurise”
      Me pasoja e shkaqe
      Zen Karadyzeni
      Babë, me tre barqe!
      ?
      Modelja Armina
      Shumë na ka prekë
      Po dum ne ca foto
      Pa grim, e pa brekë.
      ?
      Dum ene ca foto
      Shtatzan e pa brekë
      Dum ene nji princ
      Nga princnori Lekë.
      ?
      Ja, për këto lajme
      Po vun shum Shqipria
      U shkërdhy Armina
      Apo E. Zaharia!
      ?
      P.S.
      Po udhheqsi dashur
      Na ka lon pa gojë
      Fytyrën e Zahos
      S’do të na tregojë ?

      1. xhemilja says:

        Nuk i’a vlen me komentu, se mjafton kjo rime!!!
        I modh ky Gopisti.

  2. TJ says:

    E shtrenjta Armina! Nuk po te sulmojne politikisht,por realisht! Dikush te akuzonte, se po ben qejf me para, qe jane te gjakosura, me gjak femijesh! Ky nuk eshte sulm politik! Kjo eshte e verteta! Zeni dhe ti, bashke me familjen berisha, i kane duart me gjak ashtu si Makbethi me mbretereshen! Me gjak! Do te vije dita kur do te ngrihesh naten dhe te kerkosh te lash duart nga gjaku i femijeve ne Gerdec!

  3. nn says:

    ne analogji …. edhe prinderit e mi kane punuar shume dhe kane qene te ndershem dhe te suksesshem ne profesionet e tyre; edhe ne kemi bere nje jete te mire dhe mua nuk me ka munguar asgje, une dua ti falenderoj prinderit e mi; nuk kam qene vajze e vetme, kam nje moter, por te dyja kemi jetuar mire ne familjen tone; natyrisht qe jeta ime ndryshoi kur une u shkeputa prej tyre dhe fillova pune vete (profesionin e kam inxhiniere), por kishte veshtiresi, megjithese rroga nuk ishte e keqe; edhe mua me erdhi burri im me pas, i cili me mbeshteste dhe me mbeshtet ne te gjitha gjerat qe bej ……. asgje nuk ndryshon ne parim …..

    ne fakt une nuk kam nje dyqan te shtrenjte tek ish-blloku; nuk bej dot me dhjetera here pushime “jo-luksoze”, megjithese punoj shume dhe rrogen nuk e kam te keqe me standartet e vendit tim; nuk e kuptoj ku me calon puna…. me ndihmon dot njeri? pse nuk me nxjerrin edhe mua neper faqet e gazetave dhe te me ofendojne me gjuhe rruge…. vertet nuk e kuptoj…………………………………….

    po te behej ne kohen time Miss Shqiperia, me siguri do isha pretendente per fituese, sepse te gjithe me thoshin qe isha shume e bukur; me krahasonin edhe me nje artiste hollivudi, por jo me Merlinin

    hahahahahahahaha………………………………………

    1. ben tirona1 says:

      Hej,kesaj i thone kur ske pune tjeter merresh me budallalliqe!Cfare faji ka kjo vajze dhe kushdo vajze ne ate moshe qe percjell fotografi dhe tekste permes medias,qe ne kete kohe ne bote eshte me se e cmendur?!Perse duhet te fyhet ajo,kur si te gjitha gocat jeton jeten dhe e paraqet?
      Lereni vajzen te qete ,o njerez pertac dhe cmironjes,llafazane dhe bythlepires !Ajo po ben ate ,qe cdo vajze po ben gjithkund dhe te gjitha vajzat do te deshironin,jeten e saj!Mos ia nxini jeten dikujt,sepse ju nuk e keni apo partiakisht mbeshtesni nje force kundershtare nga ajo e Zenit,apo babait te tij,Sado te poshter te jene ata ,vajzes smund tia mohoni kenaqesine e moshes dhe faktin qe te gjitha vajzat ne bote,edhe ne katundet me te humbura te Shqiperise ,kerkojne te gezojne jeten ne moshen e rinise.Hajde tung dhe mos mbetshi nje shoqeri inatcore dhe dembele(me duket se kjo eshte turke,e huazuar,apo ….)

      1. nn says:

        @ ben tirona1 – pune kemi boll, por ne pushimin e drekes hapim ndonje gazete te lexojme ndonje lajm, dhe fup – lajm na del vetem kjo cupa, a thua se nuk ka te tjera, si cupa jote o ben tirona1, apo e imja, apo te gjitha ato cupa qe e bejne nje jete te lumtur;
        faj …….. nuk po flet njeri per faj, as inat nuk e kemi, dhe vertet ka shume goca qe e jetojne jeten dhe e paraqesin nepermjet fotove, por qe as ti e as une nuk i shohim kund, sepse vertet e bejne per kenaqesine e tyre
        ……….. “te gjitha vajzat do te deshironin jeten e saj”…………… mos i fyej vajzat ore djale, ka plot qe nuk e duan jeten e saj, sepse nuk mund te bejne qejf me gjakun e njerezve te thjeshte….ka akoma moral kjo shoqeri…………

        sa per partiake – nuk kemi permendur fare politike ketu, por mesa duket, ty te kane vendosur avokat mbrojtes keta te partise ………………

        urojme vertet qe vajzat dhe djemte e botes, shqiperise me gjithe katundet me te humbura te saj, ta gezojne jeten ne moshen e rinise dhe nuk kemi asnje inat; ndersa sa per dembele – nuk ke te drejte te na gjykosh kur nuk na njeh, …………………

        tung……..tung

  4. Emigrant says:

    Ke te drejte ti shet trupin per te jetuar mire Por une jam shume I sigurt se Ju do jeni e para qe do ta braktisni ate klloun nje rast se Ai do te thiret nje dite per 26 viktimat e Gerdecit

  5. Mos me thuaj qe nga puna jote jeton ne luks.Arben Mane e te tjere gazetare jane ata qe na hapin syte ne qe nuk jetojme ne Tirane.I falenderojme e ti mos i quaj rrugace se fladin gjuhen e te vertetes.Respekte!

  6. Dervishi says:

    Armina e ka kerthizen apo kethizen, si si qi i thome ne kendej, ma sexy ne Ballkan

  7. astrit says:

    Pse e kruan kot moj goc. Te pelqejne sharjet, ofendimet dhe mallkimet, dosmosdo edhe per shkak te atij qe ke marre dhe qe e urren mbare Shqiperia.

  8. TR says:

    Uaaaaaa na cuditi !!

  9. sa idjote. pse e more sypeshkaqenin, a ka ndonje zgjuare, te kish qene I zgjuar e me mend nuk kishte marre grua 35 vjecare e me dy femije kur akoma nuk I kshte bere 25 vjec. dhe ke mori, vajzen e kushririt, e cfare shkolle ka krye. a shkelqen ne ndonje gje profesionale, a po e more se eshte I I virgjer. pika moj armina sa budallacke na qenke. sikurte ishte mesues me 500 000 leke t vjetra rroge, I martuar e me dy femije nuk ma merr mendja qe e kishe zgjedhur. e ke zgjedhur se ka leket e gerdecit e te tjera e ka me shumice. sa taksa paguan me duqanin tend.ndoshta edhe ti nuk ke qene e virgjer, e shkelzeni nuk e ka problemate pune jane soji I tille. te na rruani e te rrofte sypeshkaqeni I virgjer.

  10. Shoku shpati says:

    Mos e caj koken armina kush te shan te do.

  11. Z.MERO; ME FAL QE PO BEJ INFORMATORIN APO “SPIUNIN”, POR NGA BRENDA AMBASADES BRITANIKE NE TIRANE KA DALE, SE KA DISA DITE ARMINA MEVLANI QE KERKON VIZE PER TE HYRE NE ANGLI. POR KJO PO I VONOHET SEPSE NE AMBASADEN BRITANIKE PO I KERKOJNE FINANCAT SA I KA E SI I KA SIGURUAR, NDERKOHE QE AJO I KA PARAQITUR ZYRES KONSULLORE KARTAT E KREDITIT TE SKELZEN BERISHES SI TE BANKES INTESA-SANPAULO DHE TE CREDIENS ME KODET E SHKELZENTI. AKOMA SI ESHTE DHENE VIZA SEPSE PO INVESTIGOHET NE KETO DY BANKA PER KARTAT E KREDITIT TE SHKELZEN BERISHES… POR DUKSHEM NE AMBASADE KANE FILLUAR HETIMET SIPAS STILIT BRITANIK.

  12. K says:

    Lavirizmi është fenomen është mjaft i përhapur në shqipëri, kjo është shembulli praktik.

  13. mirel says:

    S’kishe nevoje te na tregoje qe je loqe.
    Te varfer apo te pasur, te gjithe kane qene njelloj, dhe kjo nuk eshte shenje turpi.
    Te gjithe nga apartamentet vijme.
    Problemi eshte se tere “te varfrit” si puna jote dhe e plerave te tjera me te cilet ti rri, u moren me politike dhe grabiten Shqiperine dhe shqiptaret.
    Ky shtrese e felliqur qe sot quhet elite, vjen nga i njejti nivel si te tjeret qe sot perballe teje jane te varfer.
    Pote kishe perdorur jete llogjike, nuk do e perlyeje veten kaq shume me kete llum
    Po kur pretendon te diferencohesh sikur ishe familje e vecante ne Shqiperi kjo eshte qesharake.
    Si te thuash qe tere qurrashet e qeverise dhe parlamentit duke nisur nga Berisha, Meta, Ahmeta , Ruli, Luli , miu dhe Ramiu, paskan qene te pasur para viteve 90.
    Krimi i beri te pasur. Dhe jo zotesia.sene kohen e xhaxhit maximumi sekkrekare ishin, ose pastrues bythe te Andi Bushatit.

  14. mami says:

    eh moj cupe! Kellire ke qene, je dhe do te mbetesh! Te fala mamit….

  15. ??? says:

    Kjo ka filialin e Micheal Kors ne Tirane!!!
    Filiali besoj i ka kushtur te 300K $ plus cfar garancishe i ka dhene kompanise qe filiali nuk do falimentoj dhe sic thote qe ka mare kredit cfar garancie i ka dhene bankes qe kerkon 1 1/2 e credit!!
    Keto duhet ti kerkohen kesaj dhe jo budalliqe qe pyesni ju gazetaruc,cfar bere me Zenin,si e njofte Zenin e sh pyetje banale qe i bejne.
    p.sKa te drejte te bej cte doje thjesh ti pergjigjet pytjeve ku i gjete $$$.

  16. Ali pashai says:

    Shiko kush flet, kjo qe jeton duke shitur bythen! Po ik moj dava kara(k…)vidheje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje