Gjykata liron vrasesin e turistit rus: Nuk përbën rrezikshmëri të lartë për shoqërinë

18 Gusht 2016, 19:45Kronika TEMA

Gjykata e Apelit ka liruar biznesmenin Fatmir Kuçi I akuzuar si vrasës I turistit rus në Himarë. Gjykata ka deklaruar  se ndaj biznesmenit Kuçi nuk ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë se ka qenë ai që e ka aksidentuar turistin.

Apeli argumenton se Kuçi nuk përbën rrezikshmëri të lartë për shoqërinë dhe se nuk ka rrezik që ai të arratiset gjatë procesit gjyqësor.

Apeli vlerëson se Kuçi ka qenë bashkëpunues me drejtësinë dhe nuk i është shmangur asajt.

Vetë Fatmir Kuçi pretendon se e ka gjetur të aksidentuar dhe thjesht ka tentuar ta ndihmojë.

Lirimi i Kuçit u paralajmërura qysh ditën e arrestimit të tij. Ai njihet si mik i familjes së Lulzim Bashës dhe sponsor i PD. Basha, i cili ka bërë deklarata dhe për aksidente automobilistike, nuk foli për rastin në fjalë.

 

4 komente në “Gjykata liron vrasesin e turistit rus: Nuk përbën rrezikshmëri të lartë për shoqërinë”

  1. tfgs1 says:

    pra,thene ndryshe nuk do te vras tjeter njeri…………..!!!!! keto idiotsira degjohen vetem ne Albanistan!

  2. undefined says:

    normal, qe do e lirojne. e kane doren e vete ata. por po te ishte serioze policia jone, e linte te arrestohej jashte dhe te rrinte ne burg atje, jo ketu, ku gjykatat mbajne ende me “hater” kriminelet.

  3. Arben says:

    HAJDE DREJTESI HAJDE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje