PD: Ja zyrtarët e policisë të implikuar në trafikun e drogës

18 Gusht 2016, 14:15Kronika TEMA

Partia Demokratike, përmes sekretarit për rendin dhe sigurinë Enkelejd Alibeaj ka publikuar sot të tjera të dhëna për funksionarë kyç të shtetit të përfshirë në biznesin kriminal të trafikut të drogës.

Qerim Aliaj, drejtor i Kufirit në Shkodër. I implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike përmes kalimit në Malin e Zi. Më parë, kur ishte drejtor kufiri në Gjirokastër organizonte kalimin e drogës në Greqi. Në tre raste të kapjes së sasive të mëdha të kanabisit në vendin fqinj, Aliaj ka mbyllur çështjen duke mos kryer asnjë verim hetimor”, ka deklaruar Alibeaj.

Sipas tij, një tjetër emër është ai i Gëzim Zhupës, drejtor i Kufirit në Vlorë, “lidhje e ngushtë e ministrit Tahiri dhe hallkë kyçe në kalimin e tonelatave me drogë në Itali me peshkarexha”.

Sokol Çelaj, drejtor rajonal i Kufirit në Vlorë, i përjashtuar nga policia në vitin 2002. Me rikthimin në vitin 2013 në polici, konkretisht në Vlorë, është drejtuesi kryesor për trafikimin e lëndëve narkotike të forta kokainë dhe heroinë në bashkëpunim me Albert Patën, ish-drejtor i Njësisë Operacionale”, ka bërë me dije Alibeaj.

Ai ka theksuar se këto janë informacione të konfirmuara nga autoritetet partnere. “Albert Pata, me Edi Ramën u emërua drejtor i Forcës së Posaçme Operacionale. Informacionet e shërbimeve partnere e nxjerrin të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike nga Lazarati në drejtim të Italisë dhe Greqisë”, ka vijuar Alibeaj.

Një tjetër emër i përmendur prej tij ka qenë ai i Artion Dukës, drejtor i Forcës së Posacme Operacionale, i cili sipas PD është i lidhur drejtpërdrejtë me Emiljano Shullazin dhe ka manipuluar provat në ngjarjet kriminale të Kasharit dhe në rrugën e Kavajës, në Tiranë, pak vite më parë.

Mes emrave të tjerë të përmendur nga eksponenti i partisë më të madhe opozitare figurojnë: Ermal Muça, zv/drejtor i Policisë së Tiranës; Arben Skëndo, drejtor i përgjithshëm i SHÇBA-së; Taulant Kondi, zv/drejtor i përgjithshëm i Antikontrabandës; Genc Merepeza, zv/drejtor i përgjithshëm për Kufirin dhe Emigracionin; Zija Çela, shef komisariati në Korçë.

“Ky është realiteti i drogës, i këtij biznesi qindra milionë eurosh që po pasuron një grusht njerëzish rreth Edi Ramës, dhe po mbyt ekonominë e ndershme, po shfrytëzon çdo aset të vendit, po shfrytëzon mjerimin e varfërinë e të papunëve dhe po sjell krime, vrasje e hasmëri në shoqërinë tonë”, ka shtuar Alibeaj.

6 komente në “PD: Ja zyrtarët e policisë të implikuar në trafikun e drogës”

  1. peoples says:

    Edi Rama ….mos bej mek mek….O mbyllja gojen ketij ordineri nga sektori Seman Fier ose shporru se nuk ka dy te verteta.Ka prokuror gjykates dhe sejcili te mare ate qe i takon.

  2. shqip says:

    ky shoku ka shume te drejte. po per çfare? ja ashtu, ka te drejte dhe pike. po na e argumento, pse ka te drejte? hiç ja, ashtu per sport. me kujtohet humori i portokallise sa here dalin ne ligjerime keta te radio shqupit. po ç’faj ka edhe enkelejdi. atje semuresh qe ne oborr. semundjes se doktor dambllase s’i ka shpetuar njeri deri me sot. kush futet ne org e pedereve, behet pede.

  3. peoples says:

    Ju lutem tema pse nuk e vendosni komentin tim rreth 2 te vertetave????????Keni filluar te beheni selectiv.Nuk eshte mire keshtu Mero vellay.

  4. kapiteni i parafundit says:

    andej nga fundi ja ka fut pordhes.
    sepse ky esht bisnes fitimprures per ata qe e bejn dhe per ata qe jan perreth.
    nese fito kojshiu I’m perfitoj edhe un.
    nese kojshiu esht morracak atehere morrat e tij me vijn edhe mua.
    por ky I pedese ka hall tjeter. esht ceshtje rivaliteti ne drog.
    der dje e kishin kta drogen. tash qe kan ngel pa pare po bejn sikur po e luftojn,por po te vijn ne pushtet do ta bejn lazarat krejt shqipnin dhe kosoven.
    ky alibeaj nuk e ka hallin ke krimi. ky e ka hallin se I ka ik monopoli I drogs ktyne qe kishin lazaratin si krenari.
    droga esht bisnesi qe do vazhdoj sa t jet njerzimi. kush e njef kte bisnes njef te ardhmen. kush e ben ben pare. ai qe e lufto ha care.

  5. vlonjati says:

    I dashur Alibeu, do te te lutesha shume qe te gjitha provat qe keni per keta persona te implikuar kaq rende ne boten e krimit, ti dergoni ne prokurori dhe ne ambasaden amerikane, se boll na ngopet me deklarata te pafundme per x-in dhe y-in. Tani me ne fund keni emra konkrete, cojini provat ne organet kopetente, faleminderit

  6. edi shanc says:

    po re nipi isa toskes vellane,e nxore nga burgu nuke na the

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje