HISTORIKU/Vrasjet nga të sëmurët mendorë ndër vite

17 Gusht 2016, 00:27Kronika TEMA

Vrasja makabre e 12-vjeçarit në Vlorë nga një i sëmurë mendor, nuk është i vetmi rast që ngre alarmin se çfarë duhet të bëhet me këta persona, si duhet të trajtohen, pasi janë kthyer në një rrezik të përhershëm për shoqërinë.

Ja disa nga krimet e kryera nga të sëmurët mendorë ndër vite:

Dibër, 23 tetor 2007

Në Dibër më 23 tetor 2007, 19-vjeçari, Shpëtim Ziza vret dhe përçundon 10-vjeçarin nga Peshkopia, Bekim Cenga.

Trupi pajetë i 10­vjeçarit Cenga u gjet në një përrua afër fshatit Tomin të rrethit të Dibrës, 7 km larg Peshkopisë, 5 ditë pas zhdukjes më 23 tetor 2007. Një ngjarje që tronditi mbarë opinion publik.

Berat, 2011

Në vitin 2011 në Berat, një 10-vjeçar u vra, pasi u godit me sende të forta nga një sëmurë mendor. Ngjarja ndodhi në fshatin Donfros të Beratit dhe autori Hysen Senka rezultonte me kartelë mjekësore.

Durrës, 2013

8 prill 2013, një 51-vjeçar me probleme mendore vret nënën e tij, e vetmja që kujdesej për të. Krimi i rëndë brenda familjes ndodhi në fshatin Kullë të Durrësit pas një debati për motive të dobëta.

Djali e goditi nënën e tij, me drutë që përdorte për ngrohje, derisa i ka shkaktuar vdekjen.

Vlorë, Dukat 14 gusht 2013

Në Dukat të Vlorës, në 14 gusht 2013 një bari, vret një person dhe plagos një tjetër.

Xhezar Hysa, 45 vjeç nga Mollasi i Elbasani, u deklarua nga policia si person me probleme mendore, i cili kishte marrë trajtim në spital, por ishte lënë më pas i lirë.

Vrau, Shedat Vangjeli, 62 vjeç, si dhe plagosi Bexhet Bodaj 59 vjeç.

Laç, 4 mars 2014

Një i sëmurë mendor terrorizon Laçin, qëllon me breshëri automatiku në mënyrë të pakontrolluar, duke vrarë dy vëllezër brenda në një lokal dhe pasi del jashtë qëllon sërish në mënyrë pakontrolluar duke plagosur dy kalimtarë të rastit.

Viktimë mbetën vëllezërit Andrea Cara dhe Endri Cara. Altin Piroli, rezultonte sipas policisë së qarkut të Lezhës person me probleme mendore.

Tiranë, 1 prill 2015

Një 46-vjeçar me të meta mendore, vrau me kazmë babanë e tij 82 vjeç, me të cilin banonte në një shtëpi private në Kinostudio.

Policia e Tiranës arrestoi autorin e vrasjes, Simon Prifti, 46 vjeç, Babai i tij, Piro Prifti, 8-2vjeç, kishte denoncuar herë pas here dhunën e ushtruar nga i biri, por nisur nga gjendja e tij mendore, nuk ishte marrë ndonjë masë.

Durrës, 14 gusht 2016

Arben kabashi, i sëmurë mendor, dhe i cili rezulton me kartelë mjekësore në spitalin psikiatrik të Elbasanit pasi vuan nga skizofrenia, mori peng kushërirën etij të mitur vetëm 11-vjeç duke kërcënuar se do ta vriste me thikë.

Fatmirësisht në këtë rast policia mundi të ndërhyjë në kohë, duke neutralizuar 46-vjeçarin.

Spitali i Elbasanit tha se ai u la i lirë pasi u rehabilitua, por a kishte ndodhur vërtëtë kjo gjë. Babai i së miturës deklaroi se ky ishte rasti i tretë që ata kërcënohen nga 46-vjeçari. / BW

1 komente në “HISTORIKU/Vrasjet nga të sëmurët mendorë ndër vite”

  1. Psyko says:

    Ju si gazetare nuk keni idene se cili eshte perkufizimi i semundjes mendore. Keto teza qe ju po hidhni ketu perendimi i ka braktisur qe ne vitet ’60. NUk ka me cmendina por qendra rehabilitimi ku te semuret trajtohen dhe pergatiten qe te jene te afte te jetojne nje jete sa me afer normales. Nje pjese fare e vogel pacjentesh qe jane forma ekstreme te semundjeve mbahen nbyllur ose “institucianalizohen” Thjesht kuriozitet ne nje Institut psikiatrik ne vitin 1990 kishte rreth 5500 te shtruar dhe sor ka rreth 150. NUk jane shtuar as rastet e dhunes nga keta te semure qe sot jane “jashte” spitalit, dhe nuk ka me shume vrasje nga c’kishte me pare.

    Ndersa ne Shqiperi duke qene qe gjithe sistemi shendetesor eshte nje kaos i vertete, dhe psikiatria operon me metoda sovjetike te viteve 50 normal qe dhe format me te lehta te semundjeve psiqike lihen te dekompensojne dhe te kryejne krime makabre si keto me lart. Per te mos folur qe diagnozat jane shume te dyshimta. Antisocialet nuk jane te semure psiqike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje