Numbeo: Shqipëria, e ekspozuar ndaj krimit

17 Gusht 2016, 15:18Kronika TEMA

Shqipëria renditet në vendin e 57 nga 118 vende të marra në analizë sa i përket krimit. Është Numbeo, një nga bazat më të mëdha të të dhënave, që ofron klasifikimin për periudhën e mesvitit 2016. Numbeo e klasifikon Shqipërinë si një vend të ekspozuar ndaj krimit me Index 45.97, ndërsa Indeksi i Sigurisë llogaritet në 54.03. Sipas renditjes së Numbeo-s, vendi ynë paraqet një situatë më shqetësuese të krimit edhe në krahasim me shtetet fqinje apo ato të rajonit.

Kështu, Indeksi i Krimit në Serbi është 39.95, në Maqedoni kjo shifër llogaritet në 38.50, në Greqi 39.40.

Në vendin e parë për shkallën e lartë të krimit renditet Venezuela, ku ky indeks është 84.92. Koreja e Jugut është vendi me indeksin më të ulët të krimit, me 14.99.

Në kontinentin e Europës, Shqipëria renditet si vendi i 6 për nga kriminaliteti, ndërsa vendin e parë e mban Ukraina, me indeksin 49.43.

Por, me ngushtimin e rrethit të klasifikimit gjeografik, duke iu referuar rajonit të Europës Jugore, Shqipëria ndryshon ngjyrë në hartë. Indeksi e rendit në vendin e dytë pas Malit të Zi (48.64). Më pas vendi ynë ndiqet nga Italia, Bosnjë–Hercegovina dhe Serbia.

1 komente në “Numbeo: Shqipëria, e ekspozuar ndaj krimit”

  1. kasem alien prointen says:

    “e ekspozuar ndaj krimit” apo kriminele?!
    se,e ekspozu karshi krimit ,merr pamjen e viktimes se krimit,a asaj qe behet pre e krimit.
    ne fakt shqipnija dhe shqiptaret jan promotor,autor,veprues,nxites,manifestues,flamurmbajtes,rekordmen,prijes dhe udheheqes te krimit nderkombetar e nderplanetar e universal madje!
    vetem nje forc madhore dhe nje ligj hyjnor si ajo aliene do ta mposht kte kerrbishte te zez te se liges qe quhet shqipni.
    vetem degdisja e shqiptarve ne internim interplanetary ne ndonje planet tjeter do ta pshtoj globin toksor nga katastrofa natyrore kriminale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje