Të burgosurit në Trikala të Greqisë do të zhvillojnë sot një greve urie 48 orëshe pas vdekjes në rrethana misterioze të lezhjanit Pëllumb Marnikollaj në Rajonin e Policisë, Agio Lavro.
Një shok i Pëllumbit, i burgosur në Trikala flet për Neës 24 dhe tregon të gjitha veprimet që do të ndërmarrin për të gjetur drejtësi.
“E kisha shok Pëllumbin, kemi qënë bashkë në burg. Ai u la i lirë 3 muaj më parë. Ishte tip normal dhe i qetë. Në 2008 u dënua për ca vjedhje që s’kishte lidhje.
Me ka thënë që babai i tij kishte një linjë autobusësh dhe s’kishte nevojë as të vidhte e as të bënte gjëra të tilla”.
Fabio Dushku thotë se të burgosuri i kanë dërguar një peticion ministrisë së drejtësisë për të zbardhur ngjarjen, ndryshe do të ketë përshkallëzim të grevës.
“Sot nisëm grevën 48 orëshe me të dënuarit e tjerë. Kemi çuar një letër në ministrinë greke të Drejtësië. Si fillim do mbajmë një grevë 48 orëshe, do kemi edhe reagime të tjera”,- vijoi ai.
NGJARJA
Viktima kishte një vendim gjykate detyrim paraqitje në polici dhe ai si zakonisht ishte paraqitur për të firmosur në polici duke respektuar ligjin dhe vendimin e gjykatës, me mendimin të rikthehej sërisht në shtëpinë e tij, por ka ndodhur krejt ndryshe, Marnikollaj u paraqit për mos tu kthyer më kurrë.
Pasi ka humbur kontaktet telefonike me shokun e tij, ky i fundit është shqetësuar dhe është vënë në kërkim të shokut,.
Kanë qënë shokët e viktimës që i janë drejtuar avokates greke Maria Konstantopoulou për ndihmë e cila menjëhere ka shkuar në Rajonin e Policisë Agio Lavro në lagjen Ano Patisia të Athinës, ku është informuar se i riu shqiptarë nga Lezha kishte ndërruar jetë dhe ndodhej në morgun e një spitali aty afër.
Avokatja ka gjetur vendodhjen e viktimës dhe ka bërë identifikimin permes njerëzve të afëtrt të 28 vjeçarit.
Avokatja Konstantopoulou ka deklaruar selezhjani ishte tronditur shumë kur kishte parë viktimën në murgun e Spitalit.
“Nuk më ka ndodhur ndonjë here në jetë të shohë një viktim të tillë, kaq trishtuese”, tha avokatja duke fajësuar veç policisë edhe shërbimin e spitalit. Mediat greke nuk e kanë publikuar këtë lajm.
Ngjarja e rëndë ku humbi jetën në rrethana të dyshimta 28 vjeçari nga Lezha Pëllumb Marnikollaj, po ndiqet me përparësi nga autoritetet e Ambasadës Shqiptare në Athinë.
Të cilët thonë se jemi të vendosur dhe do ti shkojmë çështjes deri në fund, për zbardhjen e të vërtetës dhe do të kërkojmë me këmbëngulje nxjerrjen e fajtorëve para drejtësisë dhe ndëshkimin e tyre.