Policia e Vlorës njoftoi se kak shkatëruar një bandë të grabitësve të banesave të plazhit gjatë vijës bregdetare Himarë-Sarandë. Në pranga janë vënë 7 persona kryesisht nga Bulqiza, Tirana dhe një nga Saranda. Janë arrestuar:
1- Jurgen Balliu, 21 vjeç, banues në Bulqizë.
2- Andrea Miha, 24 vjeç, banues në Bulqizë.
3- Ertigen Alla, 19 vjeç, banues në Bulqizë.
4- Algert Disha, 20 vjeç, banues në Bulqizë.
5- Hasan Toska, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë.
6- G.D., 16 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë.
7- Edmond Abazi, 28 vjeç, banues në Sarandë.
Edmond Abazi, njihej gjithashtu me pseudonimin “Monçja”, pasi duke qenë njohës i mirë i terrenit, mundësonte gjetjen e banesave dhe orientonte grupin për të kryer vjedhjet dhe shitjen e sendeve të vjedhura.
Policisë e Vlorës, ka bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni, ku nëpërmjet tij janë vënë në pranga shtetasit e lartpërmendur, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kryer një seri vjedhjesh (20 prej tyre të dokumentuara), duke hapur me forcë banesat e plazhit dhe konkretisht duke përfituar momentin kur pushuesit (turistët) largoheshin nga banesat e tyre (me qera).
Gjatë një pune hetimore prej 2-muajsh, Policia e Vlorës ka bërë zbulimin e disa vjedhjeve (banesash por edhe lokalesh apo automjetesh) në të gjithë vijën bregdetare duke filluar nga Himara, fshatrat turistikë përreth, deri në Sarandë (Ksamil), me qëllim shitjen e sendeve të vjedhura për përfitime vetjake ose në grup.
Materiale kryesore të vjedhura kanë rezultuar të tipit: monedha, bizhuteri, vlera monetare (lekë), aparatë celularë dhe një pjesë e tyre janë të sekuestruara në cilësinë e provës materiale.
Dyshohet se këta shtetas kanë kryer edhe 15 vjedhje të tjera, për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre.
Policia ka bërë të mundur shkatërrimin e kësaj “bande grabitëse” të cilët ishin kthyer në një makth frike për pushuesit vendas dhe të huaj pranë këtyre zonave turistike.
Gjithashtu, Policia do të vijojë hetimet për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në vjedhje të tjera, me qëllim ndëshkimin e tyre dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore.
Keta lapanjoze duan vetem nje lloj denimi qe e thote Shari’ah (or Islamic law). Prerje dore per hajdutin! Sakte dhe shkurt. Jo terci jo verci ,, jo gjygje jo pendese jo gjykim te shkurtuar jo te zgjatuar, jo do reabilitohen jo do edukohen e pallavra te tilla…. Hajduti eshte hajdut dhe mbetet hajdut. Ska pse te filozofojme ketu.
Si ndodh qe puqen per hajdutllik dhe krime kryesisht myslimanet?
Vetëm një doganë dhe viza me garanci 5000€ na mbron nga këta.Shumica e këtyre vjedhjen e kanë për hob.Të vjedhin shtëpinë, makinën dhe kur i qëllon të kërkojnë dhe restat se pse i qëllon me armë.Protesta nuk do dalim për këta si popull demokrat dhe liberal që jemi?
KATASTROF !!!
Dikush i ka leshuar me furgon e ju ka thene: leshohuni tani se ketu jeni ne Itali…:)