FOTOT/ Pamjet tronditëse: Zbardhet vrasja monstruoze. 65 vjeçari e torturoi Jonidën para vrasjes (+18)

16 Gusht 2016, 16:15Kronika TEMA
FOTOT/ Pamjet tronditëse: Zbardhet vrasja monstruoze. 65 vjeçari e

(KUJDES, PAMJE TE RENDA)

Sokrat Shani 65 vjeç, në njërën prej letrave para se të vetëvritej merrte përsipër vrasjen e të dashurës së tij, Jonida Çanakut, duke shpjeguar se gjithçka e kishte kryer në gjendje të tronditjes psiqike.

Televizioni Klan hedh dritë mbi mënyrën sesi ai e vrau 29-vjeçaren, duke sjellë edhe foto nga vendngjarja.

Burime zyrtare nga grupi hetimor, bëjnë me dije se vajza është dhunuar dhe torturuar para se të jepte shpirt, në dhomën e gjumit të apartamentit të motrës së autorit, në Golem.

Siç tregojnë këto foto, vajza është gjetur lakuriq, e shtrirë në krevatin dopio, lidhur me fasheta në pjesën e këmbëve dhe në duar.

Vërehen shenja të dukshme hematomash të shkaktuara nga goditjet, kryesisht në pjesën e kraharorit, ku në shpatullën e majtë dëmtimi është më i theksuar.jonida ok

Në kokë 65-vjeçari i kishte vendosur në formë laku, një spango ngjyrë të verdhë, me të cilën e ka shtrënguar nga pjesa poshtë mjekrës, deri në pjesën e sipërme të kokës, që të mos rënkonte nga dhimbjet.

Sipas mjekëve ligjorë, dyshohet se viktima pasi është lidhur dhe i është vënë spango në fyt është goditur sërish nga ana e 65-vjeçarit, duke e torturuar. Ajo ndërroi jetë pas gjakderdhjes, nga tortura dhe dhuna.

Fytyra e kufomës është gjetur e ejntur, që dyshohet të jetë shkaktuar sipas mjekëve, nga dhuna dhe zënia e frymës.

Grilat e dhomës së gjumit ku është gjetur vajza, kanë qenë të mbyllura plotësisht , ndërsa në njërën prej komedinave është gjetur një varëse me rruaza të Jonidës, dhe një shishe uji pjesërisht e mbushur.

Sokrat Shani pas ngjarjes në Golem është kthyer mëngjesin e së hënës rreth orës dy në banesën e tij në Krutje dhe pas tre orësh sipas policies, pasi ka shkruar dhe tre letrat që sqaronin të gjithë dinamikën, ka kryer vetëvrasje me pistoletë.

Dy personat kishin një lidhje intime prej tre vitesh, fakt ky i pohuar dhe nga familjarët e vajzës dhe motiv i ngjarjes paraprakisht dyshohet të ketë qenë debati i lindur për vijimin e marrëdhënies mes tyre.

 

8 komente në “FOTOT/ Pamjet tronditëse: Zbardhet vrasja monstruoze. 65 vjeçari e torturoi Jonidën para vrasjes (+18)”

  1. tema says:

    Nje kriminel i papare ,por vdiq si hero .KESHTU DUHET TE ZHDUKEN TE GJITHE KRIMINELET E TJERE.

    1. Edkari says:

      Ndodh dhe keshtu ne Shqiperi:
      vrasesi nderohet e viktima perçmohet,
      I ligu behet kryeminister dhe respektohet.
      ………………………………………………………….
      keta lloj njerezish meritojne litarin ne qafe.

  2. Askushi says:

    Fytyr skizofreni

  3. Arturi says:

    Te vene mend vajzat e tjera! Paraja nuk eshte gjithcka!

  4. i revoltuari says:

    Hiqni fotot e viktimes ne skenen e krimit!!!
    Ju nuk keni te drejte te publikoni ato foto!!!!
    Pse jeni kaq te poshter?
    Po sikur te ishte e familjes tuaj do ta benit nje gje te tille.?

  5. Zhelani says:

    Te dashurosh, apo te biesh ne kontakt sexual pamvarsishte nga mosha eshte normale dhe e respektuar per te dyja gjinite.
    Jeta emocjonet, deshirat, mundesite, pasja I ka ber njerezit me prane ketyre lidhjeve dhe kjo eshte nje nga pjeset e zhvillimit, emacipimit.
    Ne duhet te jemi me te kujdesshem ne keto lidhje, mos te biem preh apo viktima te emocjoneve apo cultures e dokeve te se kaluares, se mbas
    nesh te tjera dhimbje e maskarada leme pas.
    Jo drama, jo drama jane fillimi I c’do lidhje te njerezve te civilizuar, me bote te gjere mendimesh, profesionesh, filozofie etj etj.
    Ndarje me mirekuptim, ndarje pa dhimbje, ndarje pa drama, jeta duhet jetuar jo per sy te Botes por per thellesin pasurin e deshiren e botes brendeshme shpirterore. Ne nuk duhet tja lejojme vetes te bihem ne kurthin e emocjoneve. Ndjej dhimbje per keta dy njerez me perfundim qe nuk duhet ta meritonin. Jeta eshte e bukur me sakrificat, endrat, deshirat, dashurit, seksin. Frymarje jetes jo dhune.

  6. turp says:

    nuk behet gazeta si Morg. S’ka lloj vrasje qe nuk jepen me pamje. Turp.
    Se ben Klani budallaleqe, nuk do te thote se duhet ta ndjekin te gjithe!

    Tjeter histori se si dalin fotot e skenes se krimit ne Media, kjo eshte histori me vete alla-Shquiptare!

  7. asd says:

    Vrasesi ia arriti qellimit plotesisht.
    E vrau dhe e poshteroi pas vdekjes. Turp per Klanin. Fotot me trurin jashte i meritonte kafsha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje