Policia e Shtetit ka ndërmarrë një fushatë sensibilizuese për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Në një njoftim për mediat Drejtoria e Policisë Rrugore sqaron se në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe dhe Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin po zhvillojnë një fushatë sensibilizuese për ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Rreth 50 mijë flet palosje do tju shpërndahen drejtuesve të automjeteve në pikat e kalimit kufitar dhe në akset rrugore nacionale.
Fushata sensibilizuese ka nisur sot nga Morina e do vijojë në gjithë Shqipërinë.
Bukur fare… Shoferet te lexojne flete-palosjen gjate drejtimit te mjetit qe te ruhen nga aksidentet!!!
shyqyr,
shenja te mira per policine tone qe po ecen ashtu si duhet
se keto 3 vite lane kokrren e namit me blloqet e gjobave ne
dore aq sa u bene njerezit me te neveritshem.
Lerini policet te bejne punen e policit dhe merrni nje kompani marketingu per pjesen ndergjegjsuese se u mbushen malet me hashash