Fatos Klosi i përgjigjet Izet Haxhisë: Ti hiqesh sikur di me shumë se shefi, ke qenë thjesht një roje

16 Gusht 2016, 09:04Kronika TEMA

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, i konsideron trillime të ulëta të gjitha historitë dhe shkrimet e Izet Haxhisë, në të cilat përfshin emrin e tij.

Duke kërkuar t’i qëndrojë larg çdo historie apo ngjarjeje të treguar sipas versionit “Haxhia”, ish-kreu i SHISH-it në një prononcim për “Panorama”, e cilëson Izet Haxhinë një roje të thjeshtë, që s’mund të ketë ditur gjërat për të cilat ai vetë pretendon se di.

“Nuk ia vlen të merresh me të. Është një roje që pretendon se di më shumë se shefi”, deklaron ish-kreu i SHISH-it. Fatos Klosi i cilëson si të pakuptimta trillimet që Haxhia sajon dhe publikon, por, sipas tij, mund të kenë për qëllim shkarkimin nga përgjegjësitë për gjërat që ish-truproja ka në ato ngjarje.

“Nuk e kuptoj ku do të dali me të gjitha këto që thotë. E vetmja gjë që mendoj është se do të shkarkohet nga ato përgjegjësitë e veta dhe tani kërkon të krijojë një tymnajë”, thekson ish-kreu i SHISH-it.

Në fillim të muajit gusht, ish-truproja e Berishës, Izet Haxhia, duke iu referuar të dhënave të librit “Shqipëria: Misioni i Pamundur”, kërkoi që të zbulohen lidhjet e gazetarit francez që e ka shkruar atë dhe ish-kreut të SHISH-it, Fatos Klosi.

Sipas Haxhisë, libri ishte krijuar në zyrat e SHISH-it të asaj kohe dhe për këtë kërkoi të hetohet në lidhje me një skenar për realizimin e një akti terrorist të hedhjes në erë të Ambasadës Amerikane në Tiranë, ku do të shkaktoheshin shumë viktima.

Haxhia kërkonte që të hetohej edhe vrasja e Azem Hajdarit, të cilën ish-truproja e Berishës e lidhte pikërisht me atentatin në Ambasadën e SHBA-ve.

Ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi, përgjatë gjithë shkrimeve dhe publikimeve të Haxhisë, ka preferuar të qëndrojë i distancuar nga ngjarja, duke bërë komentin e vetëm se Izeti kishte qenë thjesht një roje dhe asgjë më shumë.

Pas kësaj, pjesë e debatit u bë edhe avokati Idajet Beqiri, i cili dha versionin e tij në lidhje me këtë ngjarje. Në shkrimet që pasuan në profilin e tij në “Facebook”, Haxhia hodhi akuza për imoralitet dhe orgji të kryera, sipas tij, në zyrat e SHISH-it.

6 komente në “Fatos Klosi i përgjigjet Izet Haxhisë: Ti hiqesh sikur di me shumë se shefi, ke qenë thjesht një roje”

  1. Vdekje e spiuneve says:

    Je i zhytur ne krime koke e kembe ,mos u mbaj burri i ndershem. Jo vetem ti por shum te tjere si sali berisha ilir muti ,qe e keni mar popullin ne qaf

  2. Trapi says:

    Ky Klosi qe s’le televizione pa dale per te folur per gjera te rendomta, si nuk reagon kur e akuzojne per krime?

  3. LORA says:

    Big like,prof Klosi.

  4. Anonim says:

    Per imoral Fatos. klosi mban vendin e pare ne Radhen e politikaneve .pervers , manjak seksual, me te gjitha studentet e veta qe I pelqenin ka shkuar ne shtrat.Legen Burre.

  5. Ali Pasha says:

    A vdekur Fatmir Haklaj se Klosi e din mire se ku do te ishte.

  6. Izet mos u le kusur says:

    Izeti ka thene qe keto Jane vetem maja e ajsbergut
    Dhe e verteta ashtu Qendron
    Beni Durim dhe pak se tani eshte fillimi sepse ky lloj kameleoni ka mundur te fshihet deri tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje