Zbardhen tre letrat / Sokrati: Me Jonidën edhe në varr, vendosa të iknim të dy bashkë nga kjo jetë

17 Gusht 2016, 14:43Kronika TEMA
Zbardhen tre letrat / Sokrati: Me Jonidën edhe në varr, vendosa

Zbardhen tre letrat e gjetura në banesën e autirit të krimit të dyfishtë në Krutje të Lushnjes, Sokrat Shanit, i cili mbyti të dashurën e tij Jonidën e më pas u vetëvra me pistoletë.

“Vendimin e mora sot në datën 14.82016 për Jonidën që e desha edhe në varr”- thuhet në nje nga letrat.

Letrat e publikuara nga ABC Neës zbardhin të tjera detaje rreth krimit të pasionit.

Në njërën prej tyre, autori sqaron edhe krimin e kryer, sipas tij në kushte depresioni. Ndërkohë që thekson se ka qenë ai që ka vendosur që të ikin nga kjo jetë e të jenë bashkë edhe në varr.

Letra:

“Vendimin e mora sot më 14.8.2016 për Jonidën që e desha edhe në varr. Vendosa të iknim nga kjo jetë të dy bashk. Jeta është e bukurdhe aq e vështirë. Të gjithë skenën e krimit e kam kryer unë në gjendje të rëndë psiqike dhe depresioni”.

Pas kësaj, autori jep adresën se ku ndodhet viktima e tij, duke i treguar edhe identitetin.

“Jonida ndodhet te shtëpia e Ludit Golem: Ka ndërruar jetë; Shtëpia ndodhet përballë pishinës së hotel Pameba; Godinë 4 kate në kat të katër në pronsi të mostrës Ludmilla Shani: Jonida Sefedin Canaku, Kryekuq.

Më pas, sikur të donte siguri për gjetjen e kufomës, ai lë një letër tjetër sipër të cilës vendos celësat e banesës, ku kishte vrarë të dashurën.

3 komente në “Zbardhen tre letrat / Sokrati: Me Jonidën edhe në varr, vendosa të iknim të dy bashkë nga kjo jetë”

  1. viktor says:

    O Zot, c’barbari. Meqe Jonida eshte prone e fituar duhet t’a shoqeroje deri ne varr…

  2. Miri says:

    Nje njeri qe e do nuk mund ta vrasesh, Por ti ke qene nje psikopat ordiner dhe katunar barkthare qe sa te zuri dora 5 leke du duk vetja sheik e hop me te dashur 40 vjet me te re. Kur e kuptove qe me ate s’ kishe te ardhme sepse vete mosha qe ajo kishte ishte absurditet te rrinte ajo me ty, e vrave. ”Romeo” nga Krutja kryen krim pasioni….. O Zoti i madh zhduki keta lloj mostrash . Vafsh ne ferr dhe mos gjetesh kurre qetesi!!!
    Kurse ajo e shkreta le qe viktim e masakruar barbarisht, po per familjen e saj anadollake sikur kishte ngordhur qeni dhe e varrosin me 25 veta. Ata as e kane dashur dhe as e kane respektuar ndonjehere ate vajze perderisa sa ajo beri te tille zgjedhje dhe pati te till fund. Mjer femrat shqiptare!!!

  3. Mela says:

    Mentalitet i ndyre shqiptare qe i konsiderojne femrat sikur i kane prone te tyren dhe mund te bejne c’te duan? Meshkujt qe te trajtojne si prone jane te neveritshem. Plaku duhet te thoshte ”Falemnderit o zot” qe shijoi jeten ca vite me nje vajze aq te re dhe te bukur dhe kur e ndiente qe nuk funksiononte me ta linte te jeten e saj….. Po jo , Plaku i rrjedhur albanez e donte per gjithe jeteno O Zot cfare kafshe me fytyre njeriu…. dhe pastaj vendos ti marre dhe jeten …. se e kishte prone, fshatari qe mbillte kastraveca. Duhet te hapen rruget qe femrat te punojne vete dhe te ikin neper bote se ndryshe prej varferise dhe mediokritetit, makabritete me te medha kemi per te degjuar. Meshkujt shqiptare shumica jane shume te prapambetur dhe shume xheloze te semure. Kur nuk te do dikush, nuk te do, dhe nuk ke cfare i bene dhe duhet ta lesh te iki ne jeten e saj/te tij… Por per ta pranuar kete ne Shqiperi as qe behet fjale dhe kjo eshte shkaterrim per njerezit dhe te gjithe shoqerine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje