Tiranë, nxënësi i vë 2 milion lekë “gjobë” drejtorit

18 Gusht 2016, 10:41Kronika TEMA

Një 16-vjeçar nga fshati Sharrë i Tiranës e ka kërcënuar dhe më pas i ka vënë edhe një gjobë, drejtorit të shkollës 9-vjeçare në Kombinat.

Adoleshenti  ka qënë shumë afër momentit kur po i shtinte në xhep, 2 milionë lekë që po i dorëzoheshin.

Por, atë moment gëzimi, ia ka prishur policia, që i ka vënë prangat.

Policia e Tiranës njoftoi sot se më datë 17 gusht 2016, ora 14:00, u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale A. R Xh, i datëlindjes 09.01.2000, banues në fshatin Sharrë, me arsim 9 klasë.

Arrestimi ndodhi sepse në orën 10:00, tek shkolla 9 vjeçare ”Shyqyri Peza”, u kap në momentin që po merrte shumën e 200.000 lekëve në formën e kërcënimit (gjobëvënies) ndaj shtetasit Resim Sulejman Metaj, i datëlindjes 17.01.1961, banues në Vaqar, drejtor i shkollës 9 vjeçare “Shyqyri Peza”. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy celularë.

1 komente në “Tiranë, nxënësi i vë 2 milion lekë “gjobë” drejtorit”

  1. joel shkodra says:

    Duhej sqaruar perse ia ka bere kete kercenim nxenesi drejtorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje