Me pushuesit kosovarë po vijnë në Shqipëri dhe ekstremistë të ISIS?

18 Gusht 2016, 16:05Kronika TEMA

Në harkun kohor të 1 jave në Shqipëri janë arrestuar dy persona të cilësuar të rrezikshëm, të cilët dyshohen për terrorizëm. Arrestimet janë bërë nga sektori i antiterrorit në Policinë e Shtetit.

Rasti i parë është shënuar në Tiranë në Rrugën e Barrikadave, më 14 gusht, ku pas një ndjekje 2 mujore është bërë arrestimi i 46-vjeçarit Imerli Avmeti, banues në Gostivar, Maqedoni.

Prokuroria maqedonase ndaj 46-vjeçarit kishte ngritur akuzën “Pjesëmarrje në ushtri, polici, formacione paramilitare të huaja”.

Tre ditë më vonë në Vlorë u arrestua 29-vjeçari Kosovar, Dijar Xhema, 29 vjeç, lindur e banues në Mitrovicë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka dhunuar fizikisht, psikologjikisht dhe ka tentuar të rrëmbejë me mjetin e tij ‘Audi’ me targa kosove tre shtetas me inicialet: B.N, N.I, dhe F. D. Këto veprime ky shtetas i ka shoqëruar me thirrjet në vende dhe ambiente publike si“Allahu Akbar”, “Jam i dërguari i Allahut”, dhe “Do ju vras të gjithëve”.

Pas verifikimeve rezultoi se kosovari ka hyrë në shtetin shqiptar sipas një procedure të rregullt nga pika e kalimit kufitar Morinë.

Burime pranë sektorit të antiterrorit në Policinë e Shtetit thonë se me rritjet e fluksit të personave që hyjnë në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Kosovën dhe Maqedoninë është rritur risku i depërtimit të personave të cilët mund të jenë të lidhur me Shtetin Islamik, raporton News 24.

Kjo sepse për shkak të fluksit në këto pika nuk kryhen kontrolle të imtësishme. Ekzistojnë dyshime se në këtë periudhë në Shqipëri të kenë depërtuar radikalë nga Kosova.

4 komente në “Me pushuesit kosovarë po vijnë në Shqipëri dhe ekstremistë të ISIS?”

  1. Antoni says:

    Të paktën ai në Vlorë ishte një kriminel dhe shitblerjes drogë, e për një lesh terroristi një aspekt po i futni në një thes qindra mijëra turistë.
    Turistit gjerman e holandez nuk lejojnë tja futni kollaren ndërsa një shqiptar i Kosovës e han mashtrimin.

  2. Beno says:

    Na felliqen kto kurvat Islamike maqedono kosovistan do na infektojn popullin jasht kto ropqira turke

    1. Ilir says:

      Ptuuuuu mor robqim.

  3. Realiteti says:

    Shkrim dhe titull tendecioz per klikime asgje me shume. Se pari nuk besoj qe ka ne Kosove me shum kesi mjekrosha se ne Shqiperi. Sheshet e Tiranes per Bajram po ngjajne me Teheranin. E dyta nese nuk vijn turistet nga Kosova ateher kush do vije ne Shqiperine pa asnje hotel me 5 yje??? Ata pak te huaj qe po vijne, ju po i vjedhni e po I vrani me motor uji. Ata pak qe kan gabu kan ardhe kete vite nuk do vijne me kurre. Vetem ne shqipetaret nga Kosova bejme pushime “patriotike”, vetem ne durojm vjedhjet, hajnite dhe berrlogun ne plazhet tuaja. Tjeret njeher vijne dhe kurre nuk kthehen. Nese nuk I llogaritni shqiptaret (nga Kosova dhe Diaspora), besomeni qe qyteti Oher me nje liqen te vogel ka ma shum turista te huaj se gjithe Shqiperia. Kjo normal qe nuk me ben te ndihem mire hiq po ky eshte realiteti. Ska 10 dite qe jom kthyer nga Shqiperia dhe gjate rruges kalova nga Oheri dhe me vinte te qaj kur ne hotelin qe u vendosa pash qe te gjithe ishin evropian. Ne qytet askund nuk degjojshe shqip apo maqedonisht. Te gjithe te huaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje