DEBATI Shqipëri-Kosovë: Faktet nuk janë me Blushin

19 Gusht 2016, 18:11Blog TEMA

Nga Enver Robelli

 

Kur e lexova tekstin e Ben Blushit, në të cilin himnizonte talentet kosovare në muzikë e sport, më ra ndërmend një shkrim i gazetës gjermane «Die Welt», botuar në mars të këtij viti, i cili merrej me këtë fenomen: përse në Shqipëri, në këtë vend të vogël ballkanik, ka aq shumë talente të muzikës klasike? Dhe jo talente dosido, por të tilla që shkëlqejnë nëpër operat më të rëndësishme të botës nga Amerika në Azi. Gazetari numëronte tri arsye: iso-polifoninë tradicionale shqiptare, shkollën e mirë shqiptare të muzikës dhe afinitetin ndaj operës italiane. Tenori Saimir Pirgu nuk është nga Lipjani, sopranoja Inva Mula nuk është nga Drenica (ndonëse e martuar me një drenicak jomuzikor), sopranoja Ermonela Jaho nuk është nga Peja, mezosopranoja Enkelejda Shkoza nuk është nga Podujeva, baritoni Gëzim Myshketa nuk është nga Mitrovica. Çfarë i ofron Kosova tregut muzikor shqiptar është një grusht reperësh, të cilët janë me të drejtë të frustruar me jetën e tyre në një shtet të izoluar dhe këtë e shprehin përmes teksteve protestuese, siç e shprehin edhe zezakët në Amerikë apo reperët me origjinë të huaj në Europën Perëndimore. Mediat private televizive të Tiranës i japin hapësirë edhe kësaj muzike në përpjekje për të «okupuar» sa më shumë territor kombëtar, kupto: komercial nga Saranda në Suhadoll. Shanset që një reper i kthinave të Prishtinës të arrijë atë sukses që kanë arritur Saimir Pirgu e Inva Mula në arenën ndërkombëtare janë baras me zero. Andaj lavdërimi tepër i ekzagjeruar që Blushi i bën muzikantëve kosovarë, mund të shërbejë për një dalldisje kolektive në Facebook të kosovarëve që kanë qejf kur i lavdërojnë të huajt e sidomos ndonjë zë i respektuar nga Tirana. Por, të zbresim te faktet, t’i lëmë lavdërimet pa mbulesë.

Blushi si protagoniste të dominimit muzikor kosovar përmend Rita Orën, Dua Lipën, Bebe Rexhën… Por, që të tria janë «prodhime» të kulturës muzikore britanike dhe amerikane, pra të një shoqërie jashtëshqiptare. Ne mund dhe duhet të jemi mirënjohës që ato dhe familjet e tyre nuk e harrojnë Kosovën dhe Shqipërinë, por të sillemi thua se Rita Ora është talent i zbuluar në Akademinë Muzikore të Komoranit apo Kamenicës është shumë qesharake.

E njëjta gjë vlen edhe për futbollistët. Xherdan Shaqiri me gjasë më larg se shitës qoftesh s’do mbërrinte po të kishte mbetur në Zhegër, në fshatin e lindjes, dhe të mos kishte ardhur te familja në Zvicër, ku talenti i tij futbollistik gjeti hapësirë për zhvillim në infrastrukturën e përsosur sportive zvicerane. Xhaka, Behrami, Januzaj e shumë të tjerë janë të suksesshëm jo për shkak se «në damarët e tyre rrjedh gjaku i pastër shqiptar», por për shkak se janë rritur në shoqëri që investojnë shumë në sport.

Pika më e dobët e tekstit të Blushit është aty ku ai flet për periudhën e Kosovës në Jugosllavi. Blushi shkruan: «Gjatë kohës kur jetonin në Jugosllavi, kosovarët nuk kishin kaq shumë talente. Muzika, letërsia, sportet, piktura dhe futbolli i tyre ishte i prapambetur në krahasim me popujt e tjerë jugosllavë. Nuk kishin fituar asnjë medalje të artë, nuk kishin pothuajse asnjë futbollist të madh, nuk kishin muzikantë, piktorë apo shkrimtarë të shquar. Kuotat më të larta, mendimi i tyre kritik, i arriti duke shkruar ese për poetët dhe artin e Rilindjes Shqiptare».

Meqë Blushi me gjasë e njeh sipërfaqësisht historinë e shqiptarëve në Jugosllavi, ai nuk i përmend si talente shqiptare nga Kosova aktorët Bekim Fehmiu, Faruk Begolli, Enver Petrovci. Nuk përmend futbollistë si Fadil Vokrri, vëllezërit Muriqi, gjeneratën e artë të KF Prishtinës që shtyhej e matej me ekipet më të rëndësishme të futbollit jugosllav. Nuk përmend shkencëtarë si Musa Haxhiu, Dervish Rozhaja, Gazmend Zajmi, Zejnullah Gruda. Këta ishin shkencëtarë të njohur përtej Jugosllavisë. Nuk e përmend Blushi as diplomatin Ramadan Marmullaku, i cili në vitet ’70 ka kryesuar mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Nuk i përmend Blushi as boksierin Aziz Salihu, as mundësit Shaban Tërstena dhe Shaban Sejdiu – të gjithë këta kanë fituar medalje olimpike (të arta e të bronzta) si shqiptarë dhe përfaqësues të Jugosllavisë në Lojërat Olimpike në Moskë dhe Los Angeles. Blushi thotë se në Jugosllavi Kosova nuk ka pasur piktorë. Muslim Mulliqi është një nga emrat e njohur në qarqet artistike dhe të interesuara për art në Jugosllavi dhe më gjerë. Skulptori Agim Çavdarbasha po ashtu. Si për shumë të tjerë edhe për këngëtaren Zana Nimani Blushi nuk besoj të ketë dëgjuar. As për Gazmend Pallaskën. As për Bashkim Paçukun.

Përse janë aq të suksesshme Rita Ora dhe Dua Lipa? Ndoshta për shkak se edhe prindërit e tyre kanë dëgjuar The Beatles, Rolling Stones, David Bovie dhe krejt djajtë e muzikës që regjimi komunist i Tiranës jo vetëm që i mallkonte, por edhe i fuste në burg ata që merrnin guximin të dëgjonin muzikë imperialiste. Todi Lubonja, babai i publicistit të çmuar Fatos Lubonja, në vitet ’70 u arrestua për shkak se në Festivalin e Këngës në Radiotelevizion kishte lejuar «muzikë dekadente perëndimore» dhe si drejtor televizioni kishte toleruar që këngëtaret të dalin në skenë me minifunde. Për fat të keq në Kosovë, jo vetëm në mesin e gazetarëve, mungon dija dhe gatishmëria për të njohur historinë e tmerrshme të Shqipërisë nën komunizëm. Ajo shtypje ka lënë pasoja të mëdha dhe shqiptarët e Kosovës duhet të interesohen më shumë për të kaluarën e Shqipërisë, në mënyrë që të mos dalin budallenj në debate si ndonjë gazetar i korruptuar i Tiranës, i cili jargavitet në Prishtinë pas ndonjë oligarku, i cili krenohet se familjarisht i ka shërbyer si Mbretit të Serbisë, ashtu edhe despotit jugosllav Josip Broz Tito.

Neve (në Prishtinë dhe në Tiranë) na mbyti mosnjohja e rrethanave historike në të cilat kemi jetuar prej se nga Ballkani u tërhoq Perandoria Osmane dhe refuzimi për të njohur njëri-tjetrin pa paragjykime. Andaj shpesh debatet po shndërrohen në kakofoni ose në muhabete pa kripë. Kështu po tingëllon ndërkohë edhe debati i publicistëve të Prishtinës dhe Tiranës për raportet mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë, që nisi pas vendimit të futbollistit Milot Rashica për të luajtur për Kombëtaren e Kosovës. Dalëngadalë ky debat publicistik po shndërrohet në garë se cila shoqëri ka më shumë talente. Në këtë kurth bie edhe Ben Blushi, i cili duke shkruar me stil të bukur i harron faktet.

Ne, shkruante së fundi revista gjermane «Der Spiegel», po jetojmë në një epokë postfaktike, në të cilën nuk është me rëndësi nëse diçka është e vërtetë, por nëse ajo që thuhet besohet nga njerëzit e duhur. Blushi mund të ketë arritur të përcjellë mesazhin e shkrimit të tij te një strukturë lexuesish që entuziazmohen lehtë, por më e dobishme do të ishte sikur të kishte gërmuar pak fakte, meqë kësaj radhe është mësyrë të shkruajë publicistikë dhe jo një kapitull për arapin e Vlorës. Sa i përket letërsisë: edhe Kosova ka shkrimtarë, por në këtë fushë Shqipëria qëndron larg më mirë, ka autorë shumë më të talentuar. Tani të gjithë ndoshta presin të përmendim këtu Ismail Kadarenë. Jo, qe disa emra të tjerë: Besa Myftiu, Ornela Vorpsi, Mimoza Ahmeti, Lindita Arapi, Fatos Kongoli. Veprat e të gjithë këtyre autoreve dhe autorëve viteve të fundit janë botuar në hapësirën gjermane.

Kësisoj, debati në stilin «kush o ma i forti» lehtë mund të marrë epilog absurd. Shqiptarët duhet të mësohen që gëzimin për sukseset e arritura në çdo fushë ta përjetojnë si diçka të përbashkët, pa u përpjekur të injorohet fakti se Kosova është shtet. Në atë moment që Kosova ka shpallur pavarësinë, është ditur se do të hyjë edhe në FIFA, edhe në shoqatën ndërkombëtare të dallëndysheve – dhe do të luajë në gara ndërkombëtare. Kush befasohet sot për këtë, ose ka fjetur më 17 shkurt 2008, ose refuzon të zgjohet ende nga gjumi.

Dy shtete shqiptare në Ballkan – ky është maksimumi historik sot për sot. Se çfarë bëhet pas një shekulli apo dy shekujve nuk duhet të na mundojë sot pamasë. Sot detyrë parësore është shndërrimi i Shqipërisë dhe Kosovës në shtete funksionale. Si shtete jofunksionale s’na duhen as njëra, as tjetra. Duhet të shqetësohemi për një gjë: përse nga Shqipëria dhe Kosova ikin aq shumë njerëz dhe në mesin e azilkërkuesve në Europë renditen shpesh pas sirianëve?

18 komente në “DEBATI Shqipëri-Kosovë: Faktet nuk janë me Blushin”

  1. tfgs1 says:

    ki e ktheu nga talentet e ”gerrnetes” apo ciftelise……………..!
    ku i fryjne me shume ne shqiperi apo kosove………….hahahaha!

    1. aqif tahipi says:

      He te keqen lala t sums tande greke.. E di shume mire qe ty moj tfgs ,te kruhet fort suma se origjinen e ke nga turqit orthodhoks te anadollit qe erdhet ne epirin e jugut ne 1927.

    2. shqip says:

      sa per gernete e buzu-qi ju kemi ju gre-qiret. ne po kendojme me placido domingon ne scala. ne si komb e sollem nje medalje ari ne shtepi. nuk e di ju gre- qiret a keni marre ndonje, apo do ti nxirrni edhe kosovaret greke te veriut te vorios. mblidh veten more mavros , turkos, fagos, evgjitos. me kujton pirro manin e madh kur thote;” po evgjiti nuk u bekerka kurr nishanxhi” he pedhja. kthejuni punes se s’ka me qofte te daja. sokrati nuk jep rimorkjator( merkel nuk jep me para).

  2. suzana says:

    Prape ky…po ku e di ti qe Shaqiri e te tjeret do te shisnin cofte po te ngeleshin ne Kosove, po Vokrri me shoke, ne Gjermani u formua?…ikni ore se lat nam, shkrime kot se koti, gazetar kot…

  3. Centauri.al says:

    Ok, këtë rradhë ky Robelli ka më se të drejtë dhe i ka thënë të gjitha ato që doja të thoja unë dhe, duhet ta pranoj, mjaft më mirë dhe më bukur dhe më me informacion, nga sa mund ta kisha thënë unë. Përgëzime Robelli!

    Thelbi i mësimit për Blushin: Dallo kur bën publicistikë të ndershme dhe reale nga veprimtaria letrare, nga artikulimet spekulative që mbulojnë të vërtetat apo, më keq akoma, që promovojnë të gënjeshtrat.

    E ka edhe Ben Blushi një metë të vockëlzë: Pavarësisht nga lustra dhe oshëtima e frazave, është cazë sipërfaqsor e i pa brumë.
    Si ato kanoçet shumëngjyrëshe, por të zbrazëta të Coca-Colas, që shqiptarët e padalë të para 90-tës i mbanin për zbukurim nëpër vitrinat e bufeve standarte të dhomave të pritjeve.

    Por, nuk mund të mbërrij deri aty sa të them se kjo tregon se i mungon integriteti. Këtë të fundit, Blushi Jr e ka me tepricë të tepruar.

  4. Thanas Mustaqi says:

    Jam me ty, i nderuari Robelli.

  5. korcari usa says:

    Te shoqerohesh me njeres te talentuar apo te kundershtosh njeres te talentuar nuk te ngjit asnje therime talenti.Zoti Enver me kete artikull nuk na the asnje gje te re qe hedh poshte ate cka thote Blushi vec se e perforcon ate .Mos haro thenien e fameshme te Aleksander Moisiut ku talentin e tij e shpegon me ate te origjines,ai thoshte se eshte dicka e brendeshme qe shperthen ahere kur duhet e kjo eshte origjina ime nga gjaku shqiptar.Edhe kesaj here nuk do maresh falenderime as nga Rama e as nga Merua

  6. Dajti says:

    Dakord ne disa pika me ju zoti Robelli por Blushi ka te drejte. Ju permendi emra si Inva Mula ,Ermonela Jaho, Saimir Pirgu dhe keta vertet jane talente. Por muzika e tyre degjohet vetem nga pak njerez. Kosova ka mbi 30 vjet qe dominon ne muziken shqiptare qofte per talentin e kengetareve qofte per muziken. Po keshtu edhe sportistet e talentuar nga kosova jane me te shumte.Keto jane fakte te dukshme , nuk kane nevoje per komente. Mendoj se nje nga arsyet eshte se kosova ka qene gjithemone e lidhur me perendimin kurse ne shqiptaret e shqiperise kemi vetm 25 vjete qe jemi hapur.Frutet e hapjes tone sapo kane filluar.

  7. Claus says:

    Keto qe i ka thene Robelli i kam thene afersisht tek komenti qe kam bere tek editoriali i Ben Andonit. Robelli ka plotesisht te drejte, por i nderuar Robell ky eshte niveli i gazetarise shqiptare dhe i intelektualeve si Ben Blushi.
    Me cilin te flasesh? E ke te kote.
    Eshte nje problem i madh qe mosha qe vjen pas viteve `90 natyrisht qe do te pelqeje tallavate kosovare, se gje tjeter nuk ka degjuar dhe pare. Po kur dhe Blushi dhe vete brezi i Blushit terhiqen nga mediokriteti dhe injoranca e ketij brezi, atehere po perdor shprehjen e freshistes Joliza a si quhet “te befsha gjeneraten”.
    Se do te lexoja ate gjepura dhe nga Ben Blushi nuk me shkonte mendja. Po ja aq sa flasin aq tregojne ne kapacitete qe kane.

    E them edhe njehere: Femijet e brezit te dyte apo te trete qe luajne futboll sot nuk kane perspektive tjeter dhe vetem ne futboll e shikojne ate. Ne shkolla dhe arsim gjendja e tyre eshte per faqe te zeze. Ose jane perserites ose lene shkollne pergjysem.
    Per kete mund te lexosh politikanin Sarrazin.
    Natyrisht qe nga tere kjo aradhe do te dalin disa futbolliste dhe kjo eshte me se logjike por kjo nuk tregon indeksin se keta jane bere ardhmeria e Kosoves dhe e Shqiperise, se per ardhmeri Zvicre dhe Gjermanie keta nuk mund ti vesh ne kandar.
    Me fatkeqesi i them keto, por keto jane fakte.
    Nuk te nxjerr ne selamet futbolli, se atij pas moshes 25 vjec i jep lamtumiren. Kane rene ne varferi futbolliste si kampioni i botes portieri gjerman Immel dhe jo ca kosovare qe humbasin vitet me futboll dhe kur u hapen syte eshte teper vone.

  8. Leke Muzaka says:

    Leksioni qe Robelli i jep Blushit eshte elementar. Blushi hedh ne leter as me shume e as me pak permbajtjen e bisedave te bera ne kafenete e tiranes. Blushi e ka linje pronucimin aty per aty dhe me argumente te paverifikuara. Ky pronucimi per epersine e artit kosovar mbi ate shqiptar, ku fillon me reperat deri te Rita Ora dhe mbaron me sportistet e sotem, nuk le vend per hamendje te metejshme. Thellesia e shkrimeve te Blushit eshte mbaron te filxhani i kafenese.

    Kam bindjen qe blushi ka nje raport te zhdrejte me librat qe ka shkruar dhe ato qe ka lexuar (ka shkruajtur me shume se cka lexuar).

  9. Fatmir says:

    I nderuari zoti Rubelli,

    Sëpari dhe kryekëput sëfundi, Ben Blushi do që të shërojë kompleksin e inferioritetit që kishte shteti shqiptar gjatë kohës së dy diktaturave, të asaj shqiptare ndaj asaj Jugosllave.
    Me gjunjëzimin e komunizmit, erdhën dryshimet falco në shqipëri të cilat edhe sot e kësaj dite vazhdojnë. Si rezultat i këtij kompleksi, Blushi në mënyrë perfide shpjegon pkërisht perversitetin
    e politikës së shtetit shqiptar që duke stimulusar e ndërtuar artistë me forcen e propagandës shtetërore dhe pa konkurencë adekuate e të ndershme dhe, njëkohësisht nduke sabotuar dhe eliminuar bukfalisht nga skena dhe media gjith-shqiptare emirat me të ariturat e mirfillta gjith-shqiptare, sidomos të atyre që jetonin dhe krijuan jashtë kufijve shtetëror shqiptar. Ben Blushni në emër të gjasme mirënjohjes shpreh pikërisht kompleksin tani të superioritetit
    që vjen si rezultat i kompleksit të inferioritetit të tyre, i investuar me dekada për të ardhur derii te kjo pikë e cila i bën ata të ndjehen mirë. Po ama ajo është vetam në artikullin e tij falco.
    Qëllimi i tyre ishte dhe është që arti elitar tju takojë vetëm atyre në shqipëri i prodhuar nga klika e tyre korruptive dhe snobe deri në çmenduri. Unë po përmendi me të drejtë vetëm emrin e shokut tim që nga fëmijëria,
    të nderuarin ndërkomtarisht dhe udhërëfyesin për gjith këngëtarët e Operas në mbar botën shqiptare e më gjërë, se si arihet me djersën e vetë dhe pa përmbajtjen e askujt dhe duke e saboteur ate hap pas hapi është i vetmi zotri Bashkim Paçuku. Zotëri i vërtetë me plotkuptimin e fjalës.

    Lexues të nderuar, vizitojeni web-faqen e tij officiële: http://www.BashkimPacuku.com e cila egziston që nga viti 1996, e ndërtuar nga istituti i Operas në Shtetet e Bashkuara të Amerikes kohë kjo kur në Ballkan mund të ëndëronin
    për një gjë të tillë.

    E pra zoti Robelli, më duket që une po e them atë që ju nuk e thoni e ndofta kurseheni t’jua thoni kështu troç, se mos ju mbetet hatri e na hidhërohen. Ata janë të hidhëruar me vetëvehten që moti…?! Politika e tyre akoma i mban gjallë metodat e kohës së lufës së ftohtë, duke e shëndruar diktaturën klasike në diktaturë të medias trushpërlarëse.

    Me shumë respect,

    Fatmir
    USA

  10. Albani says:

    Nuk eshte hera e pare qe godet ne shenje Enver.
    Bravo.

  11. likes says:

    Te lutem, postojani Ben Blushit kete shkrim se e paska qare….. Mos te shes mend kur ska per vete ai me copat e injorances qe shkruan!!!

  12. Osman Krasniqi says:

    Çdo shkrim i dedikohet grupit të caktuar të lexuesve dhe ka porosi që dalin prej tij, korespodente me momentin, kohën dhe rrjedhat, të cilave u referohet. Pavarësisht realitetit, në të cilin ju aludoni, z.Robelli, më duhet të them se, porosia që del nga shkrimi i z.Blushi, është pakrahasueshëm më pozitive në raport me opinionin shqipfolës, sesa ” kritika” e juaj, sado e qëlluar të jetë. Pse ?
    Jemi lodhë me shkrimet dhe postimet diskredituese të njëri tjetrit, ku autori i shkrimit ” shkel ” tjetrin duke u munduar ta ngrisë veten me stilin e nënkuptimit. Ju do ta kuptoni se me “gjyksin gropë” duke u lavduar me stilin e ” king kongut ” do të zhytemi nga breshëri xhelozish brëndashqiptare.
    Lavdoni, ndihmoni, përkrahni….

  13. drini says:

    Kosovaret jane me lart se jane Geg, gegnisht ka fol Priami i Trojes kane fol fiset ilire ne itali etrusket, daunet, peucezi, japiget, gegnisht u shkru libri i pare, gegnisht foli Skenderbeu geg ishte mbreti i parei shqiptareve.
    Inva mula eshte me origjine kosovare.
    Kosovaret kane kohe qe kane imigruar por kane ruajtur gjuhen traditen kurre nuk u dorezuan, po ti shikosh shqiptaret e jugut jane te gjithe me pasaporta greke flasin greqisht fuck…..rrace e keqe per nje dhiavatiroi shesin bythen……
    nje jugor doli enveri e perdhunoi ket popull ne mendje e ne shpirt qe e mallkofte Zoti krejt rracen e tij.
    Kosova do bej me lart se shqiperia sepse nui eshte e ndare.
    ishalla bashkohemi por nuk te lene greket e jugut te shqiperise

    1. Arjan says:

      goditje nen brez nga UDB-ja (te verej ne te folur…)

  14. Aso says:

    Ne kete shkrim ROBELLI ka sjell konstatimin interesant gjerman qe lidh aftesite operistike te shqiptareve me polifonine. Duhet te jete keshtu, po te marim parasysh s’e polifonia ben pjese ne shtrest e para te kultures tone te te kenduarit. Prandaj kemi dhe talente operistike.
    Me kete ide mund te them s’e dhe repi ne kosove duhet te ngrihet mbi tradition e tyre te te kenduarit, mbi homofonine, te te kenduarit njezeresh, me cifteli apo lahute. Perse keto dy forma te dukshme te te kenduarit te sotem te mos ngrihen mbi dy format tradicionale te dy pjeseve te ndryshme? Keto dy pjese nuk dallohen veten nga kenga por dhe nga dialekti gjuhesor.
    Kjo eshte gje shume e mire sepse pjeset zhvillohen ne menyre naturale duke plotsuar njera tjetren. Dhe fakti qe kosovaret pelqejne kengen e jugut dhe jugu repin kosovar eshte nje shenje e mire. Sejcili shijon ate qe I mungon po qe e ka tjetri. Unitet permes diversitetit.

  15. Shkupi says:

    Bebe Rexha eshte nga Mkd,medalje olimpike moren A.Saliu,Sh.Terstena,Sh.Sejdiu te gjithe nga Shkupi,2 nobeliste shqiptar si nene Tereza e prof.dr. Ferid Murati jane nga Mkd.Keto sa per informate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje