Pavarësia e Kosovës nga Shqipëria

19 Gusht 2016, 11:51Blog TEMA

Nga Ben Blushi

Kosovarët po e shijojnë lirinë e tyre. Ata kanë hyrë në një epokë lirie që prodhon art, sa herë kombinojnë tingujt me gjuhën, trupin me ritmin dhe muskujt me mendimin.

Liria që kanë fituar po i shpërblen. Ata po e shijojnë duke krijuar, duke kënduar dhe duke vrapuar. Kosovarët kanë fituar artin për të kënaqur veten me art.

Dhe për shkak të gjuhës po na kënaqin edhe ne, megjithëse ky nuk është qëllimi i tyre i parë

Kosova ka patur dhe ka dy pengesa për të qenë plotësisht e pavarur: njëra është politike dhe tjetra kulturore.

E para është më e thjeshtë, si një betejë diplomatike dhe juridike. Ka te bëjë me raportin e Kosovës me Serbinë.

Me ndihmën e ndërkombëtarëve, Kosova e ka fituar pavarësinë nga Serbia dhe rruga për t’u kthyer atje është më e pamundur se rruga për të shkuar në Mars. Ajo pjesë e rrugës që mbetet, është më e shkurtër se ajo që ka kaluar.

Rruga e dytë është më e vështirë. Në këtë rrugë, Kosova nuk po fiton, por po triumfon, për kënaqësinë e vet dhe për dobinë tonë.

Kjo është pavarësia kulturore nga Shqipëria.

Për arsye historike, Kosova ka qënë një koloni artistike e Shqipërisë. Arti që bëhej në Shqipëri, konsumohej në Kosovë. Por sot e kundërta po provohet e vërtetë.

Sot Shqipëria duket si një koloni artistike e Kosovës dhe me sa duket ky është vetëm fillimi.

Kosova po na dominon artistikisht dhe ky është një fat që duhet pranuar si i tillë.

Vitet e fundit, varësia nga mediat, televizionet, spektaklet, çmimet, tekstet dhe arenat e Shqipërisë, ka përbërë një joshje të madhe për kosovarët. Ata u dyndën duke performuar dhe duke formuar një modë.

Marrëdhënia e artit të Kosovës me artin e Shqipërisë është si marrëdhënia e lëngut me enën. Ata janë lëngu, ne jemi ena. Dhe me sa duket kështu do të jemi edhe për shumë kohë.

Në çdo kuptim ata na dhanë më shumë se ç’iu dhamë. Ata kanë zërin, ne kemi audion. Ata kanë figurën, ne kemi ekranin. Ata kanë golat, ne kemi fushat.

Ata ndikuan në krijimin e një mënyre të re arti që nuk e kishim njohur. Kosovarët krijuan shije, rrymë dhe stil. Pa frikë sot mund të them se ata na futën artistikisht në shekullin që jetojmë.

Para zbarkimit të tyre arstistik, muzika dhe sporti shqiptar ishte tërësisht ballkanik. Me ndihmën e tyre është shumë më evropian.

 

Sot kosovarishtja është gjuha e muzikës shqiptare. Nuk ka këngëtar shqiptar që të mos këndojë kosovarisht. Je nga Shkodra knon. Je nga Tirana e bon. Je nga Korça, nuk do, por don.

Nëse e bën je. Nëse nuk e bën nuk je. Nëse e bën shijohesh, nëse nuk e bën nuk shikohesh.

Tregu shqiptar i muzikës dhe showbizit është i gjithi kosovar. Prej aty lind ritmi, lirika, vlimi, frymëzimi, hedhja dhe përdredhja.

Kosovarët kanë humor, kanë refren, kanë pasion dhe harmoni. Pa dyshim kanë edhe diçka që nuk e besoja që e kishin: disiplinën.

Arti dhe sporti kërkon përkushtim dhe kosovarët dinë ta bëjnë si yje edhe pse janë të vegjël.

Ne u kemi dhënë stilit të tyre një treg, ata i kanë dhënë artit tonë një shteg.

Ajo që kanë bërë me futbollin tonë, është një marrëzi që lind nga një popull me fantazi.

Edhe pa futbollistët e Kosovës, Shqipëria do kishte futboll. Por pa shkëlqim, pa qëllim dhe pa sedër. Ata na dhanë atë që kishim humbur për disa dekada. Forcën për t’u ndjerë të barabartë me të tjerët. Na çuan në Evropian duke i dhënë kombëtares së Shqipërisë një ritëm që raca jonë nuk e kishte njohur.

Kosovarët janë një popull që di të përdorë muskujt.

Kur shoh sot Majlinda Këlmendin që mori një medalje të artë në Olimpiadën e Rios, kur shoh Rita Orën, Dua Lipën, Bebe Rexhën, Era Istrefin, Krenare Rugovën, Luan Krasniqin, Granit Xhakën, Milot Rashicën, Adnan Januzajn, Etrit Berishën, Lorik Canën apo dhjetëra stililistë, arkitektë, aktorë, kineastë, informaticienë dhe hakera të përsosur kosovarë, kam vetëm një pyetje.

Pse kanë kosovarët kaq shumë talent? Dhe pse nuk ka Shqipëria po kaq talent?

Ka disa vite që nuk kam përgjigjen e duhur për këtë pyetje. Në fakt kam më shumë pyetje. Gjuha është njëlloj. Vuatjet janë të ngjashme. Genet janë të afërta. Atëherë çfarë ndryshon?

Kanë investuar më shumë në art, në sport dhe në muzikë? Nuk e them dot. Kosova shpenzon për artin dhe sportin ndoshta më pak se ç’bën Shqipëria, por çështja nuk është kjo.

Çështja nuk janë paratë. Çështja është besimi.

Disa herë kam mënduar se Kosova është duke përjetuar një fazë lirie të harbuar. Pavarësia i ka dhënë arsye dhe frymëzim popullit për të eksperimentuar.

Gjatë kohës kur jetonin në Jugosllavi, kosovarët nuk kishin kaq shumë talente. Muzika, letërsia, sportet, piktura dhe futbolli i tyre ishte i prapambetur në krahasim me popujt e tjerë jugosllavë.

Nuk kishin fituar asnjë medalje të artë, nuk kishin pothuajse asnjë futbollist të madh, nuk kishin muzikantë, piktorë apo shkrimtarë të shquar. Kuotat më të larta, mendimi i tyre kritik, i arriti duke shkruar esse për poetët dhe artin e Rilindjes Shqiptare.

Por sot gjërat kanë ndryshuar. Ata bëjnë art, ne e kritikojmë. Ata luajnë, ne duartrokasim. Ata këndojnë, ne kërcejmë. Ata prodhojnë, ne blejmë.

Deri dje nuk kishin Rilindjen e tyre, që duket se tani po e shpikin. Pa ndihmën tonë. Rilindja e tyre nuk është jugosllave, nuk është as shqiptare, është thjesht kosovare.

Çfarë ka ndodhur pra në dhjetë vjet?

Sipas meje ka funksionuar raporti me lirinë. Kosovarët po e shijojnë lirinë e tyre. Ata kanë hyrë në një epokë lirie që prodhon art, sa herë kombinojnë tingujt me gjuhën, trupin me ritmin dhe muskujt me mendimin. Liria që kanë fituar po i shpërblen.

Ata po e shijojnë duke krijuar, duke kënduar dhe duke vrapuar. Kosovarët kanë fituar artin për të kënaqur veten me art. Dhe për shkak të gjuhës po na kënaqin edhe ne, megjithëse ky nuk është qëllimi i tyre i parë.

Ata po shkojnë në drejtimin e tyre dhe shija që po krijojnë sot është vetëm fillimi i një rruge në të cilën, me sa duket, do na duhet t’i ndjekim.

Kosova është një kënaqësi që shijohet duke menduar se mund të mos e kesh.

Dhe vërtet. Imagjinoni sikur të mos e kishim.

Do ishim shumë më të varfër dhe shumë më të mërzitur.

Por që ta shijojmë duhet të paguajmë një çmim: duhet t’i lemë të lirë.

19 komente në “Pavarësia e Kosovës nga Shqipëria”

  1. Nina says:

    Po e ekzagjeroni dhe informacioni juaj nuk eshte aspak i sakte! Shkrimi eshte jo i thelluar! Ne vitet e Jugosllavise Kosova ka patur muzike me te mire dhe ka spikatur rocku si zhaner, ndersa sot pjesa me e madhe e muzikes qe vjen nga Kosova eshte perzierje tallavaje, rap vulgar dhe pjesa me e ngritur eshte Rita Ora qe nuk kalon kufijte e popit medioker ne tregun boteror.

    Z. Blushi e kuptoj se kerkoni mbeshtetje pertej kufirit dhe kerkoni t’ja beni qejfin kosovareve por duhet te kujtoni se arti nuk perbehet vetem nga muzika dhe sporti por letersia, kinemaja, artet figurative, etj. Ne nivel te pergjithshem, pa kaluar ne konkurrence te panevojshme, Shqiperia qendron me lart per sa i perket figurave te ndritura ne letersi e kinema.

    1. labi 100% says:

      Dokorte me ty Nina. I Ke thene te gjitha.
      Nuk kemi pse te automasakrohemi per tu ber qefi shqiptareve pertej kufirit ne fund te fundit ne jemi ne Ata jane Ata dhe mbaron aty.

    2. FAKT says:

      Cfare figure te larte ka Shqiperia ne kinema kur nuk ka cuar asnje filem ne Oscar ,ai ka te drejte per ato qe shkruan sepse jep fakte ,ti nuk jep fakte thjesht nuk te vjen mire nga shkrimi.E dyta ngaterron zhanret muzikore tallavaja eshte gje tjeter dhe nuk besoj se je objektive kur thua se e gjithe muzika eshte perzierje tallavaje sepse kete nuk e garanton dot.Nese e marrim te vertete se ne Kosove behet tallava atehere cfare behet ne Shqiperi,cfare lloj muzike.Per te mos folur per disa rryma si hip hopi ,rock ose rock alternativ qe ne Shqiperi nuk duhet ti zeme ne goje jo me per ti pasur pjese te diapasonit muzikor sepse o i bejme keq si ne rastin e hip hopit qe eshte vet dialekti qe nuk na lejon ose ne rastin e muzikes rock qe as duhet ta zeme ne goje sepse jemi 30 vjet me vonese nga Kosova ne raport me kete zhaner . E treta cfare mbeshtetje mund te kerkoje Ben Blushi kur nuk kandidon as per post politik as per gje ne Kosove por thjesht e ka bere kete shkrim per te ulur hunden tone ketej nga Shqiperia qe mesa duket ishim kenaqur deri tani duke i pasur argat per pune ate te Kosoves dhe kishim menduar se arritjet ishin tonat ndersa e verteta nuk qensron ashtu.Per ne fund po te them ,qe ke thene te njejtat gjera qe ka thene Blushi,ne kemi kinema ,letersi ,muzike por nu ke dhene asnje fakt pse i ke me te mira se te Kosoves ,kurse Blushi te ka dhene fakte pse Kosova i ka me te mira se ne.Edhe nje gje ,nder te vetmet gjera qe Kosova eshte me mbrapa se ne eshte gjuha por mesa duket edhe ketu ,jemi ne ata qe po fillojme (si ne rastin e kengetareve) re flasim ne dialektin e tyre kurse ata as po denjojne te flasin ne shqipen tone standarte.

    3. gzimi says:

      Nina une jam nga shqiperia dhe kam studjuar dhe punoj jashte . nga shqiptaret qe njoh ketu ata te shqiperise jane vetem thashethemexhij dembele dhe me nota te dobta dhe te mbyllur ne shoqeri .kurse ata te kosoves jan komplet e kunderta plot vetbesim te hapur dhe te sukseshem ne shoqeri.psh skuadra e futbollit te tyre gjithmone del me e mira ne kompeticione ndermejt universiteteve dhe shteteve.kur bejme festen e pavarsise jana ata qe recitojne dhe u bien veglave muzikore me shum talent etj etj….(ndersa ne te shqipeise mezi dime te marrim nje pogonishte dhe ate pa ritem ? jo qind perqin po pjesa derrmuese) nuk dua te futem shume ne analize te thelle per shkrimin e Blushit por fakti qe kosova fitoi medalje olimpike kaq shpejt fakti qe ne degjojme muzike (sidoqofte) te prodhuar nga kosovaret ,fakti qe ata kan aq shume kengetare te njohura ne bote (jo vetem rita oren) sot per sot tregon qe ky shkrim esht me vend.nganjehere duhet te jesh modest dhe te pranosh qe je me poshte per momentin…mendimi im personal esht se komunizmi i envrit ka demtuar rende gjenet tona nderse kosovaret mbijetuan nepermjet emigrimit ne perendim dhe mirqenjes me te mire te jugoslavise ne pergjithsi.

  2. logjika says:

    S’kishin asnje futbollist te madh Kosova ateher?! Beni po ja fut kot, nuk e di pse, por dhe Sali Berisha mbeshtetjen e kishte te ca kosovare kur beri 14 shtatorin; te pakten keshtu lexova sot nja kater a pese gazeta te huaja ne nje shkrim ketu ne gazete. Nuk kishte Vokrin futbollist te madh apo Nexhmijen kengetare me permasa te medha? Je bere shume cinik ne shpirt. Nuk e di se çfare kerkon. Kosova ka pase art ashtu si dhe Shqiperia, por ti ndoshta ke qene i vogel dhe nuk i mba mend; pyet Kiçon, megjithese dhe ai ka shkalluar ose ka qene i tille. Mos i genjeni keta te rinjte e sotem se gati jane pa ditur gje. Po ben fushate elektorale apo po shkruan si gazetar ti Blushi? Me ato qe ke shkruar te duket sikur ke thene ndonje gje te madhe, por jane fraza bosh, pa bereqet se nuk qendrojne.

  3. Pejoni says:

    Secili ka punt e tija dhe nuk besoj qe duhet ti ngeli hatri dikujt pse ky eshte me i mire ose ai eshte me i mire,,,,thjesht ai qe punon shume mer ate qe meriton….ka artiste Shqiperia shume te mire kjo eshte evidente,,,ka edhe Kosova.,,,shume mire qe kane te dy shtetet…..pa pasur nevoje te kalojme ne ofendime te ndersjella,,,une jam i mendimit qe secili te punoje me ndershmeri dhe rezultatet nuk do mungojne,,,,u bo e modhe kjo puna e futbollisteve po per mendimin tim nuk duhej bere tragjedi kjo pune,,,,ata qe kane inate me nje krahine ose nje teritor te caktuar menjehere vjellin vrer,,,,dmth ju erdhi momenti dhe hajde ti shajme,,,,po sharja nuk duhet te jete kolektive po me emer e mbiemer dhe nqs jam une i keq nuk ka pse shahet krejt Peja,,,shkurt e shqip thene mos shani njeri tjetrin,,,mundohuni te ja respektoni vlerat e secilit,,,,se goja e flliqt nuk ka bo hajer najher,,,,tung

    1. gzimi says:

      vlla shajne vetem xhelozet dhe thashethemaxhinjte qe skan dale naj here nga qyteti i tyre dhe max. i njohin kosovaret vetem pas ndonje 7 ditesh plazhi ne durres. ata qe nuk shohin cfare behet ne kosove apo maqedoni e jo me t’ia kene haberin ça behet neper bote me shqiptaret. ne kemi nja 2-3 tenore qe max i njeh aristokracia e evropes ndersa ju futbolliste kengetare aktore qe po korrin sukses sot per sot. nese ka dikush qe su pelqen komenti blushit le te flase me fakte dhe jo me vrer dhe politike. ky esht shkrim per kulturen ne fund te fundit jo per politike sepse blushit ska ci duhet mbeshtetja e kosovarve …shnet

  4. Plepi says:

    Analize pa lidhje fare. Te gjithe talentet e siperpermendur jane formuar jashte Kosoves dhe shumica kane lindur apo emigruar ne moshe fare te vogel jashte. E vetmja diference eshte qe Kosovaret kane rreth 30 vjet emigracion me shume se ne ate ne Zvicer e Gjermani dhe jo si ne ne Greqi e Itali….

  5. Termal says:

    Nje shkrim shume i dobet ne c’do pikpamje qellimi i te cilit me sa duket eshte hedhja e nxitja e idese ne te dy anet se shqiptaret e Kosoves dhe shqiptaret e Shqiperise jane dy popuj te ndryshem.Ndoshta kunderpergjigje ndaj shkrimit te djeshem te Spartak Ngjeles.

  6. Alfredi says:

    Pervec Bushatit qe si paradoks i madh ,kesaj here u paraqit jo si kozmopolitani i perhershem qe eshte ose mundohet te hiqet,por si nje turbonacionalist kur i tha tradhtar lojtarit dhe permendi himnin pa tekst dhe flamurin me yje,keto ditebpo verej dicka te vecante.Pervec shkrimit te Bushos qe na fliste per Milotin(qofte si lojtar qofte si qutet)keto ditet e fundit kane dale disa shkrime qe na thone te pranojme qe Kosova eshte me lart se ne ,ne shume fusha dhe se duhet te ulim koken te punojme edhe ne per te arritur dicka.Por ajo qe te ben pershtypje eshte arroganca per te mos e pranuar por per ta mbajtur veten me mite si ne kohen e xhaxhit me argumente groteske jo kemi 100 vjet shtet,jo kemi Kadarene ,jo kemi Kinostudion Shqiperia e Re nuk na i merr njeri ne Kinematografi ,jo kemi Avni Mulen,jo kemi emrin Shqiperi ata e kane Kosove, ne na njohin me shume se na thone “Albania”,jo ata bejne tallava kurse ne bejme muzike ” hyjnore “,jo jemi shteti “ame”Stop!!!! Me te tilla argumente dhe me te tilla mite ,as qe kemi per ta arritur Kosoven ,jo me per te pretenduar me shume .Keta qe po flasin nga Shqiperia keto dite as nuk po vetemasakrohen ,as po ja bejne qejfin atyre te Kosoves ,por po thone nje realitet.Nese nje shoqeri nuk pranon realitetin dhe ia ben qejfin vetes me mite atehere nuk perparon.

  7. nik says:

    Perse nuk thoni kryesoren….kosovaret jane popul me i Disiplinuar.

  8. kombi says:

    KA SHHME PRODUCENT KISKVAF NE SH.B ADHE SI MAJMHNA QE JANE KOLJKJNE DHE ME DIALEKTIN E TYRE TE SHPIFUR BEJNE CA TALLAVA ,QE NUK DEGJOHEN NGA ASKUSHI, PERVEC IDIOTEVE SHQIPETAR .

  9. Drini says:

    Eshte e dukshme qe Kosova ne muzike dhe sport eshte para shqiperise por shqiptaret duhet te gezohen per kete.Shqiperia nuk ka Rita Ora, Dua Lipa apo Era Istrefi apo futboliste si Xhaka me kompani.Ben Blushi e shkruan kete fakt kurse ne e kemi vene re me kohe dhe kush nuk e ka vene re ne fakt qe kosova ne art e sport eshte para shqiperise.Sa per emigracion edhe ne shqiptaret po bejme 25 vjet dhe kemi nxjerre figura artistike te medha por jo si Kosova? E verteta eshte e vertet

  10. saliu says:

    Ke harruar kryesoren ne analizen qe ben. Ke harruar se kosovaret kishin pronen private ne na u mohua . Eshte prona private qe i skalit virtytet e mesiperme. I ben me ambicioae, i ben me kerkues, me krijues dhe me atdhetare. Me shkaterrimin e prones private ne Shqiperi u persos dhe njeriu i ri i standartizuar me shije kolektive dhe me ndjenja patriotike false. Analizoni shkaterrimin e prones private qe te dilni ne perundime te drejta. Do ti duhen edhe dy breza shqiptareve qe te marrin perseri karakteristikat qe rrjedhin si pasoje e prones private.

    1. Toni KS says:

      Ke te drejte. Komunizmi pa shperfytyruar racen shqiptare sidomos ne Shqiperi. Kosova ka pasur nje Mini-Rilindje pas vitit 1974 kur u hoqen pak zingjiret e pushtimit serb. Gjithashtu prona private ka egzistuar edhepse e cenuar. Emigracioni ka ndikuar ne ngritjen ekonomike ndersa arsimimi dhe konfrontimi i perditshem per mbrojtjen e identetit kombetar kane skalitur karakterin e popullit shqiptar ne Kosove, po edhe ne trojet tjera ne ish-Jugosllavi. Kjo fryme solli rezistence paqesore, pastaj ate te armatosur dhe ne fund lirine.
      Talentet e Kosoves ju takojne gjithe shqiptareve, sepse te pakte jane ata qe jane lokalista. Te gjithe deklarohen si shqiptare. S’kemi pse i ndajme kur ata jane te bashkuar. Psh. Tenoret, Sajmir Pirgu nga Shqiperia dhe Ram Lahaj nga Kosova na bejne krenar me talentin e tyre dhe na perfaqesoje te gjitheve.

      1. Pelasgian says:

        Shume e drejt ton djali!

        Kam respekt te vecante per ty dhe Suzanen!

  11. suzana says:

    Nuk paska pasur Kosova futbollist, sortist, artist, kengetar…ne kohen e ish-Jugosllavise?!!!!
    Cfare je ka thue ore Blushi? ne kete kohe interneti do te ishte mire te “googloje” pak. Futbollistet shqiptar nga Kosova ne ate kohe, para se te shperthente lufta, kane qene nder me te miret ne Jugosllavi: Fadil Vokrri, Xhevat Prekazi, Ardian Kozniku, Agim Cana, ka qene Shengyli i Lirise se Prizrenit (emri i tij nuk me kujtohet), trajneri i deritashem i Anderlecht-it te Brukselit, Fadil Muriqi dhe shume te tjere, eshte per keqardhje nese mohon talentin e gjithe ketyre sportisteve. Une jam shume e sigurt qe futbollistet nga Kosova qe luajne sot ne ekipe te huaja apo ne Kombetaren e Shqiperise, jane shume me poshte nivelit te atyre qe permenda me lart. Po boksieret tane legjendar: Aziz Salihu, Mehmet Bogujevci, Nazif Gashi..qe pas Mate Parllovit (kroat) ishin me te miret ne Jugosllavi, po klubi i Boksit “Prishtina” sa me kujtohet ka qene disa here Kampione e Jugosllaise. Artistet: Istref Begolli, Faruk Begolli, Bekim Fehmiu, Cun Lajci, Safete Rogova, Melihate Ajeti…kengetaret: Shpresa Berisha, Shpresa Gashi, Nazmije Hoxha, Nexhmije Pagarusha, Vera oruci, Armend Rexhepagici,… grupet: Minatori, Finiket, TNT dhe shume te tjere qe nuk me kujtohen tani.
    Prandaj o Ben Blushi dhe ju ca komentues, gaboni shume kur mendoni se “talentet” nuk i ka nxjerre Kosova, por i ka “formuar” Zvicra apo Gjermania. Hahaha, po ku krahasohet Shaqiri apo cili do tjeter me lojen qe benin dikur keta futbollist qe permenda me lart, apo ku krahasohen rita Ora apo Dua Lipa me kengetaret qe kemi pasur dikur.
    Problemi eshte se nje gazetar shpirtshitur nga Shqiperia, fillon te fyej Rashicen, disa Matosha e Buzhala mendojne se me shkrimet e tyre po marrin “hak” per neve nga Kosova…dhe pastaj fillojne te tjeret me radhe, nuk dijne te ndalen…
    Me falni, harrova edhe nje “talent” tjeter qe kane shqiptaret nga Kosova me mire se ata ne Shqiperi: mafia kosovare eshte shume me zgjuar, me e organizuar, me sofistikuar…se ajo e Shqierise, merreni me mend, para 3 diteve, dy shqiptare nga Shqiperia qe kerkoheshin per vrasje ne Itali, kapen duke shetite qente ne Hollande, sot poashtu kapen shqiptaret nga Shqiperia, poashtu ne Hollande, me nja 1,3 million euro ne shpi dhe me kok…ine, une qe nuk kam aspak pervoje ne keto pune, nuk do bija aq leht….

  12. Lpl. says:

    Kosova ka pasur spirtiste dhe kengetare te afirmuar qe ne Jugosllavi por ishte e veshtire te benin emer atehere ne sport se ishin tjeret me lart edhe ne muzike po ashtu nuk kishte hapesira per nivel prezantimi se kishte shume konkurence edhe sot po te ishte me keta qe ne na duken talent Serbia ndoshta sdo e aktivizonte asnje se nuk jane aq talente sa Serbet .Edhe per muziken Jugosllavia ka qene Evrope qe u praktikonin te gjitha llojet e muzikes dhe radji e televizjoni jepte muzike boterore te kohes ju ka qene mesuar veshi dhe menyra e berjes muzike kane fituar stilin e te kenduarit ata flasin me gjoks si Serbet dhe kendojne me gjoks ne dallim nga ne qe flasim me ze koke dhe kendojme me ze koke e cila nuk eshte e pershtatshme per te gjitha llojet e muzikes Pastaj televizjoni dhe radjoja yne jepte jenge labe iso ose me gerrnete kaba dhr me lahute e çifteli ose kenge Tiranse me muzike mevludi fetar ose Turqe Shkodret , kurse Kosovaret jane rrite me tjeter muzike dhe sot ata e kane bere natyrale se ju pershtatet pa sforcim .

  13. shqip says:

    shkrim pa sens. ata, ne. e para e punes po flitet per nje komb, jo dy te ndryshem. e dyta ka pasaktesi per sa i perket opinioneve qe sjell blushi. e para e punes , pare edhe ne aspektin e lirise e krijimtarise artistike, kosova ka qene shume me e avantazhuar nga ne. megjithate ne kohen e sistemit monist shqiptar e atij liberal monist jugosllav, mendoj qe arti dhe kultura ne pergjithesi ishin me cilesore ne shqiperine politike. po i kujtoj letrarit blushi se e para ballkaniade e pas luftes u fitua nga loro boriçi me shoke. po i kujtoj politikanit blushi se ansambli i kengeve e valleve popullore i rpsh, ka marre disa trofe e medalje nderkombetare. po i kujtoj deputetit blushi se letersia jone e perfaqsuar nga kadareja i madh, ka qene e njohur para renies se murit. po i kujtoj kritikut blushi se eshte fare e vertete qe filmi shqiptar eshte perfaqsuar ne festivale nderkombetare qe ne kohen e diktatures. po e rifreskoj memorijen e qytetarit blushi, se ymer pampuri u kthye me medalje bronxi nga olimpiada. se elisabeta karabolli u shpall kampione europe ne qitje. se futbolistet tane ishin talente te lindura po per shkak te mbylljes nuk arriten te kene keto rezultate. dhe pa dashur te nenvlesoje askend nga keta te sotmit, po te tille si resmja boriçi, dinella, dibra muça, zeri, pernaska, braho,, etj, jane shume po shume me lart sa i perket cilesive sportive. fakti qe te ben te hedhesh dy rreshta me ovacion por pa lidhje, ka shpjegimet e veta. e verteta lakuriq eshte se parlamenti i kolegeve te tu. qeverite e bashkepunetoreve te tu, i bene naften shqiperise. ne çdo fushe, jo vetem ne sport. po ti blush harron plejaden e akademise se arteve. qe ndoshta e bazuar ne shkollen ruse, sot po shkelqen ne arenat boterore. nuk e di nese per ty te dish te perdridhesh pergjithson tere artin. art eshte edhe klasikja. e te madhit çako, mula, xhemali, jaho, madhi, paskali, e nje mori e panumurt qe s’mund ti permend te gjithe, po qe gezojne adhurim e respekt nga shqiptaret. pastaj ç’hyn diskorsi ata , ne. arti dhe sporti kosovar eshte nje vlere e shtuar per ne. ashtu sikunder libri yt apo i rames, i kadarese, etj, jane nje pjese e pa ndashme e kombit qe jeton gabimisht ne njeren ane. ne ate ane qe nuk e kane zgjedhur vete. po ja kane inponuar te djeshmit, e ca me keq te sotmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje