Diku nga pranvera e vitit 1993, kur sapo kisha botuar vëllimin e parë poetik “Tri vjeshta larg”, në gazetën “Rilindja” e Kosovës u botua një shkrim befasues për një poeteshë të re, siç isha asokohe.
Në të vërtetë libri ishte ende në shtyp, por dy kopje pa kopertinë kishin qarkulluar në Kosovē.
Pak vite më vonë, nga “Buzuku” nē Prishtinë dhe me bujarinë e Abdullah Zeneli, do të botohej një vëllim i plotë poetik, me titull “Kenga e Aretuzës”; atëbotë unë ende nuk shkelja dot ne Kosovë, por poezitë e mia ishin më të ‘afta’ se unë tê mbërrinin në Kosovë.
Më pas kjo dashuri e lidhje u bë më e fortë. Atje kam lexues të shumtë, jam vlerësuar me çmime, ndiej një dashuri dhe familljaritet rreth vetes sa herë shkoj, të tillë si askund në botë.
Mirënjohja ndaj saj nuk do të më shterojë kurre.
Ndaj, nëse ndonjë ditë Kosova vendos të më shpallë shkrimtare në profesion (nëse e meritoj), unë e shpall publikisht veten qytetare te saj dhe i bashkohem skuadrës së shkrimtarëve të Republikës së Kosovës.
Kjo sepse në Shqipëri, në gjithë këto vite kam ndier xhelozi, përbaltje, nëpërkëmbje, shkujdesje, shmangie, rrëmbime çmimesh, shpallje si ‘të huaj’, nga e ashtuquajtura elitë kritiko-letrare shqiptare. Madje sa më lart të shkosh në këtë ‘piramidë’ (e vetëshpallur si e tillë), aq më hipokrite është.
Me të e kam bërë divocin me kohë, mirenjohja e vetme u shkon të vetmit aleatëve të mi: medias dhe lexuesit.
Ndaj akte si të Rashicës dhe të tjerëve si ai, të cilët ‘tradhëtojnë’ Shqipërinë për Kosovën, përveçse pjesë e lirisë së tyre, janë edhe domethënie e një proteste publike ndaj hipokrizisë dhe dashakeqësisë që sundon në art, kulturë, sport në Shqipëri.
ke harruar atdheun e te pareve te tu Turkye………………
Flutra ka fluturuar me pras! Dmth e dua atdheun po u soll mire me mua,perndryshe dua dike tjeter!!!! Nusja per inat te vjehrres shkoi me mullixhiun – thone te mocmit! Po kjo nusja i bie te jete kurve ama ?
Per kunder-pergjigje kam nje varg te njohur te Kohes se Rilindjes Kombetare :
Atdhe, te dua sikunder je
por kur te te shoh te lire,
do te te dua dhe me mire!
Atje dukesh pak e mencur ne mes te budallenjve o flutura, prandaj he mbathja tek islamiket.
Qe gjarperi Koqevar po e nxjerr fytyren e vertete urrejtese ndaj memes Shqiperi edhe pse te gjitha sharjet apo faktet e verteta Jane tronditese dhe mjerane, per nje vend te Vogel dhe burime natyrore dhuruar nga Zoti.
Shume po flitet me armiqesi, urrejtje dhe xhelozi midis Koqoves dhe Albanistanit.
Kjo po nxjerr ne shesh Jo vetem injoranven e Koqevarve ndaj Shqiperise por dhe dallimin e ndryshimin midis dy popuj qe nhehere e nje koje, PRA 700 vjet me pare ndoshta ishin nje sepse flisnin te njejten gjuhr shqipen. Po rJo sot.
Koqpvaret Jane shtet dhe popull qe sot nuk Kane asgje te perbashket me Shqiperine. Jane tjetersuat nder shekuj.
O motra, shume mire e ben. Po ose duhet te thuash “Une kam dy atdhe, i pari eshte Kosova”, ose ke vetem nje atdhe. Sepse nese thua I verteti eshte Kosova, atehere i bie qe tjetri eshte i rreme, ose i pavertete, e pra domethene qe nuk eshte fare atdhe.
po ky shkrim cdo te thote? ketu me vjedhin cmimet, atje jo, ketu nuk me duan, atje me duan, ketu …..zi, atje ………bukuri. perfindimi jam kosovare, por kujdes (te dashur kosovare) me pare dua te me jepni status, ndryshe provoj diku tutje…. ne maqedoni.
Merre me mend cdo te thonin gjermanet nese nje shkrimtare gjermane do shkruante keshtu, do inorganizonin ne heshtje nje doktorte mire nese do kishte shkrime qe ja vlenin, ndryshe …..do benn sic bejne edhe shqiptaret, do e linin ne lengun e vet.
E tregove me ne fund se nuk eshte arti apo letersia qe te intereson e frymezon, por paraja. Ti nuk je shkrimtare por punetore me meditje e fjales, nje argate e shtypit. Tek ti ka vetem tangerllek e snobizem e jo dashurine per njerezit, vendin e token e vet qe kane poetet e mirefillte. Meriton bojkotim.
jam nje kosovar i Shqiperise te Ismail Qemajlit e Isa Boletinit po pse more vlla ne duhet te ndahemi në NE dhe JU po ne jemi nje te gjith jemi bere copa neper gjith boten ne vendet tona autoktone kemi mbetur nje grusht popull me shum jasht kufijve te Shqiperis se brenda.
nuk deshiroj qe te behem i menqur e ti shes mend dikujt po ne rast nevoje do ta jepja jeten pa u menduar dy her si per nje shqiptar kosove ppo ashtu edhe per nje shqiptar te shqiperis ju lutem mos te bejm ksi dallime qe perqajn kombin tonë,nje gje dua tju them ne kemi gjakun e njejt gjuhen e njejt kombin e njejt shpirtin e njejt miqt e njejt po edhe armiqt i kemi te njejt prandaj ne jemi nje mos te shajm e genjejm vetveten tonë. me zemer ju dua per mua qdo shqiptar esht vellau im.
Pushtet jane individe qe udhehiqen nga efektet e fintet dhe fasaden e kane kthyer ne sistem, e besojne se i perkasin klubit te elites superiore, e navigojne e marshojne me fraza e ligjerata ku idjotesine e boshesine e mediokritetin nuk jane ne gjendje as ta fshehin si ne rastin e ketij shkrimi skandaloz.