Shqiptarët e Kosovës kombëtaristë, të Shqipërisë kozmopolitë, pa komb e pa shtet

19 Gusht 2016, 14:14Blog TEMA

Nga Shenasi Rama

Ndër shqiptarët ka plasur një debat lidhur me marrëdhëniet ndërshqiptare. Edhe unë dje kisha një shkrim tek faqja e jonë, BLETA SHQIPTARE. Megjithatë sot, ka sërish disa shkrime nga gazetarë të njohur apo politikanë, me editoriale pa emër apo me sulme personale.

Në Kosovë reagimet ishin të matura dhe kjo shihej si një mbireagim dhe i paarsyeshëm, në fakt.

Por në Tiranë, ata që e nisën duke e quajtur largimin e Milot Rashicës si “tradhëti” si Andi Bushati, u pasuan nga të tjerë si Armand Shkullaku që evidentuan carjen e thellë, por edhe këta ua lanë vendin të tjerëve si Ben Andoni që folën për mediokritetin e shoqërisë shqiptare nën sundimin e parisë së Tiranës dhe inferioritetin e saj ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Sot me nje shkrim interesant edhe Flutura Acka merrte anën duke përdorur përvojat e saj dhe duke treguar se në Kosovë kishte më shumë interes e shumë seriozitet për artin e kulturën shqipe se sa në Shqipëri.

Më fund, sot edhe Ben Blushi, me një shkrim liriko-romantik plot batuta te thukta por thellësisht politik edhe pse konceptualisht shumë të cekët, argumenton që arritjet e Kosovës janë për shkak të lirisë dhe përfundimi në të cilin del z. Blushi është se shqiptarët e Shqipërisë duhet ti lenë ata që të bëjnë c’të duan dhe ti shijojnë vetë këto arritje.

Përgjigjet e ardhura nga Baton Haxhiu dhe shumë të tjerë, ndër ta edhe unë, mendoj se kanë qënë të balancuara dhe të matura.

Megjithatë, ia vlen që të vazhdohet ky debat sepse ferra e vogël, domethënë largimi i Milot Rashicës, Herolind Shalës dhe të tjerëve fsheh lepurin e madh, domethënë cështjen kombëtare shqiptare dhe gjendjen në të cilën ndodhet ajo.

Dhe kjo që po ndodh është pasojë direkte e proceseve politike dhe një simptomë e gjendjes së ceshtjes kombëtare shqiptare.

Mirëpo për ta interpretuar si duhet nuk mjaftojnë interpretimet gazetareske, batutat, përjetimet individuale por duhet një konceptim i qartë professional i gjendjes së cështjes kombëtare shqiptare dhe është pikërisht kjo që mungon dhe që nuk gjendet në këto shkrime.

Përgjigja e shkurtër do të ishte që ti drejtoja njerëzit tek dizertacioni im. Por, ka nevojë për një përgjigje më të gjatë dhe pjesë të saj gjenden në shkrimet e mia dhe të kolegëve të mi Grid Rroji e Valbona Karanxha në të cilat tash disa vite këmi argumentuar se qendra e kombit shqiptar ka lëvizur drejt Kosovës.

Dhe kjo ka shumë rëndësi sepse shtet bëjnë edhe banditët si Talebani por shtet-komb si sllovenët apo izraelitët bëjnë vetëm kombet. Me stilin e Ben Blushit duhet thënë shkurt e shqip kështu:

“Shqiptarët e Kosovës janë kombëtaristë e ju jeni kozmopolitë, pa komb e pa shtet, pa njerëzillëk e pa moral. Sa kohë që kishim shtet në Shqipëri e ne në Kosovë ishin të pushtuar, ai shtet ishte shteti amë.

Por edhe të pushtuar në Kosovë ishim shumë kombëtaristë e të qytetëruar dhe e dëshëronim shtetin e kombit shqiptar. Ju e shkatërruat atë shtet dhe e bëtë mandat ndërkombëtar se nuk keni asnjë lloj ndjenjë kombëtare por keni Zot paranë, pasurimin, vesin e kurvërimin.

Ne e dimë se nuk kemi shtet me sovranitet por nuk heqim dorë nga krijimi i shtet-kombit. Dhe ju, pjella të territ e të poshtërsisë keni ba një shtet që I ka shkatërruar shqiptarët me rrënjë.

Kultura e juaj është shterpë, urrejtja e juaj për kombin e shtetin shqiptar është e thellë, cinizmi I juaj e antishqiptarizmi I juaj është I njëjtë me shkijet, rumët dhe anadollakët. por ne do të vazhdojmë në rrugën tonë.

Sepse në Kosovë ka një bërthamë të kombit shqiptar e në Tiranë ka pakica që shtypin shqiptarët. E prandaj qëndra e kombit ka levizur nga Tirana e shumë shpejt edhe ju, ose do të bëheni si ne, ose do të shkoni e t’iu bashkëngjiteni atyre që ju mbajnë në pushtet e të cilëve ju shërbeni.”

27 komente në “Shqiptarët e Kosovës kombëtaristë, të Shqipërisë kozmopolitë, pa komb e pa shtet”

  1. Neutrino says:

    Debat pa kokrra. Kjo tregon shterpësinë e të ashtuquajturës “elitë” intelektuale ne Shqipëri. Do të vijë një kohë, që dëshirat arkaike për një shtet të përbashkët të shqiptarëve, do të jenë jashtë çdo fokusi dhe prioriteti. Shqiptarët do të zhvillohen dhe ecin me rrymën gjeopolitike natyrshëm si të gjithë kombet e tjera te rajonit. Thirrjet marramendëse pseudo-patriotike nga te treja anët ku jetojnë shqiptarët nuk kanë për të zgjidhur asnjë problem akut që po përjeton shumica. Përsa i përket dëshirës dhe ënderravë në diell se qëndra e kombit po lëviz ose ka lëvizur nga Tirana, kjo është shenjë e kompleksit të inferioritetit që atij, ose atyre që i fryejnë këtij fyelli. Ndërsa në aspektin tjetër se “shumë shpejt edhe ju (d.m.th. ju shqiptarët nga Shqipëria), do të bëheni si ne”, kjo ka filluar që në vitet 90-të, kur turlilloj spekulantësh, sharlatanësh, mashtruesish, spiunash të UDB-së, fondamentalistësh dhe grupesh paramilitare te ISIS-it, shpërndarësh droge, bosa prostitucioni, u futën në Shqipëri që ju shqyen portat dhe fut derri, dosa dhe shumë kafshë të tjera.

    1. Pilo Lala says:

      Po u more me Andi Bushatin, cfare shkruan, keshtu do perfundosh.
      Po te kishte halla ko..qe, do i therrisnin daje.
      Shenasiu eshte peme pa kokrra.

      1. Fshatari says:

        Shenaziu ka qene gagac,mezi fliste shqip,ndersa shkrimet i ka letyra.
        O Shenazi nuk Ke ndonje Pune tjeter andej qe ma can k…in ne ketej?

      2. shih shih says:

        O Shenasi,na cave trapin me “inteligjencen” tende te tepruar! Ti dhe gjithe trapat qe llapni keto dite! Na cate trapin!
        Bashkimi do te ndodhe si NEVOJE HISTORIKE,eshte ceshtje kohe dhe e kane vendosur Fuqite e Medha. Ju qe flisni jeni thjesht “intelektuale” TRAPA!!!

    2. Skypion says:

      Jam dakord me Shenasi Ramen.Por,deri diku.
      Shenasi Rama duhet te thote troc qe kundershtaret me te medhenj te bashkimit kombetar,Shqiperi-Kosove( se ketu fle lepuri) jane disa,apo shumesa shqiptare te Shqiperise,pjese e elites mediatike,kulturore dhe politike te saj.
      Jane disa zera shume te njohur te opinionit publik,qe e kane shprehur hapur tashme qendrimin e tyre kunder bashkimit te Shqiperise me Kosoven.
      Shenasi Rama,duhet ta thote hapur,meqe eshte rrahegjoks se thote te verteta, se cila eshte arsyeja kryesore qe keta intelektuale te Shqiperise,gazetare,analiste,publiciste a politikane qofshin ata,jane kunder bashkimit te Shqiperise me Kosoven.
      Pas provokimit te Andi Bushatit,qe akoma nuk eshte marre vesh se pse e beri,pati nje sere shkrimesh.Me te matura ato te shqiptareve te Kosoves.Me te liga keto te shqiptareve te Shqiperise.
      Shqiptaret e Shqiperise qe kane shkruajtur deri me tani ne lidhje me ceshtjen ne fjale – perjashto ndoca “maloke”, ku hyn edhe profesor Shenasiu – kane te njejtin qendrim ne thelb.
      Ate qendrim e formuloi me sakte Ben Blushi sot: t’i leme te lire shqiptaret e Kosoves…!
      T’i leme te lire shqiptaret e Kosoves,eshte eufemizmi me i fundit qe kane shpikur kozmopolitet krahinore te Shqiperise per mosbashkimin kombetar.
      T’i leme te lire shqiptaret e Kosoves = JO bashkimit kombetar.Pike.
      Kete po thone te gjithe kozmopolitet krahinore sot.Ben Blushi ben pjese ne kete grup.Edhe pse,duke qene njeri politik,duke pasur interesa politike,mundohet te perdore nje gjuhe sa me te embel dhe dashamirese,deri ne vjelje do te thosha,per shqiptaret e Kosoves,madje edhe per te Maqedonise(!), Ben Blushi eshte nje nder ata qe argumentin kryesor kunder bashkimit me Kosoven kane ARGUMENTIN KULTUROR.
      E kam thene e perseritur shpesh kete,sepse,ne pamundesi per te perdorur argumente te tjera,te gjithe kozmopolitet krahinore te Shqiperise,jane kapur fort pas argumentit kulturor.
      Diku ne shkrim,Ben Blushi thote se ne shqiptaret e Shqiperise kemi gene te peraferta(!!) me shqiptaret e Kosoves!
      Gene te peraferta…
      Kjo tradheton nenvetedijen e Ben Blushit dhe te gjithe grupit anti-bashkim te kozmopolite provinciale te Shqiperise.
      Per ta Shqiperia eshte “fshati” i tyre.
      Per Ben Blushin dhe shoke, geni i ,bie fjala,dibraneve,kuksianeve,matjaneve,mirditoreve,hasjaneve,tropojaneve,pukjaneve,lezhjaneve e shkodraneve,eshte i njejte me genin e tij … por i perafert me ato te shqiptareve te Kosoves…!!
      O pika!
      Qe domethene se te mesipermit kane gene te peraferta me kusherinjte e tyre ne Kosove a Maqedoni,me njerezit e fisit te tyre,por te njejtin gen me ate te Ben Blushit nga ana tjeter e Shqiperise…!!!
      Nuk do te doja t’i thoja kurre keto fjale,por keta rrufjane ,keta kozmopolite krahinore te detyrojne te thuash keshtu.Bile ca me shume.
      Shihni se me kalimin e kohes,do te dalin edhe te tjere intelektuale nga “fshati” i Blushit,Bushatit,Andonit.Do flase edhe Muc Nanua,nje nder me te egrit kunder bashkimit me Kosoven.Do te shkruaje ARdian Vehbiu,me perfidi,me skuthi dhe me kembengulesi kunder bashkimit kombetar.Do te flasin edhe te tjere,qe mezi c’kane pritur rastin per te shprehur vrerin e tyre anti-bashkim.
      Por,kujdes!
      Mos prisni te flasin troc.Kane gjetur nje menyre te re tashme.Nuk e di kush e ka shpikur i pari.Por ,formulimin me te sakte ia ka bere Ben Blushi sot: T’I LEME KOSOVARET TE LIRE…!!!
      T’i leme Kosovaret te lire – ja kete,ne kete forme keshtu sic eshte,apo ne forma te tjera,do ta degjojme e lexojme me dhjetera e dhjetera here tash e tutje.
      Rrufjanet antibashkim,kozmopolitet krahinore qe nuk e kane dashur e nuk e duan bashkimin me Kosoven,mesa duket kane hequr dore nga shprehja e trocte e mendimin te tyre kunder,sic e kane bere Mustafa Nano dhe Ardian Vehbiu,dhe po perdorin eufemizmin me te cuditshem te gjuhes shqipe: t’i leme kosovaret te lire!
      Nuk dua t’i mvesh Ben Blushit cilesi qe nuk i ka,sidomos ato qe kane te bejne me intelektin.Megjithese mediat ne Shqiperi,e mbushur me miq e shokte te tij,e levdojne papushim ne kete pike.Per mua ai eshte naiv.
      Nuk dua t’ia mvesh,sepse kjo shprehja “T’i leme kosovaret te lire” me kujton nje shprehje te lashte hebreje,nje fjale te urte hebreje …nuk te le te vdesesh,qe nenkupton bash te kunderten…!
      Nuk dua edhe sepse,nuk me pelqen te mendoj se Ben Blushi te jete kaq cinik me shqiptaret e Kosoves.Nuk do te kishte cinizem me te madh ,po te ishte e vertete.
      Shqiptare,kujdes!
      Kujdes!Kujdes!Kujdes!
      Te gjithe ata qe thone, e do te thone neser e tutje,se duhet ” t’i leme te lire shqiptaret e Kosoves” jane kunder,e perseris, jane KUNDER bashkimit kombetar.Kane qene perhere.Jane edhe sot.Neser,perseri do te jene.
      Te gjithe ata qe thone “t’i leme te lire shqiptaret e Kosoves” jane nga “fshati” i blusheve,muceve,vehbinjeve,bushateve,andoneve,etj etj.
      Te gjithe jane nga e njejta nahije.
      Nese gjeni ndonje gazetar,opinionist,analist,publicist,intelektuarl ne pergjithesi e politikan, nga nahija e Shenasi Rames,te thote “t’i leme shqiptaret e Kosoves te lire”, bujrum dhe ma thoni.Por,nuk ka.NUK KA.
      Te gjithe,e perseris,jane nga nahija e blusheve,andoneve,muceve,vehbinjve, bushateve etj etj.
      Eshte pikerisht ky fakt,qe tradheton krahinorizmin e neveritshem antikombetare te ketyre kozmopoliteve krahinore ne Shqiperi.
      Mos degjoni lavderimet me superlativa per shqiptaret e Kosoves dha arritjet e tyre.Jane nje cinizem i pashoq,shume i poshter dhe i ndyre,per te mbuluar qendrimin e tyre kunder bashkimit me ta.

      1. xhino says:

        Keni shum te drejt !Por 1 gje tjeter eshte e vertet ,, e vertet e hidhur se ne shqipot e Shqiperis nuk jemi aspak at’dhetar po te krahasohemi me shqiptaret e Kosoves .Biles un nga eksperienca ime personale di te them se ne shum ambiente shoqerore me shqiptar ngutem te manifestoj ndjenjat e mia qe 1 dit SHqiperia te bashkohet me Kosoven se te marrin per 1 njeri te trash apo injorant ,,etj etj Por rreziku me i madh per mendimin tim vjen nga e ashtuquajtura shtresa intelektuale e te dyjave VENDEVE tona siç jan Bushati , Blushi Andoni , perktej por dhe Matoshi apo Nexhmedin Spahiu nga ana tjeter e gardhit Pra ooo Shqiptar te keqen e kemi per brenda.

      2. oldman says:

        Ditet e fundit ne tregun mediatik shqiptar, Patriotizmi po reklamohet me shumice sikurse nje “mall” qe ka mbetur stok, edhe pse i shumeperdorur gjate kohes zakonisht nga klane dhe persona qe ne analize te fundit nuk kane demonstruar ndonje dashuri te veçante per shqiptaret, per te mos thene se kane bere te kunderten. Nisur nga reagimi i opinionit publik, i cili eshte shume i ndjeshem ne kete pike, duhet te shtrojme nje pyetje te thjeshte: A jemi valle te kanosur nga nje rrezik eminent, nga nje force qe kërkon te zhduke kombin shqiptar nga faqja e dheut? Ndoshta nje ushtri e huaj (si ne kohen e Skenderbeut) po i turret Ballkanit dhe ne na duhet ky alarm qe “fiset shqiptare” kudo qe ndodhen te bashkohen sa me pare per te përballuar rrezikun nga pushtuesi. Gjykuar edhe nga tonet e kasneceve te alarmit, duket sikur jemi para nje asgjësimi si popull edhe si komb. Realiteti dhe faktet tregojne te kunderten. Faktori shqiptar eshte rritur dhe fuqizuar keto 20 vitet e fundit, fale kjo ndihmes dhe mbështetjes se pakursyer te faktorit nderkombetar perëndimor. Pikerisht ky faktor, qe beri te mundur përmbysjen e diktatures ne Shqiperi, krijimin e shtetit te pavarur te Kosoves dhe respektimin me te plote te te drejtave te pakicave shqiptare kudo qe ndodhen, po na qendron prane duke na mbështetur e këshilluar cdo dite per te konsoliduar dhe përsosur fitoret e arritura ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, etj. Nuk kemi degjuar deri me sot nga partneret tane nderkombetare, te cilet po punojne me shume se ne shqiptaret per te na integruar ne familjen e tyre te madhe, qe te na nxisin per nacionalizmat dhe patriotizmat ballkanike. Perkundrazi, kontributi i tyre përqendrohet ne konsolidimin demokratik dhe ligjor te shteteve perkatese, duke na theksuar qe parullat nacionaliste dhe “patriotike” jane te dëmshme per ne dhe te papranueshme nga ana e tyre. Te gjitha zgjidhjet perfshihen ne integrimin europian. Nese ne si popull duam vertet te integrohemi ne Europen e partnereve tane strategjike, perse i kudervihemi atyre per reformen ne drejtesi, luften kuder korrupsionit, vendosjen e shtetit ligjor? Ketu qendron dhe paradoksi shqiptar i cili na ka lene gjithnjë te vonuar ne histori. Ndersa per klanet e politikes qe sot komandojne gjithshka, mua nuk me duket si paradoks, por si nje qellim ne vetvete per te ruajtur pushtetin e tyre ne dem te interesave te popullit. Sepse ata, nga frika e ndeshkimit duan te spostojne vemendjen nga krimet e tyre tek imazhet fiktive te patriotizmit.

      3. Baton Kita says:

        Skypion, të përshëndes.

        Si u fut pyka e djallit ndër shqiptarët?
        Shqipëria Etnike, Natyrore, shtronte themelet përmes KOMBËTARES së NATYRSHME – SHQIPËRI.
        Bota politike e ndiqte me shqetësim këtë rrjedhë.
        PYKA erdhi nga UEFA, FIFA me kërkesën e kallinjve bosh.
        Një nga Prishtina, me orekse futbollokrate, na tha se NE do bëjmë futboll më të mirë. NE, NE, NE!
        Unë jam nga Gostivari dhe BLUSHAT i trajtoj armiq të shqiptarizmit, qofshin nga cilido cep shiptar.

  2. Para Laci says:

    Shenasi Rama, natyrisht shqiptaret e kosoves duhet te ndihen me kombetariste se te shqipwrise sepse ju keni vetem 8 vjet qe keni shtetin tuaj.
    Per sa i perket kultures shterpe qe kemi ne dhe antishqiptarizmit, fol vetem per kete 25 vjecar te fundit sepse ne i rezistuam turkut, diktatures se PPSH-se dhe diktatures se PD-se me mire sesa ju.

    Para se te flasesh per atdhe-dashuri dhe sovranitet, ju do beni mire te hiqni oren me flamurin turk nga klasat e shkollave tuaja dhe ti zevendesoni prap me fotografine e skenderbeut. Sovranitetin e kombit shqiptar te kosoves e tregoi Erdogani kur tha se Kosova eshte Turqi.

    1. suzana says:

      Po ky Shenasi-u eshte nga Shqiperia, me sa di une…
      S,ka Patriotizem as andej as kendej, s,kemi njerez qe dijne te bejne shtet as andej as ketej, s,kemi klase inteligjence as andej as ketej…kur e lexoj kete shkrim te Shenasit, Ben Andonit, Bushatit, Buzhales, Mutoshit, jam e sigurte se jane me mija lexues te thjeshte (komentues) qe do ta shkruanin me mire, me me stil.
      Eshte mire qe ju nga Shqiperia ta kuptoni nje gje njeher e pergjithmone: neve nga Kosova e duam Shqiperine (95%), 5% nuk e duan, keta jane familjare te ish-spineve te UDB-es, jugo-nostalgjik, serbo-nostalgjik, turko-man…dhe kesi lloj llumi.
      Tash te futbolli: pasi qe Kosova ka fituar te drejten nga UEFA te luaj, duhet ta beje sa me mire, pasi qe gjithecka, cofte edhe futbolli, sporti, muzika…i ndihmojne shume per njohje te reja dhe e largojne edhe me shume Serbine nga Kosova, kuptojeni njeher ore ju shqiptar ku eshte problemi.

      1. Mira says:

        Suzana pershendetje! Jam shume dakort me komentin tend, nga te dyja anet s’kemi njerez qe dine te bejne shtet. Kisha vetem nje pyetje, a mendon se ne Kosove po bie dita-dites ajo dashuria e per Shqiperine dhe po ndizet me shume percarje? Te njejten gje shoh dhe ne Maqedonai, ku shqiptaret e Maqedonise po i jepen cdo dite e me shume fese dhe marredhenieve me Turqine se me Shqiperine. Sepse te jesh e bindur qe ne Shqiperi te pakten per brezat e rinj po rriten me shume vemendja dhe dashuria ndaj shqiptareve te Kosoves. Qe njohja e Kosoves ne UEFA ndihmon per njohjen kete e di i madh e vogel, keto artikujt qe dalin tani jane thjeshte te besh shosh ne ere. ?

  3. tfgs1 says:

    Shenasi RAMA,doli fytyra e vertete e turkoshakeve nga Kosova.
    Ajo qe mbetet te bejne keta pertej kufirit eshte te publikojne lista dhe organizatat qe furnizojne ISIS me trecereksha kosovare…………

    1. u dhim tu qesh says:

      Shenasiu eshte nga Tirana o bythcpuar Tgfs Pisoglendi ?

  4. hajdari nga brrari says:

    kush jan kombtarista kosovaret?!
    shaka! shaka e marr prej topalli ne tru!
    kosovaret neper bot te spiunojn dhe te shesin ke cdo shtet I huj ,mjafton te marrin”nje flet lavdrimi” nga shteti I huaj ku jetojn. ne gjermani te spiunojn ke gjermani,ne itali ke italjani ne angli ke anglezi e kshtu me rradh.
    edhe nen serbi njeri tjetrin ke serbi spiunojshin ata.
    dhe, ke amerika,ata spiunojn edhe jezu krishtin vet,po t ken mundsi. me t poshter sesa juda I lasht.
    tash qe jan lidh me myslimont te spiunojn edhe ke Turku a ke talibani.
    po ata t shqipnis?
    ata jan bythqima rastesor. ata per lek qihen n brek!
    spiunojn?
    pa problem,dhe gjithanej.
    komb me bythqi dhe rrac me shkerdhy sesa shqiptar kosovart nuk paska pas.
    po camet? ata jan pararoj e tradhtis. comt dhe kosovart jan e keqja e te keqes qe quhet shqiptarni.

  5. aqif tahipi says:

    Ja ke fut pordhes kot plako ,megjithese eshte pordhe ne arome “amerikonce”. Te themi te verteten sic eshte ,ne te dyja anet e kufirit politikanet ,anal istet , opinionistet ,profesoret nje turi kane ( si derrat ) .Patjeter qe pellitjet e perditshme ne gazeta dhe televizione te cdo polito gazetaro analisti ,nuk po sqarojne asgje ne lidhje me demarkacionin dhe zajednicen.Shqiptaet duhen informuar nese keto levizje jane ne leverdi ose jo te kombit ,nese jane te domosdoshme ose jo . Debatet per topin e futbollit thjesht tentojne te terheqin vemendjen e opinionit nga ceshtje te rendesishme dhe jane shashka pa asnje vlere ,vec mundesise se cdo gazekari ose shkrimtari te nxjerre ne drite “diturite ” e tij.

  6. Sokoli says:

    O komentuesa leshi, sa per nje sqarim injorantesh ky autori I shkrimit ketu nuk ka folur per kombin apo popullin si mund ta quajme ne random, po per elitat politike ne te dy krahet. Pavaresisht se si shkrim ka nje analize siperfaqsore dhe jo te sakte pa baza apo argumenta te forte, perseri duket se ceshtjen e shtjellon nga ana politike kur krahason dy elitat qeverisese te shteteve. ne shqiperi ku pas 100 vjet shtet ne duhet te kishim vene mend dhe te krijonim nje shtet si Izraeli apo Sllovenia a Kroacia, ne fakt ne krijuam nje republike bananesh ku I pari I kotecit nga deshira per te qene ne pushtet te perhershem e ka degjeneruar ne kete far pike ku dhe ambasadoret e huaj bejn hyqem me shume se kryetari I shtetit. ( jo se kam gje kunder ambasadoreve po do me vinte mire sikur qeveri dhe parlamenti yne te tregohej aq dinjitoz e te tregonte qofte dhe nje here te vetme qe si parim kryesor ka mirqenien dhe sigurine e ketij populli/Kombi dhe jo interesat meskine partiake) – sa per kuriozitet shikoni se si priten dhe diskutojne neper bote personalitetet e ketyre shteteve qe permenda me siper. sa per pjesen e kosoves eshte e natyrshme qe te kete nje shprehje me te forte te kombetarizmit dhe njehsimit me shqiptarizmin sidomos tani kur akoma vazhdon ceshtja e pavaresise nga dhuna serbe. por e mira do ishte qe jo vetem autori por te gjithe gazetaret apo analistet qe shkruajne per kete ceshtje te angazhohen dhe te marrin njehere mendime te thella edhe nga akademiket, historianet sepse nuk jemi ne te paret qe vijme ne nje faze te tille ne evrope por ka shembuj te shumte ku si me I miri per mua duket ai midis austrise dhe gjermanive. nese do mendonim per te ardhmen tone athere si duhet ajo te jete , si raporti Gjermani / Austri apo ai gjermano perendimor/lindor. dhe pse ndodhi qe dy gjermanite u bashkuan prape pas 50 vitesh ndarje por jo Austria. kete analize do desheroja te degjoja dhe te shikoja a kemi ne midis Shqiperise dhe Kosoevs kaq shume ndryshime si Austria me Gjermanine apo jemi si ato lindore dhe perendimore. Ketu do dukej me shume se ku qendron kombi yne ne kete epoke.

  7. WEB says:

    Nuk ngeli gazetar ,pseudo-gazetar,filozof alla shqiptarce brenda dhe jashte kufirit pa lyer gishtin me mut ne gjithe kete palo -skene te peshtire.Largimi i milot rashices drejt kosoves nuk eshte asgje tjeter pervecse pjese e nje skenari qe dihej .Ka kohe qe komentues te ndryshem ketu ne tema shprehin shqetesimin, mbi largimin drejt kosoves se lojtareve te saj njehere qe kosova kalonte pengesat fifa dhe uefa ,dhe ja ku ndodhi !Nuk eshte asnje surprize sepse dihej ,por ajo qe doli ne pah nuk jane” tradhetite” e kosovareve ndaj shqiperise ,por doli ajo qe kam menduar gjithmone !!!!diferencat socio-kulturore ,fetare ,konceptive ,organizative,,vizionet per te ardhmen ,dhe te sotmen midis dy kombeve qe nuk jane ne harmoni me njera tjetren dhe qe me nder nuk puqen kurrkund !!!!Kjo eshte e verteta e hidhur,qe na ndan ne mes nje oqean .Ose kosova te behet shqiperi ,apo shqiperia te behet kosove ,ky eshte mentaliteti i vilajeteve brenda dhe jashte kufirit ,keshtu qe blushat ,bushatat ,buzhalat ,matoshet ,etj ,,ti fryjne gerrnetes nga mengjesi deri ne darke per vellazeri midis dy kombeve ,kur vetem burren gjithe diten se une jam me i mire se ty .dhe ti je me i keq se mua

  8. kafe e hidhur says:

    shenasi ke faktor historik e shvillimesh sociale qe e shvendosin aksin e kombetarise drejte kosoves.ata kane qene nen zgjedh dhe se fundmi po provojne lirine.detyrimishte e kane me te shvilluar ndjenjen patriotike sesa shqiptaret e shqiperise qe jane larg ketyre ndjenjave dhe merren vetem me hallet e perditshme.po duke par edhe eliten politike kosovare qe megjithse ka vetem tete vjete liri dhe formim shteti oreksi per ta zhbere e shfytezuar e rrjepur ate popull nuk me duket me i paket se i hienave te tiranes.dna jone siduket na con gjithmon ne te njejtat rezultate.ky komb nuk ka nxjerr asnje burre qe te mendoje per begatine e njerzve te vete.keto diskutimet patriotike me duken pa vlere .jane tyme ne ere.diskutime te bukura per tu bere po hallet jane te tjera.ik e pyesni njerezit e thjeshte ne kosove si ndihen nga paria e tyre..

  9. tomsojeri says:

    Suzana ,nderime e respekt ! I them kto fjal sepse kam pasur rastin tju njoh, sepse disa vite kam hyr e dal dhe edhe sot vazhdoj te ruaj miqesin !
    Shum pikellohem kur shoh kte egzaltim si pun e Blushi dhe ky tjetri qe shkruan me lart ! Pikellohem sepse me apo pa dashje kto qe shoh cojn diku uj ne nje mulli qe kur nuk i ka sherbyer Kombit (qe un e shof nji Shqiperi -Kosov) Mu dha rasti qe fill pas clirimit te shkoj ne Kosov e te ndjej dashurin ,patriotizmin dhe ngrohtesin e madhe te ktij populli per ne shqiptaret “vellezer”te nje nane ! Po e ve ne thojza fjalen vellezer sepse po ve re se pas kaq kohe nuk po “” paskemi te njejtin bab “! Pse vall ? Perse kjo fars percarje per te ber diferencen ????? Un ju njoha Suzan sepse koha ishte mjaft e gjat me hyrje daljet ne Kosov dhe kjo me dha mundesin te shof dhe ane tjeter te medaljes por kjo nuk don te thot te harosh,te nenvleftesosh e te distancohesh duke i permendur njeri tjetrit te mirat apo te metat e tij ! Ne jemi nje trup nje komb e kjo qe po shof aspak spo me pelqen ! As ne familje mes motrash e vllezrish nuk cmohet njeri e nencmohet tjetri sepse vec keq te mir nuk ju ban vllaznis !Si esht e mundur qe pas nje suksesi e pas nje buje qe beri neper bot ky flamur i panjohur te behet viral dhe shenjen e shqiponjes ta shohim ne personazhe te njohur ! Ka shum vend per te folur per kte tem aq delikate dhe nuk po dua te zgjatem ! Uroj qe te kthjellohemi e te mos biem viktima te nje historie te hidhur qe per fat te keq na ka ndjekur nder shekuj sepse ajo cka na bashkon esht shum shum ma e madhe se cka na ndan !

    1. suzana says:

      Pajtohem plotesisht me ty, tom-sojeri, eshte qesharake injoranca e ketyre “analistave”. Para disa ditesh, njefar Enver Robelli (nga Kosova) tha te gjitha te mirat per Kosoven duke e kritikuar Shqiperine, pas shkrimit te sotem te Ben Blushit dhe ca te tjereve, i “thyhet” zemra nga lavdatat e komplimentet e shokeve te tij nga Shqiperia dhe del me nje shkrim qe lavderon Shqiperine.
      Tomsojer, mos u pikello aspak per kete grindje ” analistash” Shqiperi-Kosove, jane si fluskat e sapunit, nuk e dij se kush jane analistat e Shqiperise
      (Bushati, Blushi, Andono, Lubonja…), por keta analistat e Kosoves, populli ne Kosove i njeh dhe njeh sojin e tyre. Dje kur grindja e analistave
      Kosove-Shqiperi ishte ne kulm, ne mbremje degjova nje radio nga Shqiperia qe thoshte se vetem dje (e enjte), kishin kaluar kufirin ne Morine 25.000 shqiptar nga Kosova per pushime ne Shqiperi. Kjo eshte pergjegja me e mire qe ju jipet ketyre percaresve e antishqiptareve.
      te pershendes nga Ulqini shqiptar,

  10. like says:

    Me pelqen ky artikull. Pike se pari sepse i ve pikat mbi i. Nuk e ka fajin individi- futbollisti ne kte rast- qe ben nje zgjedhje individuale. Jane institucionet ato drejtojne strategjite e kombit, dhe jo individet e rastit.

    Gjate ketyre 25 vjeteve vetem Sali Berisha ka kerkuar kredit politik me çeshtjen e Kosoves. Por vetem me fjale ama se me vepra ka bere krejt te kunderten. Qe mbas luftes ne kosove asnje institución Nuk eshte krijuar per bashkimin qofte edhe simbolik me kosoven. 10 vjet mbas lufte Kosovarvet dhe Nuk njihen si shqiptare akoma. ature ju duhej dhene bi-nacionaliteti dhe pashaporta kohe me pare.

    vetem qe te mendosh qe greku u jep nacionalitetin dhe pension shqiptarve qe as Nuk dine te nderrojne emrin per grek…

  11. hajdari nga brrari says:

    nuk esht vetem elita shqiptare nga dy anet e kufurit qe esht bythqime,por jan bythqima njerzit qe I zgjedhin kta elita ,jan ata qe zgjedhin dhe zihen e shkerdhehen me njeri tjetrin kur ka votime e mitingje…
    sepse nje grup njerzish bythqima domosdo kryebythqimin do nxjerrin lider te tyre.
    dhe konflikti shqipni kosov ,shqiptar Kosovar nuk esht konflikt midis te mires dhe te liges,por esht konkurrenc bythqimash. pra kemi nje rivalitet se kush bythqim do thyej hajdarin me t madh dhe cili bythqi do thyej me shum hajdara.
    dhe ne kete gare kan ven arbiter amerikan,i cili ka “bilbilin” si gryk topi.
    por c osht me e forta ky arbiter e don kte lloj sporti se po knoq “bilbilin”
    fry e fry .. e fry bilbil!
    fry e cfry….

    1. suzana says:

      Shpresojme se pas ketij komenti SPEKTAKOLAR te Hajdarit….ceshtja e Rashices dhe grindjeve te analistave do te marre fund me mirekuptim dhe pajtim te plote.

    2. shih shih says:

      Ouuuuuuu,je me vonese. Kete konkurence ka kohe qe e ka fitu Tgfs Pisoglendi i mbiquajturi BYTH-ARGETUESI ? ? ?

  12. Greece & Turkey are shit says:

    Une kam nje pyetje per artikull shkruesin: perse ju duhet nje kombetare futbolli e Kosoves qe do te thote se kujt i duhet dhe perse nje shtet i Kosoves?…aq me teper qe thua qe qendra e Shqiptarizmes na qenka zhvendosur ne Kosove si pjese e vogel e Shqiperise?

  13. tomsojeri says:

    FLM Suzan ! Per mua qe e njof ate vend fushash te mbuluar me jeshillikun e bukur qe pastron e kthjellon mendje , jan ngushellim cka flet ! Analistet ,per fat te keq , sherbejn interesa e dalin nga ato shina qe quhet patriotizem, sepse jan me pran majes se infektuar te piramides se bazes se madhe te saj ! Cudia esht se shqiptaret jan te lidhur kur kan armikun e huaj mbi shpin,e kur nuk e kan ,bahen ma te kqij mes vedit ! Shum ka hequr ky popull se dhuna e padrejtesia, qe provon nga korupsioni e tradhtia, esht ma e keqe se e vet armikut e ska ma keq kur me dashje apo dhe pa dashje (te cilen nuk e besoj) behesh pjes me te ! Piramides baza nuk i prishet, sado e kalbun te jet maja …..
    Respekt……

  14. Nasho says:

    me se fundi nje analize prej nje shqiptari qe mendon per kombin. per fat te keq ka pak prej ketij lloji. sa keq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje