Krujë, babë e bir qëllojnë me automatik shtëpinë e “hasmit”, arrestohet njëri

19 Gusht 2016, 09:32Kronika TEMA

Babë e bir në Krujë kanë qëlluar me automatik derën e shtëpisë së një 53-vjeçari dhe janë larguar me shpejtësi.

Por policia i ka identifikuar dhe i ka vënë prangat babait, Sabah Brama dhe ka shpallur në kërkim të birin.

Nga kontrolli që u ushtrua në shtëpinë e Bramës u gjetën 2 kg bimë narkotike, kanabis.Tashmë ai akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe trafik bimësh narkotikësh.

47-vjeçari rezulton me precedentë penalë të mëparshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje