"Zezonët vrastare të Ristanit dhe garda pretoriane e Berishës"

22 Gusht 2016, 09:08Politika TEMA

PD ka deklaruar dje se do mbrojë votën në Dibër me një strukturë të përbërë sipas saj nga “ish punonjës policie” dhe nga “korpusi Azem Hajdari”.

Ky i fundit u shfaq për herë të parë kur u sulmua dhe u dogj një imitim bunkeri në oborrin e Ministrisë së Bredshme gjatë protestave të dhjetorit 2015.

Aty u panë disa djem të rinj, veshur me xhupa të znj, me disa emblema që dukeshin se paraqitnin Shqipërinë Etnike, duke thirrur , së bashku me Ristanin, “Shqipëria jemi ne”.

Analisti Bedri Islami shkruan:

“Zezonët e Ristanit, sekretarit të përgjithshëm të PD-së më kujtuan dy fenomene të shfaqura në dy anët e kufirit shqiptar. Fillimisht më kujtuan Komitetin e Veriut, që krijoi Azem Hajdari e të tjerë pranë tij, në marsin e vitit 1997, si kundërvënie e Veriut ndaj Jugut.

Ishte asaj kohe struktura më e rrezikshme që mund të shfaqej si një zezonë vrastare dhe që pasojat do i kishte edhe sot në të gjithë jetën e vendit.

Korpusi “Azem Hajdari”, një strukturë gjysëm e uniformuar tani për tani, nesër mund të jetë një strukturë e uniformuar, dhe mund të vazhdojë në një formë të re të jetë garda pretoriane e Berishës.

Pastaj më kujtoi një shfaqje të tillë edhe në Kosovë, kur , në varrimin e një ushtaraku të lartë, këshilltar i Rugovës, ish oficer i lartë i Shërbimit sekret Jugosllav të ushtrisë, KOS, u shfaqën njerëz, si këto të “korpusit”, në veshje të zezë dhe të armatosur. Ishte një ngrehinë paralele e forcave të sigurisë që kishte asaj kohe emërin, “Sigurimi i Atdheut”, një strukturë e LDK-së, e përbërë në më të shumtën nga udbashë dhe njerëz që kishin agjituar e vepruar kundër luftës çlirimtare”.

Islami mendon se mund të jemi para një strukturë që fare mirë mund të bëhet kërcënuese.

Të jetë rastësi? Unë e përjashtoj këtë – thotë Islami.

11 komente në ““Zezonët vrastare të Ristanit dhe garda pretoriane e Berishës””

  1. dak ulqini says:

    Stil Fashist. keshtu filluan karrieren dhe Kemishat e Zeza te Musolinit ashtu si ato gri te Hitlerit. Papjekuria dhe dhuna psikologjike e fizike e Berishes e kompani i ka rrenjet qe nga viti 1991, ku me militante histerike dominonte zgjedhjet dhe ushtronte dhune mbi eksponente te opozites se asaj kohe. Berisha vetem per deklaratat e tij duhet te denohet mbi 100 vit, qe nga ajo kur u vra Azem Hajdari qe doli me flamur duke thene Nano e vrau etj, pra ku eshte pare ndonjehere te akuzosh nje person pa patur fakte? Normal destabilizimi dhe marja e pushtetit ishin qellimet e tije. Nje njeri i tille qe mezi pret fatkeqsine e tjetrit per ta perdorur si vegel ne favor te tij tregon se ky gjakpires do te sakrifikonte dhe femijen e tij per pushtet. Ja pra cfar ju servir PD gjak e dhune me thoni ju o te djathte nje here qe PD ka bere dicka ne favor te popullit, vetem nje, apo dhe gjysme gjeje,?????

    1. Beni says:

      Kujt i plasi trapi.ti bejne ne ngjyre m..I, se i shkojne me shume dhe pasqyrojne ate qe prezantojne. Halen.

    2. Banda_LSI+pd+PS=RILINDJE says:

      Banda e Hajdareve po ja merr Bandes se Shullazeve dhe Banda LSI dihet qe vuan me Kancer.

  2. Ermir says:

    Malokeria gjithmone ka treguar pabesi dhe kurre ska punuar pet te miren e Shqiperise, Saliu don te imitoje Hitlerin qe per te marre pushtetin krijoje kemishat gri qe vritnin e shkaterronin gjithshka….Kjo eshte fytyra e vertete e PD qe per pushtet nuk ndalet para asgjeje dhe per kete ka dhene prova boll te kujtoni vitet qe kjo parti ka qene ne krye te vendit….

  3. I riu. says:

    Kështu filloi dhe ISIS!!!

    1. shqip says:

      garda revolucionare e republikes islamike te iranit. kjo eshte nje nga ngjashmerite. grupimi AL NUSRA, i hajdarit. nje tjeter sigel e pershtatshme. milicia para militare e arkanit. talebane te veshur me te zeza per mbrojtjen e liderit sali mullah beri-sha-hrija. ketu mund te veme emra sa te duash. te gjithe jane te pershtatshem per keta perverse kamikaze. problemi eshte, shteti, shteti çfare ben. apo do e fillojne me vetingun, se keta s’kane rrezik. nga nje njeri me alucinacione si i semuri vicidolit, çdo gje mund te ndodhe. ai vete ka deklaruar ne parlament publikisht;” une te rrezoj me 5000 njerez kur te dua”. nuk besoj se ka qene shaka. proven e qarte e ka dhene ne 98en kur mori institucionin kryesor te nje shteti. madje edhe duke e djegur. dhe si pasoje e aktit “heroik”, shqiptaret e albanistanit e ricikluan duke e risjelle perseri ne pusht-tet. po nese kjo ndodh edhe nje here, po nese injoranca triumfon edhe nje here, me mire nje cunami qe ta fshije nga harta boterore nje vend qe promovon veç te ligen.

  4. LORA says:

    Kur shqup-i flet e shkumezon per mbrojtje te votes me dhunen e hajgareve ne opozite,ai deshmon publikisht vete ,pa ia kerkuar,masakrimin qe u ka bere votes se njerzve kur mbante pushtetin.
    Sa per korpusin e hajgareve ne raport me ushtrimin ekzigjent te lignit keta shndrohen fet-e-fet ne korpusin e qurrasheve.
    TUNG.

  5. gjeramadhi says:

    PD jashte ligjit per 100 vjet kur te behet reforma

  6. Gaspri says:

    Imagjinoni ku ka rene pazari. Nje ish parti e shpresave te medha, sot krijon struktura militare per te cuar vendin drejt gjakderdhjes, nje nga objektivat akoma te parealizuara plotesisht nga kjo parti.
    Sa iperket asaj se cfar jane keta qe shihen ne shkallet e ShQUP-it, keta jane nje grup kokpalaresh, qe u vjen era qelbesire po te rrijsh afer tyre, jane ca pabuksa qe i ven kushdo ne rresht per 1.000 lek te reja.
    Eshte pozitive qe ShQUP-i tashme del hapur si nje organizate militare.

  7. Skenderbeu says:

    Shteti duhet te marr masa duke ritur forcat e nderhyrjes se shpejte .Per cdo grup zezonesh duhet te krijohet nga shteti dy grupe forcash te ndehyrjes se shpejte qe te godasin me force keta naziste ss te rinj me emrat kuq ezi apo vullnetaret e Azem Hakarit.Mendjes se cmendur i vjen hakut forca ligjore e shtetit.

  8. timo says:

    Gjyshja ime thoshte gjithmon: Iku vapa me gushtin, për të thënë se nuk ka më vlerë ajo që ti kërkon të fillosh sot. Ajo gjë ka marë fund. Pra Sali plaku, Iku vapa me gushtin. Ti ke marë fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje